Deputetët shqiptar me makina super luksoze, zbuloni kush janë sheikët e Kuvendit (FOTO)

, Deputetët shqiptar me makina super luksoze, zbuloni kush janë sheikët e Kuvendit (FOTO)

Fotografia e ish kryeministrit anglez Cameron teksa udhëtonte me metro, me siguri ka çuditur jo pak shqiptarët, por kurrsesi anglezët të cilët e dinë mirë se të zgjedhurit e popullit, duhet të jenë modestë dhe aspak arrogantë dhe mendjemëdhenj në mënyrën e jetesës. Ndërkohë në Shqipërinë tonë të varfër, po të shkosh në Parlament, është sikur je tek koncesionari i makinave tipi i fundit. Kështu ngjan oborri i Parlamentit, plot me makina super luksoze të cilat sfilojnë duke i bërë karshillëk një realiteti që flet për standarte jetese shumë të ulëta. Sipas INSTAT, në vitin 2016, shqiptarët jetonin mesatarisht me 4 dollarë në ditë për frymë.m1-1Mirëpo ka një Shqipëri tjetër, ajo e 140 të zgjedhurve tanë. Ata e refuzojnë standartin e popullit, ndërsa udhëtimet me mjete publike, nuk ekzistojnë as në ëndrrat e tyre më të largëta, me përjashtim të ndonjë periudhe fushate ku populizmi është në plan të parë.Siç dihet, çdo vit deputetët bëjnë deklaratat e tyre të pasurisë. Sipas atyre çfarë deklarojnë, makinën më të shtrenjtë e ka deputeti i LSI, Agron Çela i cili vjen nga bota e biznesit. Shifra e makinës që ai ka deklaruar, është 147 mijë euro. Bëhet fjalë për një BMW tip i fundit, siç mund ta shikoni edhe në këtë foto.I dyti është Sadri Abazi, deputet i Partisë Socialiste. Ai deklaron automjet me vlerë 105 mijë euro.Një surprizë e vërtetë ka qenë makina e deputetit demokrat Nard Ndoka. Ai në deklaratën e pasurisë të vitit 2016, pohon se ka blerë një makinë 85 mijë euro. Makina e tij, një Mercedes S Class është një nga makinat më të pëlqyera të deputetëve tanë.m2Një makinë të tillë ka edhe Lefter Koka, deputet i LSI, si dhe deputeti i Partisë Demokratike Halim Kosova. Po këtë markë pëlqen edhe Kryeministri Edi Rama pasi herë pas here e përdor një të tillë, me targa private si dhe Fatmir Mehdiu e Edi Paloka. Por edhe ish Kryeministri Sali Berisha përdor Mercedes, por jo tip i fundit.Deputeti socialist Anastas Angjeli, ka deklaruar se ka blerë makinë 41 mijë euro. Nga fotoja shihet se bëhet fjalë për një Audi tip i fundit, markë e cila në bazë të opsioneve, shkon mbi 100 mijë euro.Audi po kaq luksoz mban edhe Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.Taulant Balla ka deklaruar që gjatë vitit 2016, bashkëshortja e tij ka blerë makinë rreth 8 mijë euro. Ndërkohë ai vijon të mbajë një fuori stradë Land Cruiser mjaft luksoze.Ndërkohë fuori stradë përdorin edhe Monika Kryemadhi, Shezair Rrokaj e Petrit Vasili të LSI, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa dhe deputetët socialistë Bashkim Fino e Fidel Ylli, por edhe Albana Vokshi e Jorida Tabaku. Bëhet fjalë për makina shumë të shtrenjta, që nga kërkimet në google, çmimet shkojnë mbi 80-90 mijë euro, nëse blihen të reja./HAPUR.AL/ZgjohuShqiptar.info

m3 m4 m5 m6 m8 m9 m10 m11 m13 m14 m15 m16-1 m17 m18 m19 m20 m21 m23 m24-1 m25 m26 m27 m28 m30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button