BE 110 milion euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri

Bashkimi Europian po vendos në fokus jetën e qytetarëve në Shqipëri. Sektori i ujit e kanalizimeve do të jetë prioritar për BE në vitin 2018.

Nga Ani Ruçi

Në peizazhin e Shqipërisë, në banesa dhe qendra biznesi, në qytete dhe fshatra shfaqen ende depozita metalike apo plastike uji. Uji i pastër vazhdon të vijë me orar, në një pjesë të mire të territorit 2 apo 3 herë në ditë. Kur ai vjen depozitat mbushen, njerëzit dhe bizneset plotësojnë nevojat e tyre të përditshme dhe presin orarin e radhës për të vazhduar jetën. Një situatë kjo që bie ndesh me nivelin e kushteve të jetesës së një vendi që synon të përafrohet sa më shpejt dhe sa më shumë me BE si Shqipëria.

2018- BE 24 milionë Euro për furnizimin me ujë dhe kanalizimet

Ndryshimi i situatës është pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të qeverisë së Tiranës. Realizimi i saj mbështetet fuqimisht nga BE dhe vendet e tij anëtare. Burime zyrtare nga delegacioni i BE pohojnë për Dë se viti 2018 do të jetë një vit ku sektori i ujit dhe kanalizimeve do të jetë prioritar për BE duke vijuar vëmendjen ndaj furnizimit me ujë të pijshëm, sektorit te kanalizimeve dhe trajtimit te ujrave të zeza në rajonet bregdetare, ku në 10 vitet e fundit ka kontribuar me 110 milion Euro.Në sajë të kësaj mbështetjeje dhe në bashkëpunim me Kfë gjermane dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në qytetet Fier, Gjirokastër, Lezhë, Sarandë, Berat-Kuçovë, Lushnjë dhe Kamzë është rinovuar infrastruktura e ujit dhe këto qytete janë në gjendje të sigurojnë ujë të pijshëm 24 orë.

BE po planifikon një program të ri investimi në sektorin e ujit dhe kanalizimeve me një kontribut prej 24 milion Eurosh në partneritet përsëri me qeverinë gjermane dhe atë zvicerane. Duke vlerësuar kapacitetet operative dhe aftësitë profesionale, si përbërës thelbësorë për një shërbim efikas dhe të qëndrueshëm të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët , BE do të vërë në dispozicion të tyre gjatë 2018-ës një grant tjetër prej 4 milionë Eurosh për menaxhimin e integruar të ujit dhe ujërave të zeza, në partneritet me qeverinë gjermane dhe zvicerane.

Gjermania- lojtar kyҫ me objektiva europiane dhe globale

Gjermania mbetet vendi anëtar i BE me kontributin më të madh në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve në Shqipëri. Deri tani në këta sektorë janë miratuar projekte me financim gjerman që arrijnë në 130 milionë Euro. Për furnizimin me ujë 24 orë janë në zbatim e sipër projektet në Korçë, Kavajë, Krujë, Kuçovë, Lushnjë dhe Pogradec. Orientimi i mbështetjes së Gjermanisë për përmirësimin e jetës së njerëzve në Shqipëri është në harmoni me objektivat e zhvillimit të qeverisë së Tiranës por edhe me prioritetet e politikave të qeverisë së Berlinit: arritjen e objektivave të Axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, zbatimin e Traktatit të Parisit mbi Klimën Botërore dhe reduktimin e shkaqeve të migrimit.

Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 për Shqipërinë, Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Synimi është një furnizim i qëndrueshëm dhe higjenikisht i pastër me ujë të pijshëm, menaxhim ekologjik dhe higjenikisht të sigurtë të ujrave të ndotura dhe mbetjeve. Fjala është për ulje të rreziqeve ndaj shëndetit, ndotjes së klimës dhe mjedisit si dhe përdorimit sa më të mirë të burimeve hidrike të Shqipërisë. Për të arritur këtë Gjermania po rehabiliton ose ndërton nga e para sistemet e furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve dhe po eliminon apo menaxhon më mirë mbetjet. Gjermania po përdor në Shqipëri teknologji miqësore ndaj mjedisit dhe po përfshin shtresat shoqërore të margjinalizuara që veprojnë në sektorin e ujit në mënyrë informale. Gjermania po kontribon fuqishëm që në peisazhin e gjithë qytetevedhe fshtarave të Shqipërisë depozitat e ujit t’i mbeten të shkuarës.

Investimet në sektorin jetik të ujit krahas rritjes ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës pritet te kontribojnë për t’u dhënë një perspektivë jete në Shqipëri qytetarëve të saj, sidomos rinisë si dhe për të frenuar migrimin./dw/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: BE 110 milion euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri
BE 110 milion euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri
BE 110 milion euro për ujë dhe kanalizime në Shqipëri
https://4.bp.blogspot.com/-WKyLVsekPOo/Wl4VuTwjkrI/AAAAAAAAPKM/fuqJEoccGL8Q44rY-l08-v7r_20qdd3XgCLcBGAs/s640/banor-euml-t-e-bregut-t-euml-diellit-protestojn-euml-p-euml-r-munges-euml-uji_hd-780x439.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-WKyLVsekPOo/Wl4VuTwjkrI/AAAAAAAAPKM/fuqJEoccGL8Q44rY-l08-v7r_20qdd3XgCLcBGAs/s72-c/banor-euml-t-e-bregut-t-euml-diellit-protestojn-euml-p-euml-r-munges-euml-uji_hd-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/be-110-milion-euro-per-uje-dhe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/be-110-milion-euro-per-uje-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy