Arbëreshi Angelo Masci në 1808: Ju rrëfej kombin shqiptar, nga Shkodra deri në Artë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta e Perandorisë franceze, “Journal de l’Empire”, ka botuar, të dielën e 24 korrikut 1808, në faqen n°2, veprën e arbëreshit Angelo Masci (Ëngjëll Mashit) me titull “Essai sur l’origine, les mœurs, et l’état actuel de la nation albanaise – Discorso sull’origine, costumi, e stato attuale della nazione Albanese. ”

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell disa rrëfime të autorit për shqiptarët:

Shtrirja e kombit shqiptar nga Shkodra deri në Artë

“Një popull, aq i famshëm por që është pak i njohur, një komb, i cili, për shekuj me radhë nuk ka ndryshuar zakonet e tij, të cilat, i gjejmë në mesin e njerëzve të qytetëruar, ende ruan zakonet barbare (e lashta) dhe meriton me siguri vëmendje. Asgjë e saktë nuk është shkruar deri tani për këtë komb, dhe ajo që është thënë në të shkuarën është si një re e dendur dhe e errët që fsheh më shumë se kurrë të vërtetën. E kam fjalën për kombin shqiptar.

Shkodra e vitit 1848. Peisazh nga Edward Lear

Ai shtrihet në një territor të gjerë, në të cilin është indigjen (autokton), duke filluar nga Shkodra e deri në Artë, por gjithashtu ka një numër të madh kolonish të shpërndara në More, Siçili dhe Itali.”

Maqedonasit, Epirotët dhe Ilirët

“Ushtarët e Aleksandrit, Pirros dhe Skënderbeut ishin të të njëjtit popull.”

Pasioni i shqiptarëve

“Shqiptari është natyrë e gëzuar. I pëlqejnë gostitë e mëdha dhe argëtimet; kërkon sidomos të kërcejë. Ai e ka zakon të ecë me shpatë në dorë, duke kënduar vargje që i kujtojnë veprimet e guximshme të njerëzve të mëdhenj të kombit. Është bujar, por neglizhon të vë pasuri: nuk nguron të japë diçka kur dikush i kërkon ndihmë ; por i ndodh të jetojë gjithashtu si lypës.”

Pamje nga fortesa e Krujës. Peisazh nga Edward Lear, 1848

“Shqiptarët janë të gjithë ushtarë; vetëm mosha apo sëmundja mund t’i përjashtojë nga kjo detyrë. Secili prej tyre, pa shpresë shpërblimi, pa marrë ndonjë kompensim, njofton se merr pjesë në luftime me kurajo, guxim dhe hare: dashuria për lavdi dhe frika nga poshtërimi i çojnë ata në sulmet më të rrezikshme. Jeta është një barrë e dhimbshme për atë që, në përleshje, është detyruar të largohet apo që në momentin e luftimit është fshehur. Përkundrazi, baballarët e bijve, që kanë vdekur për atdheun, nderohen tej mase.”

Organizimi në betejë

“Meqë shqiptarët nuk kanë mbret, ata zgjedhin në rast lufte, një nga krerët më të guximshëm për t’i udhëhequr. Pushteti i përkohshëm nuk u mjafton atyre që t’i bëjë të respektuar : për të pasur me vete shokët e tyre, ata duhet të jenë aktivë, bujarë, dhe mbi të gjitha, në krye të përleshjeve. Në betejë, trupat e tyre nuk janë të renditura dhe nuk mbajnë kurrë një pozicion të caktuar.”

Gratë shqiptare

“Gratë gjithashtu marrin pjesë në luftë: shpesh, ato janë në krye të batalioneve, për të shërbyer si bastion kundër armikut. Na bën kurioz respekti fetar që barbarët kanë për gjininë femërore. Shpesh dhe ende shohim gra që u shkojnë në ndihmë të afërmëve të tyre duke u dërguar ushqim, municione, etj. Shpesh, nga lotët, lutjet, madje edhe nga qortimet e tyre, i shohim ato të zgjojnë zjarrin e luftëtarëve dhe kështu vendosin fatin e betejave.”

Kolonitë shqiptare në mbretërinë e Napolit

“Ndonjëherë, shqiptarët vinin me trupa të tëra, duke pasur në krye një shef; më shpesh, ata hidheshin brigjeve tona në numër të vogël dhe pa udhërrëfyes. Të parët u shfaqën në vitin 1461, në kohën kur Skënderbeu u bë nga mbreti Ferdinand pronar i tokave të Shën Pjetrit në Galatinë. Një koloni e dytë shqiptare erdhi në vitin 1467, në kohën kur Skënderbeu vdiq; të tjerët nën papatin e Palit të II-të, i cili mbretëroi nga viti 1464 deri në vitin 1471; të tjerët më në fund rreth vitit 1478, koha kur zotëria i madh (sulltani) u bë sundimtar absolut i Epirit, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Këtyre emigrimeve, bashkëngjituni edhe ato që ndodhën gjatë mbretërimit të Charles të V-të. Urrejtja e shqiptarëve ndaj fuqisë osmane dhe nderimi i tyre për sovranët e Napolit, kryesisht ish-zotërinjve të tyre, i bëri ata, në 1532, që t’i japin qytetin e Koronit këtij perandori. Pak kohë më vonë, banorët e tij u pushtuan nga turqit; ata vendosën të iknin. Charles i V-të i mikpriti në tokat e mbretërisë së Napolit dhe i shpërbleu në mënyre masive për besnikërinë e tyre. Koloni të tjera erdhën nën sundimin e Filipit të II-të… Shqiptarët, aktualisht ekzistues në këtë mbretëri, jetojnë në 59 fshatra, të cilët së bashku, përbëjnë një popullsi prej 63.920 individësh.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania/ZgjohuShqiptar.info


KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Arbëreshi Angelo Masci në 1808: Ju rrëfej kombin shqiptar, nga Shkodra deri në Artë
Arbëreshi Angelo Masci në 1808: Ju rrëfej kombin shqiptar, nga Shkodra deri në Artë
Arbëreshi Angelo Masci në gazetën perandorake franceze (1808): Ju rrëfej kombin shqiptar, nga Shkodra deri në Artë
https://2.bp.blogspot.com/-xsYvwGxUoiw/WlYquyi7vFI/AAAAAAAAOpg/86csBIrYvFMwxecArdcUfkc5PKnVg5OKgCLcBGAs/s640/Pamje-e-malit-t%25C3%25AB-Tomorrit-nga-Krraba-681x436-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-xsYvwGxUoiw/WlYquyi7vFI/AAAAAAAAOpg/86csBIrYvFMwxecArdcUfkc5PKnVg5OKgCLcBGAs/s72-c/Pamje-e-malit-t%25C3%25AB-Tomorrit-nga-Krraba-681x436-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/arbereshi-angelo-masci-ne-1808-ju.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/arbereshi-angelo-masci-ne-1808-ju.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy