Çfarë mund të mësojnë gjermanët e francezët nga serbët e shqiptarët?

, Çfarë mund të mësojnë gjermanët e francezët nga serbët e shqiptarët?

Nga: Aleksandar PavloviçMarrëdhënia miqësore midis shqiptarëve e serbëve nuk është e lehtë, teksa dy popujt vazhdojnë të vuajnë pasojat e konflikteve të përgjakshme mes tyre, por njëherazi ajo vështirësohet edhe më tepër nga paragjykimet që vijnë nga Evropa Perëndimore, e cila duhet të shohë më tepër brenda vetes, për të gjetur konflikte shumë më të gjatë e të përgjakshëm që nuk i përshtaten statusit të civilizimit që pretendon të përhapë kudo. Ky është thelbi i një artikulli të shkruar nga Aleksandar Pavlloviç në kuadrin e projektit “Përtej Armiqësisë: Ndryshimi i Perceptimit Serbo-Shqiptar”, implementuar nga Qendra Multimedia në Prishtinë, në partneritet me Institutin për Filozofinë dhe Teorinë Sociale në Beograd, mbështetur nga ambasada e Zvicrës në Kosovë.Autori ndihet i mërzitur nga fakti që përherë e më tepër politikanët perëndimorë flasin për historinë e errët të armiqësisë serbo-shqiptare, urrejtjen dhe konfliktet shekullore. “Nëse duan vërtet të na ndihmojnë në pajtimin tonë, ashtu siç duam edhe vetë ne në radhë të parë, duhet ta dinë se thjesht e kanë gabim”, shkruan Pavloviç.Gabimi i perëndimorëve sipas autorit është se konflikti midis serbëve e shqiptarëve është shumë i vonë krahasuar me konfliktet e përgjakshme për dekada me radhë midis shteteve evropiane.“Ku i kanë shembujt e urrejtjes shekullore në kohën e Mesjetës? Nëse shohim fisnikët serbë e shqiptarë, do të gjemë një numër martesash të përziera. Kjo nuk është aspak e çuditshme, sepse në Mesjetë ishte thelbësore të mbaje e zgjerojë pronën përmes fuqizimit të aleancave ushtarake e mbrojtëse dhe mënyra më e mirë ishte të kishe lidhje gjaku me fqinjët”.“Kodi i Car Dushanit më 1349 në mënyrë të përsëritur iu referohej shqiptarëve si blegtorë, me të drejta e detyrime njësoj si të gjithë subjektet e tjerë. Është koha që dikush të vërë në dukje se se nacionaliteti është një term disi modern dhe nuk kishte një konotacion si sot në periudhën mesjetarem kur rangu dhe klasa ishin shumë më të rëndësishëm se origjina, gjuha e madje edhe feja (kuptohet, në atë kohë bëhej fjalë ose për ortodoks ose për katolik). Ndaj, kur Kodi i Dushanit flet për ‘sebri’ nga njëra anë dhe ‘Vlasi i Arbanasi’ nga ana tjetër, kryesisht aplikon rregulla që bëjnë dallimin midis bujqve-fushorëve dhe blegtorëve-malësorëve, dhe më pak midis serbëve e shqiptarëve në terma etnikë” .“E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shekujt që serbët e shqiptarët kaluan nën Perandorinë Osmane. Perandoria nuk shqetësohej shumë për kombësinë, ajo ishte e ndarë në pashallëqe e vilajete, ku muslimanët, katolikët, ortodoksët dhe hebrenjtë jetonin së bashku. Sigurisht që jo çdo gjë ishte kaq e thjeshtë, muslimanët kishin më tepër të drejta e privilegje, por e rëndësishme është që bashkësitë fetare kishin autonomi dhe sundoheshin në jetën e përditshme nga liderë religjiozë që vepronin edhe si gjyqtarë për shumicën e krimeve e shkeljeve. Me dobësimin e Perandorisë Osmane, pozitat e të krishterëve u përkeqësuan vazhdimisht, e megjithatë, deri në fundin e shekullit të 19-të nuk gjemë asnjë përplasje apo konflikt domethënës midis serbëve e shqiptarëve dhe deri në kohët e fundit nuk ka pasur një konflikt ku këto vende si të tëra të qëndronin kundër njëri-tjetrit”.Në këtë pikë, Pavloviç vë në dukje se në Evropë ka qenë krejt e kundërta.“A nuk është e vërtetë që e gjitha Evropa Perëndimore ka qenë në flakë të ndezura nga luftëra civile e poltike që nga Mesjeta, ashti si dhe në luftra fetare midis Protestanëve dhe Romano-Katolikëve? Po përmend vetëm disa shembuj të mirënjohur: Lufta 100-vjeçare midis Anglisë e Francës zgjati – me ndërprerje – nga 1337 deri më 1453, mbi një shekkull! Në të ashtuquajturën Masakra e Ditës së Shën Bartolomeut në gusht 1572, katolikët francezë masakruan dhjetëra mijëra bashkatdhetarë të tyre që ishin Kristianë Reformistë. Në Lufën 30-vjeçare që ndezi Evropën Perëndimore midis 1618 e 1648, humbën jetën tetë milionë njerëz, etj”.“Më tej, mund të debatojmë sa të duam se sa i donin vërtetë paraardhësit tanë hebrenjtë, por nuk di ndonjë progrom të vetëm në Ballkan kundër hebrenjve para Luftës II Botërore që mund t’u afrohet krimeve kundër tyre në Evropën Perëndimore. Të gjithë hebrenjtë u përzunë nga Anglia më 1290 dhe nga Spanja më 1492. Shumë nga këta hebrenj spanjollë u shpërngulën në Ballkan, ku pasardhësit e tyre jetuan si bashkësi deri në pushtimin nazist. Edhe atëherë, Shqipëria mbeti i vetmi vend ku hebrenjtë nuk u vranë apo deportuan në shkallë masive. Edhe pse të pushtuar nga italianët e më pas nga gjermanët, shqiptarët ruajtën me kokëfortësi traditat mikpritjes e besës dhe i fshehën hebrenjtë. Ndërsa në Evropë popullsia hebre u tkurr 90-95% gjatë luftës, Shqipëria doli prej saj me 11 herë më tepër hebre se më 1941”.“Pyes, ky mund t’i gjejmë konflikte vëllavrasës në Ballkanin e atyre kohëve, madje edhe më vonë? Ku janë shembujt e një urrejtjeje të tillë etnike që iu afrohen konflikteve midis Papistëve e Reformistëve, armiqësisë franko-gjermane apo franko-angleze? Ku janë progromet dhe persekutimi i hebrenjve nga mesjeta në kohët moderne në Kragujevac, Krushevac, Krujë apo Gjirokastër? Nuk ka asnjë! Nëse ka vërtet diçka joevropiane te ne, do të ishte fakti që ne kurrë nuk kemi urryer dhe luftuar njëri-tjetrin kaq gjatë e përgjakshëm sa Perëndimorët”.“Nuk kam për synim të zvogëloj e të nënvlerësoj konfliktet midis serbëve e shqiptarëve, sidomos në periudhën moderne, dhe as të mohoj përgjegjësitë që kemi. Por, teksa media vendase apo e huaj pothuajse ekskluzivisht mbulon tema të lidhura me konflikte e krime, besoj se është e rëndësishme të këmbëngulet se ato nuk janë tipari i vetëm dallues i yni, as më i rëndësishmi; se marrëdhëniet tona nga lashtësia deri sot numërojnë shumë shembuj pozitivë, siç kanë qenë lidhjet midis familjeve, rebelimet e përbashkëta kundër sundimit osman, folklori dhe eposi i kreshnikëve, pjesëmarrja e shqiptarëve në revoltën serbe kundër turqve në fillim të shekullit të 19-të apo mbrojtja e pavarësisë së Shqipërisë nga intelektualët serbë në fillim të shekullit të njëzetë”, shkruan Pavloviç, radhitur edhe një numër ngjarjesh të tjera të mëvonshme.“Ndaj, do të ishte mirë të ndalonim së përhapura këto teza false për urrejtjen dhe konfliktet shekullore dhe të kujtojmë se Evropa Perëndimore vuante në luftra të ndryshme kur në Ballkanin njerëzit jetonin paqësisht, krah për krah. Pastaj, duhet të bashkohemi për të shuar ata zëra negativë nga Perëndimi dhe t’u shpjegojmë se në të vërtetë janë ata që duhet të mësojnë shumë prej nesh. Bashkimi Evropian është në krizë, ndoshta ndonjë mësim për kodin ballkanik të nderit, besës, mikpritjes, respektit për të moshuarit dhe përkushtimin ndaj familjes dhe fisit do t’u bënte mirë në këto kohë të vështira”./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button