Bashkurti thumbon Ivanovin: Koha jote ka mbaruar, tani një shqiptar President në Maqedoni…

Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti, duke komentuar veprimet e Presidentit të Maqedonisë, Ivanov, i cili refuzoi të dekretonte ligjin mbi përdorimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror në Maqedoni, ka thënë se autoriteti që lypet të kujdeset për zbatimin rigiroz të Marrëveshjes së Ohrit e shkel atë me dy këmbë.

Sipas tij, ligji për gjuhët buron nga Marrëveshja Kuadër e Ohrit e vitit 2001.

“Mbas një procesi të gjatë u poqën kushtet politike, ndëretnike, shoqërore, arsimore dhe kulturore që ligji të miratohej me një bazë të gjërë mbështetje parlamentare. Miratimi i ligjit nga Parlamenti i Maqedonisë është një arritje e madhe për marrëdhëniet demokratike e ndëretnike në Maqedoni. Ky ligj është vlerë demokratike për shtetin dhe për mbarë shoqërinë në Maqedoni. Ai forcon themelet e unitetit politik, marrëdhëniet ndëretnike dhe kohezionin social brenda Maqedonisë. Miratimi i ligjit për gjuhen shqipe është fitore pa të humbur. Nga kultura, gjuha, edukimi nuk humbet askush, por përfitojnë të gjithë. Ligji reflekton tipikisht vlerat multikulturore të demokracisë Evropiane në mjediset Ballkanike. Kosova dhe Maqedonia bëhen kështu shtetet e para multilinguistike në Ballkanin Perëndimore. Vetëm një njeri është kundër këtij ligji: Presidenti i Maqedonisë Ivanov. Përfaqësuesi i garantimit kushtetues i unitetit politik deklarohet kundër ligjit. Autoriteti qe lypet te kujdeset për zbatimin rigiroz të Marrëveshjes Kuadër të Ohrit e shkel atë me dy këmbë. Institucioni që nevojitet të përkujdeset për marrëdhëniet ndëretnike prodhon albanofobi me qëndrimet e tij. Posti që do duhej të nxiste Europianizimin e vendit kthehet në doktrinat retrograde të së kaluarës. Ivanovi është remineshence e pandryshueshme. Është kadaver e së kaluarës së erret. Është bartës i urrejtjes, frikës dhe armiqësisë ndëretnike në Ballkan. Koha e tij ka mbaruar për të mos u kthyer me kurrë”, ka shkruar ai në facebook.

Sipas tij, ligji i gjuhës shqipe tanimë është miratuar dhe ai do hyjë në fuqi brenda pak javësh, pavarësisht pacavrave që zënë myk ndër tempujt e së kaluarës.

“Natyrisht kërkohet kujdes dhe vigjilence e lartë. Ivanov nuk është i vetëm. Ai ka mbështetje brenda Maqedonisë deri në stepat e Azisë. Them kujdes e vigjilence sepse në Ballkan është lehtë të provokohen kriza dhe është shumë vështirë të prodhohet paqe”, ka shkruar ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7962,Camëri,108,Editorial,1709,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2374,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1778,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,496,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Bashkurti thumbon Ivanovin: Koha jote ka mbaruar, tani një shqiptar President në Maqedoni…
Bashkurti thumbon Ivanovin: Koha jote ka mbaruar, tani një shqiptar President në Maqedoni…
Bashkurti thumbon Ivanovin: Koha jote ka mbaruar, tani një shqiptar President në Maqedoni…
https://4.bp.blogspot.com/-Sx8J5tIxfRg/Wm8vUNM5F_I/AAAAAAAAQqY/QnsEuCA3lVwzdLMu6rMuA-3VlMGukY7ZQCLcBGAs/s640/auto_unnamed_21516873532-640x377.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Sx8J5tIxfRg/Wm8vUNM5F_I/AAAAAAAAQqY/QnsEuCA3lVwzdLMu6rMuA-3VlMGukY7ZQCLcBGAs/s72-c/auto_unnamed_21516873532-640x377.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/bashkurti-thumbon-ivanovin-koha-jote-ka.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/bashkurti-thumbon-ivanovin-koha-jote-ka.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy