Cilat ishin lidhjet intime me femra e meshkuj të Aleksandrit të Madh…

Ne jetën e Aleksandrit ndërthuren marrëdhënie intime si me femra ashtu edhe me meshkuj.

Ndër marrëdhëniet mashkullore, spikat për intensitet, lidhja e tij me Efestin, një nga bashkëpunëtorët më besnik, shok aventurash e betejash në ushtërinë maqedonase, djal i oborrtarit Amintor, gjithmonë pranë tij në cilësinë e këshilltarit më të dëgjuar: me siguri, mbetet miku më i mirë që ka pasur ndënjëherë udhëheqësi i shquar. Efestion-i ishte një nga dy fisnikët, luftëtarët kalorës – “shokë të mbretit” (tjetri ishte Klito i Ziu) e mbeti i tillë gjer në vdekje, ngjarje që e çoi Aleksandrin në trishtim të thellë.

Ka pasur lidhje mjaft të ngushtë edhe me adoleshentin persian, eunukun Bagoas.

Për sa i përket lidhjeve me femrat: është martuar të paktën tre herë. Martesën e parë e kishte me princeshën Rosan, bija e Batria Osiart-it mbret i Sëgdianës; më pas mori si grua të ligjshme princeshën Statira II, vajza e mpretit Dario III i Persisë; martesën e fundit e pati me princeshën Parisatidë II bijë e Artasersit III të Persisë.

Duket se ka pasur edhe histori me gra të tjera, si ajo me princeshën Barsin; ka marë në rolin e konkubines (në Greqinë e Lashtë, prostitucioni ka qenë shumë i përhapur e burim të ardhurash) Kampaspe, dashuria e tij e parë e vërtetë femërore. Disa nga këta emra nuk janë të konfermuar prej gjithë burimeve në dispozicion.

Këto raporte të karakterizuara nga një shkapërdarje e thellë emotive, kanë bërë që shumë historianë të mëvonshëm ta venë në diskutim orientimin e tij seksual, ndoshta sepse nuk kanë kuptuar si duhet ambjentet e nginjur me homosocialitet dhe me homoerotizëm të asaj kohe, duke e përcaktuar gjeneralin maqedonas të orientuar tendencialisht nga biseksualiteti; burime të ndryshme venë në dukje mungesën e interesit e tërheqjes ndaj femrave; nga ana tjetër, po ato burime, pohojnë se edhe lidhjet e tij me meshkujt kanë qenë frute të një pasioni sentimental, të një miqësie romantike ose dashuri të thella platonike, duke e interpretuar personalitetin e tij të karakterizuar drejt një homoseksualiteti latent (të fshehtë).

Gjatë gjithë ekzistencës së vet, Aleksandri është admiruar për trajtimin me një mirësjellje të skajshme gjithë ata për të cilët kishte ushqyer ndjenjë dashurie: Plutarku mbështet idenë e një konteksti ideal që kishte të bënte me etikën dhe i detyrohet, në pjesën më të madhe, mësimeve të mara prej mentorit të tij, Aristotelit.

Aristoteli si kujdestar i Aleksandrit në një ilustrim të vitit 1895. Lidhur me këtë, Plutarku jep shembuj të ndryshëm të personalitetit të udhëheqësit maqedonas, të rrënjosura nëpërmjet një moralizimi rigoroz: gjenerali Filosseno i shkruan duke e informuar se në Ionia ishte një i ri i shquar për bukurinë e vet dhe i propozon t’ia dërgojë; Aleksandri refuzon me përçmim tentativën lajkatuese të luftëtarit.

Ka dhe një episëd tjetër të ngjashëm; Përsëri Filoseno informon Aleksandrin se në bordin e anijeve të tij ndodhej një farë Teodori nga Taranto i cili kishte me vete, si skllevër, dy djem të bukur: duke qenë ata shumë të bukur dhe meqë Teodori ishte i interesuar t’i shiste, Filoseno e pyet Aleksandrin nëse është i interesuar t’i blejë. Edhe kjo tentativë servile nuk pati rezultatin e pritur, përkundrazi përfundoi me shpërthimin e zemërimit të mbretit.

Për të njejtin motiv Alessandri shpërthen i zemëruar ndaj një të riu me emrin Anjo që i shkruante dhe i propozonte të blente një djal me emrin Krobulë, i famshëm në qytetin e Korintit për hijshmëri.

Qasja drejt raporteve seksuale e tij, duket se është shtrirë edhe me robërit e luftës, qofshin meshkuj apo femra. Veçse, duke vërejtur midis grave të kapura si rob lufte, që disa ishin të një bukurie të rrallë, thoshte me shaka se gratë persiane i provokonin të vjellë: duke vënë përballë bukurisë së këtyre femrave seriozitetin e vetkontrollin, kalonte përbri tyre si të ishin ato statuja pa jetë.

Këto rrëfime provojnë se mësimet e mara në rininë e hershme nga Aristoteli i kishin rrënjosur idenë se raportet e bazuara vetëm në relacionet karnale, pra vetëm në kënaqësinë seksuale, ishin në vetvete të turpshme dhe të përçmueshme./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Cilat ishin lidhjet intime me femra e meshkuj të Aleksandrit të Madh…
Cilat ishin lidhjet intime me femra e meshkuj të Aleksandrit të Madh…
Cilat ishin lidhjet intime me femra e meshkuj të Aleksandrit të Madh…
https://3.bp.blogspot.com/-0kxer7DzSSA/WmdvFJ7ZlVI/AAAAAAAAP_c/DtwiSftGH6kHD6L9yONGgeiAzXXrGoRmgCLcBGAs/s640/7-alexander-the-great-granger-696x452.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-0kxer7DzSSA/WmdvFJ7ZlVI/AAAAAAAAP_c/DtwiSftGH6kHD6L9yONGgeiAzXXrGoRmgCLcBGAs/s72-c/7-alexander-the-great-granger-696x452.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/cilat-ishin-lidhjet-intime-me-femra-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/cilat-ishin-lidhjet-intime-me-femra-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy