Blihet RAFINERIA E FIERIT/ Ajo e Ballshit akoma në gjendje bashkë me 300 milionë euro borxh

Një grup operatorësh në tregun e karburanteve kanë blerë rafinerinë më të vogël të ARMO-s, atë të Fierit, e vetmja që mund të dalë me fitim për shkak se prodhon bitum, një material shumë i kërkuar në ndërtim.

Por kjo shitje nuk ndryshon asgjë te borxhet që ARMO i ka shtetit.

Në kulmin e krizës që ka shkaktuar mbyllja e ARMO-s, një nga dy rafineritë e saj, ajo e Fierit është shitur në ankand përmbarimor për llogari të një banke private.

Sipas dokumenteve të ankandit, rafineria është blerë për 5 milionë dollarë nga kompania AL Global, ku bëjnë pjesë disa nga grupet më të mëdha të tregtimit të karburantit në vend si Kastrati apo Europetrol.

Rafineria e Fierit është më e vogla nga dy rafineritë e ARMO-s. Rafineria e Fierit nuk prodhon karburant, por vetëm bitum, një material shumë i kërkuar në sektorin e ndërtimit.

Blerësit e rinj thanë se brenda muajit tjetër Rafineria e Fierit do të vihet në punë me kapacitet të plotë, me fuqi maksimale punëtore për të prodhuar bitum, kryesisht për eksport.

Ndonëse është një pjesë e vogël e ARMO-s, rafineria e Fierit ishte lënë peng nga Rezart Taçi te një bankë private për 20 milionë euro.

Prej 2 vjetësh banka e sekuestroi, në përpjekje për ta shitur.

Në fillim të vitit 2016 rafineria u nxorr disa herë në shitje për llogari të bankës, por nuk pati asnjë ofertë, edhe pse çmimi u ul nga 20 milionë euro në në 5 milionë euro.

Pas dy dështimeve, banka pranoi që rafinerinë t’ia japë me qera kompanisë TPD Drilling, e lidhur me biznesmenin Besnik Sula, e cila e shfrytëzoi atë për disa muaj.

Por në tetor të 2016-ës, i njëjti grup përmes kompanisë IRTC arriti të marrë në shfrytëzim rafinerinë e madhe të ARMO-s, atë të Ballshit, në një marrëveshje të bekuar edhe nga qeveria.

Mirëpo në këtë moment rafineria e vogël e bitumit në Fier u mbyll.

Në llogaritë mes ARMO-s dhe shtetit shqiptar, shitja e rafinerisë së Fierit nuk ndryshon asgjë sepse ajo ishte pronë e bankës.

Borxhet qindra milionë euro, që ARMO ka krijuar në shtet, që nga privatizimi i saj, i përkasin rafinerisë së Ballshit dhe i mbeten po kësaj rafinerie si edhe kompanive që e kanë shfrytëzuar, duke filluar nga Rezart Taçi, më pas azerët e së fundmi Besnik Sulaj.

Në 10 vitet e fundit, këto borxhe duke përfshirë edhe gjobat llogariten në rreth 300 milionë euro.

Para që po të ishin mbledhur, do të ishin përkthyer në investime publike për të mirën e përgjithshme./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Blihet RAFINERIA E FIERIT/ Ajo e Ballshit akoma në gjendje bashkë me 300 milionë euro borxh
Blihet RAFINERIA E FIERIT/ Ajo e Ballshit akoma në gjendje bashkë me 300 milionë euro borxh
Blihet RAFINERIA E FIERIT/ Ajo e Ballshit akoma në gjendje bashkë me 300 milionë euro borxh
https://2.bp.blogspot.com/-dJb8N-sfIGw/WmNcgCblQPI/AAAAAAAAPko/oShAJqsSn6Ex3FN8FWla6ZZq3FdpkzJggCLcBGAs/s640/rafineria-fier-balls.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-dJb8N-sfIGw/WmNcgCblQPI/AAAAAAAAPko/oShAJqsSn6Ex3FN8FWla6ZZq3FdpkzJggCLcBGAs/s72-c/rafineria-fier-balls.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/blihet-rafineria-e-fierit-ajo-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/blihet-rafineria-e-fierit-ajo-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy