Aristidh Kola, si e deshifroi gjuhën e zotave me arvanishten

Gjuha e perëndive” e Aristidh Kolës – vizion mendimtari apo hipotezë shkencore.

Në mesin e librave, që trashëgojmë prej Aristidh Kolës, pa më të voglën mëdyshje, “Gjuha e Perëndive”, ka një vend të veçantë: -Sepse rimerr tezën e rilindësve dhe të një mori figurash të përbotshme mbi origjinën pellazge të shqiptarëve, si dhe të mundësive të gjuhës shqipe për të shpjeguar kuptimin e miteve, që kanë emërtuar Zotat; -Sepse fatin e arbëreshëve e merr si të pandarë nga fati i Greqisë.

-Sepse hipotezën për të lidhur origjinën e shqiptarëve me pellazgët e ndërthur, me gjasë me botën pellazgjike, shoqëruar me parashtrime mitologjike, historike, arkeologjike dhe sidomos gjuhësore.

Bota pellazgjike, me gjasë pluhuri kozmik, një pasqyrë e paraqytetërimit greko-romak, që vazhdueshëm përndizet në mite, gojëdhëna dhe fjalë, pra duket dhe zhduket, ka zgjuar interes herë pas here. qysh nga shekulli XIX. Pjesë e këtij vështrimi që dikur ka zgjuar interes, e pastaj është fashitur, është lënë mbas dore, është edhe libri “Gjuha e Perëndive” i Aristidh Kolës.

Mëdyshja e autorit, sesi do të pritej libri, na vjen qysh në hyrje, kur shprehet: … me bindjen se ishte fjala për dokumente historike të pakundërshtueshme të shkencëtarëve të katedrave e riprodhojnë me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikërisht ashtu siç mbjellin në mendjen e fëmijëve tanë mësuesit se mitologjia hebraike është e frymëzuar nga perëndia dhe është e pakundërshtueshme, kurse mitologjia greke është diçka si në përrallat arabe.

Në një kohë kur duhet theksuar se gjithë përmbajtja dhe substanca e botës së Greqisë së vjetër fshihet në mitologjinë greke (2003: 12), duke paralajmëruar kështu se ku fle enigma. Pikërisht, kjo rrethanë amorfe, gati-gati e një qëndrimi pasiv ndaj librit, e sidomos ndaj problemit pellazg, që herë pas here, ndizet dhe fiket, bëri që librin, me të gjitha parashtrimet e veta, ta vendosim në një situate të debatueshme. Pra, libri “Gjuha e Perëndive”, në këtë qasje dhe ligjëratë, do të vështrohet në dy rrafshe:

Së pari: Si një vizion mendimtari mbi botën e lashtësisë, qytetërimin greko-romak, që buron prej mitologjisë, e cila mundësoi artin e lashtësisë, në letërsi, pikturë dhe skulpturë, ndërkaq që vetë mitologjia është vatra për të kundruar qytetërimet më të hershme, pra edhe botën pellazgjike, të cilën autori duket se e njeh deri në detaje.

Së dyti: Trajtimin e një problemi, që prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e studimeve, mbase më tepër të një hipoteze të përqasjes dhe kthjellimit të mugullimave të kohës, me gjasë edhe të yllësisë pellazgjike, që megjithatë jo rrallë, vërtitet me përndritjet e një meteori.

Duke cekur gjenezën e zotave

Libri “Gjuha e zotave”, fillimisht botohet në greqisht në Athinë, në vitin 1989, ndërsa në vitin 2003, plotësohet ëndrra e autorit, duke u botuar në gjuhën shqipe, me titullin “Gjuha e Perëndive”. Titulli në gjuhën shqipe, të shpie tek formulimi i Dhimitër Kamardës, kur shprehej: Gjuha Arvanitase është gjuha e Perëndive, që duket se shërben si shtysë parake për autorin për të kërkuar pikërisht në këto shtigje.

Libri “Gjuha e Perëndive”, është konceptuar në 17 krerë të gjatë, ku merret në shqyrtim bota qysh në zanafillë dhe tentohet që të bëhet lidhja me perënditë e botës antike, duke kërkuar rrënjët e tyre në arvanishten/shqipen. Pjesë integrale e këtij libri, pa mëdyshje janë edhe hyrja, epilogu, bibliografia, ku janë përfshirë 103 zëra, që përbëjnë një literaturë të përfillshme.

Atëherë, duket se vizioni i mendimtarit, lidhet ngushtësisht me praninë e botës mitologjike, që ngjiz dhe zbukuron letërsinë antike. Mirëpo shumëçka sot e gjithë ditën mbetet enigmë dhe e pashpjeguar. Libri “Gjuha e Perëndive”, për problematikën e gjerë dhe kahjet kërkimore, në verifikimin e misterit pellazgjik, e kapërcen vizionin e mendimtarit dhe, përfshihet në qasjen e shpjegimit të misterit të botës pellazgjike, dhe diçka më tepër, përfshihet në shtjellat e një hipoteze të parashtruar para dhe pas Aristidh Kolës.

Megjithatë, nuk duhet harruar rregulli se fillesat e kërkimit shkencor nisin me shtjellime hipotetike. Prandaj hipoteza, mbi gjasën e përcaktimit të emrave të perëndive me anë të arvanishtes/shqipes, në shqyrtimet e Aristidh Kolës, ecën mbi parashtrime historike, arkeologjike, mitologjike dhe sidomos gjuhësore.

Thelbi i qasjes, pikëmbështet në shtjellimin e prejardhjes së fjalëve, e kërkimit dhe shënimit të rrënjëve të lashta, përmes etimologjisë, që në disa herë nuk qëndron, e në jo pak raste bart një thelb konceptual të autorit, që i kushtoi kësaj çështje vite kërkimore.

Duke i vështruar më në brendësi trajtesat e librit “Gjuha e Perëndive”, të sjella gjithnjë me anë të qasjes etimologjike, kontributi kërkimor, gjendet i qarkëzuar nga prania e dy parimeve: A – Rruga e zgjedhur që përmes shpjegimit të origjinës së emrave të perëndive të lashtësisë, bazuar në fjalët e arvanishtes/shqipes, shoqëruar me përqasje me gjuhët tjera, të lashta dhe moderne, është e njohur edhe më parë dhe diku ka dhënë rezultat.

B – Përfundimet ku arrin autori, të natyrës kërkimore dhe shkencore, varësisht dritëhijeve në shpjegimin e pluhurit kozmik pellazg, për ta rikthyer problemin pellazg në tryezën e debatit si hipotezë, nuk vijnë plotësisht të formësuar, në të gjitha rastet dhe trajtesat, sepse vetë problemi pellazg vijon të trajtohet si një hipotezë dhe vijon të mos ketë hapësirën e mjaftueshme, sidomos në institucionet e shpallura si shkencore.

Prandaj në këtë sipërmarrje tepër të ndërlikuar, në kuptimin e shpjegimit të botës së Zotave me anë të arvanishtes, pra të gjuhës shqipe, vihen re dy prirje:

– Përpjekje për të mbërritur tek gjeneza e fjalës, përmes krahasimit të secilit nga emërtimet e perëndive, që e gjen shpjegimin në gjuhën arvanitase, pasi është sjellë fjala në disa nga gjuhët e tjera.

Në morinë fjalëve, si më të argumentuarat duken këto raste: – fjala Kaosi: hap-zgjeroj; – Di, që kanë kuptimin e dritës e ndriçimit, që vjen në këto forma: Ditë-pjesë e kohës që ka dritë, Dihet-gdhihet, domethënë bëhet ditë (di), udi-u gdhi, Dieg-djeg, diget-digjet, pra ndriçon, Di-njoh, mësoj, domethënë ndriçoj mendjen time; midea-mendime, arvanite: med(ment)-mendja, truri, mendimi, krahaso Mentor, këshilltar i ditur i Odhiseut; tamël-amëlt, mialt-mjaltë; Afërdita-ofra-të Homerit, afron dita-vjen dita, afërdita-është afër dita dhe Afrondita-po vjen dita, d.m.th drita etj.

