Andoni: Kurti sikur krejt liderët e majtë evropianë, krijoi kultin e individit – është figurë e pazëvendësueshme në VV

Figura e Albin Kurtit është e pazëvendësueshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu mendon analisti Ben Andoni, i cili i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se Albin Kurti arriti që të krijonte kultin e individit siç kanë bërë pothuajse të gjitha partitë e majta në Evropë.

Megjithatë, Andoni mendon se Kurti është një prej politikanëve me idetë më të qarta në Kosovë, Maqedoni, e madje edhe Shqipëri.

“Personalisht e njoh Albinin që në momentet e para kur është liruar nga burgu në Beograd. Është personazh i cili është më i qartë politikisht dhe ideologjikisht për gjërat që kumton, askush nga elementët politikë shqiptarë qoftë në Kosovë, Maqedoni, e përjashtojmë Malin e Zi sepse formimi politik le shumë për të dëshiruar, por kam përshtypjen edhe në Shqipëri që ka pjekuri më të madhe politike nuk i afrohet në mënyrën sesi ai artikulon idetë e veta. Problemi i madh i Albin Kurtit është që të gjithë këtë posturë të madhe duhet ta shtrinte në mënyrë më demokratike. Por mesa duket edhe tek Albin Kurti kanë zënë rrënjë ato elementët e parë të cilat kanë qenë edhe në grupimet e majta, të partive në Evropë. Partitë e majta kanë një lloj inercie të kultit, sado që e kanë përjashtuar komplet, vazhdimisht e anatemojnë kultin. Partitë e majta janë të destinuar që të krijojnë kulte. Kemi rastin tonë të Shqipërisë, ku individët kryesore që kanë qenë të partitë e majta qoftë Nano, qoftë Rama synojnë kultin e individit që janë gati të pazëvendësueshëm. Këtë arriti të bënte edhe zoti Kurti”, tha ai.

Ndërkaq, për Visar Ymerin, Andoni tha se ky i fundit, në krye të VV nuk arriti dot që të zëvendësonte figurën e Albin Kurtit.

“Nuk mund të ketë kandidaturë me potente se Albin Kurti në VV. Madje një nga gabimet më të mëdha të VV ishte ai dualiteti që u krijua. Visar Ymeri asnjëherë nuk e zëvendësoi dot figurën e Albin Kurtit. VV nuk duhet ta bënte këtë lloj rokade që la shumë për të dëshiruar. Sado që Visari ishte përballë elementit politik dhe ai prezantohej si kryetari, të gjithë VV e identifikonin me Albin Kurtin”, ka theksuar ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Andoni: Kurti sikur krejt liderët e majtë evropianë, krijoi kultin e individit – është figurë e pazëvendësueshme në VV
Andoni: Kurti sikur krejt liderët e majtë evropianë, krijoi kultin e individit – është figurë e pazëvendësueshme në VV
https://2.bp.blogspot.com/-o1ZNEpIhHBE/WlRt4QEp2bI/AAAAAAAAOf8/7VFXc8dc-V4uomxXtICEIz9lynyJcq5DwCLcBGAs/s640/auto_ben_andoni1515276039.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-o1ZNEpIhHBE/WlRt4QEp2bI/AAAAAAAAOf8/7VFXc8dc-V4uomxXtICEIz9lynyJcq5DwCLcBGAs/s72-c/auto_ben_andoni1515276039.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/andoni-kurti-sikur-krejt-lideret-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/andoni-kurti-sikur-krejt-lideret-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy