Del raporti i Freedom House: Shqipëria në vendnumëro, pjesërisht e lirë

, Del raporti i Freedom House: Shqipëria në vendnumëro, pjesërisht e lirë

Organizata, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të martën se parimet demokratike sic janë integriteti i zgjedhjeve dhe liria e medies, po dobësohen për të 12-tin vit me radhë.“Ka më shumë vende, në vitin 2017 shumë më shumë, që po pësojnë rënie të lirisë në vend të përmirësimit”, tha Arch Puddington, nga Freedom House, duke folur për Zërin e Amerikës para se të publikohet raporti.Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira.Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.Shqipëria merr 68 pikë nga 100 në total, pa asnjë ndryshim me një vit më parë. Vitet e fundit Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim.Në total, Shqipëria vlerësohet me 3 pikë nga 7 të mundshme. Me po aq pikë është vlerësuar për Të Drejtat Politike dhe Të Drejtat Civile.Në Shqipëri, Raporti i freedom House cilëson se vendi shënoi rekord për zgjedhje konkurruese, megjithatë partitë ishin shumë të polarizuara dhe shpesh të fokusuara tek liderët partiakë.Vëzhguesit dolën në rezultatin se zgjdhjet parlamentare 2017 ishin në përgjithësi të rregullta dhe të besueshme, edhe pse u raportuan blerje të votave dhe probleme pocedurale, si dhe procesi i votimimit u vonua për shkak të bojkotit të opozitës, nënvizohet në raport.Korrupsioni vijon të mbetet shqetësimi kryesor dhe ndërhyrja e bizneseve të fuqishme, politikës dhe mediave pengon zhvillimin e lajmeve me të vërtetë të pavaruara.Liritë në Botë, publikohen që nga viti 1973, duke i dhënë mundësinë organizatës Freedom House të ndjekë trendet globale për më shumë se 40 vjet.Ndër gjetjet kryesore të raportit, është dobësimi i Shteteve të Bashkuara si një kampion i demokracisë, një pozicion i ndërlikuar edhe më shumë për shkak të hetimeve të vazhdueshme për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button