– Nga ana tjetër, në këtë shqyrtim etimologjik, kemi edhe raste, që nuk të bindin deri në fund, në krahasimet me gjuhët e tjera, e sidomos në këmbënguljen për t’i lidhur vetëm me arvanishten/shqipen, si në fjalët: nëna, e krahasuar me disa nga gjuhët e hershme dhe të tanishme; Apollon-latinisht Apollo, me një rrënjë të qëndrueshme Ap-, që do të thotë prapa, përsëri, gjene etj.

Hipoteza e shtruar, për të cekuar gjenezën e Zotave, duke u mbështetur mbi fjalorin e arvanishtes/shqipes, që theksohet nga autori edhe në Epilog: Siç treguam, panteoni i Olimpit u ndërtua këtu, në këtë vend të Ballkanit dhe rrënjët e tij i ka thellë në shekuj dhe mijëvjeçarë, pavarësisht se me zhvillimin e regjimeve mori pamjen konkrete dhe të realizuar që na ruajti Homeri dhe Isiodi (2003: 313).

Afërmendësh, në hapësirat e këtij teksti, nuk është se merr përsipër që të jap përgjigjen përfundimtare, rreth gjenezës së Zotave dhe të gjuhës së tyre, por jep kontributin e vetë, në disa aspekte gjuhësore dhe historike, për ta marrë në shqyrtim, hipotezën e botës pallazgjike.

Shumica e albanologëve, për shumë kohë, rrënjët e arbënorëve/shqiptarëve, në shumicën e trajtimeve të tyre, i kanë lidhur me ilirët. Krahas kësaj teze, shpesh herë të argumentuar, me dëshmi arkivash dhe shenja të mirëqena arkeologjike dhe historike, mbi origjinën ilire të shqiptarëve, duke nisur nga shekulli i XIX, e në vazhdim, në studimet historike, gjuhësore dhe arkeologjike, është hedhur edhe hipoteza e origjinës pellazge të arbënorëve/shqiptarëve, që kundrohet si e tillë nga figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, nga J. De Rada, S. Frashëri, P. Vasa, Z. Jubani, etj.

Madje, nga studimet e albanologjisë së huaj, por edhe asaj shqiptare, E. Çabej, S Anamali, V. Cimochovski, S. Konda, Dh. Pilika, P. Zheji, Xh. Katapano, R. d’ Angely, “Enigma”, V. Dorsa, E. Gatti, J. Milaj, Zh. K. Faverial, Mathiu Aref, George F. Ëilliams, H. Inalçik, A. Ducellier, A. Benac, P. Cabanes etj. , gjatë shekullit të njëzet është hedhur edhe hipoteza e pranisë së një paraqytetërimi, pra atij pellazg, që ndërkaq ka gjasa që të ketë mundësuar vetë ekzistencën e qytetërimit grek dhe romak, pra europian, gjithnjë sipas përfundimeve të këtyre të fundit.

Shënim: Kjo kumtesë u mbajt në konferencën shkencore për 70-vjetorin e lindjes së Aristidh Kolës. Kumtesa interesante janë lexuar edhe nga prof. Nasho Jorgaqi, Irakli Koçollari, Kolec Traboini, Dorian Koçi, etj)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Aristidh Kola, si e deshifroi gjuhën e zotave me arvanishten
Aristidh Kola, si e deshifroi gjuhën e zotave me arvanishten
Aristidh Kola, si e deshifroi gjuhën e zotave me arvanishten
https://3.bp.blogspot.com/-7x0XiihkROs/Wk0_HNOza9I/AAAAAAAAN6c/ox-JKXkChow15Wj8qdYRGAvrEouV5uKGQCLcBGAs/s400/1286881121-aristidh_kola.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-7x0XiihkROs/Wk0_HNOza9I/AAAAAAAAN6c/ox-JKXkChow15Wj8qdYRGAvrEouV5uKGQCLcBGAs/s72-c/1286881121-aristidh_kola.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/aristidh-kola-si-e-deshifroi-gjuhen-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/aristidh-kola-si-e-deshifroi-gjuhen-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy