Dy trashëgimi kulturore shqiptare kandidohen për listën europiane të “7 Më Të Rrezikuarave”

, Dy trashëgimi kulturore shqiptare kandidohen për listën europiane të “7 Më Të Rrezikuarave”

Katër zona historike në Ballkan janë kandiduar për t’u përfshirë në programin e zonave më të rrezikuara në Europë, dy prej të cilave në Shqipëri. Programi synon të rrisë ndërgjegjësimin për monumentet e neglizhuara në Europë.Një zonë arkeologjike dhe disa kisha post-bizantine në Shqipëri, si dhe monumenti komunist UFO në Bullgari bashkë me një kazino të braktisur në qytetin rumun Constanta – janë përzgjedhur ndër 12 finalistët e Programit “7 më të rrezikuarat për vitin 2018” në Europë.Programi është një iniciativë e përbashkët e Europa Nostra, një organizatë kryesore e trashëgimisë Europiane dhe Institutit Banka Europiane e Investimeve, që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe veprimtarinë për të ruajtur vendet e rrezikuara të trashëgimisë në Europë.Lista përfundimtare e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë europiane do të përzgjidhet nga bordi i Europa Nostra më 15 mars.12 finalistët, të përcaktuar nga një panel ekspertësh të historisë, arkeologjisë, arkitekturës, konservimit, projekteve dhe financimeve, u shpallën më 16 janar në ceremoninë e shpalljes së Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore.Ato përfshijnë: Qendrën Historike të Gjirokastrës; Kishat post-bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq në Shqipëri; qendrën historike të Vjenës në Austri, një impiant të përgatitjes së qymyrit në Beringen në Belgjikë, monumentin Buzludzha në Bullgari; rrjetin e teleferikëve në Chitura në Gjeorgji; Manastirët e David Garejit në Gjeorgji, Kështjellën Sammezzano në Toskanë, Itali; Kazinonë Konstanta në Rumani; zonat prehistorike të artit në gur në Kadiz, Spanjë; jetimoren Prinkipo në Greqi; Adalarin në Turqi dhe Fabrikën e Akullit Grimsby në Anglinë verilindore.“Kjo listë e shkurtër është, para së gjithash, një thirrje për veprim. Nxisim palët publike dhe private në nivel vendor, kombëtar dhe europian të bashkojnë forcat për të shpëtuar xhevahiret e trashëgimisë, të cilat tregojnë historinë tonë të përbashkët dhe që duhet të ruhen për brezat e ardhshëm”, tha Denis de Kergorlay, president i Europa Nostra.Organizatorët shpjeguan se “7 më të rrezikuarit” nuk është një program financimi, por synon të shërbejë si një katalizator veprimi nga organet publike dhe private për të ruajtur vendet e rrezikuara.Këto janë xhevahiret ballkanike të përfshira në listën e vendeve më të rrezikuara në Europë:Qendra Historike e Gjirokastrës, Shqipëri, Dy trashëgimi kulturore shqiptare kandidohen për listën europiane të “7 Më Të Rrezikuarave”Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në jug të Shqipërisë.Që nga viti 2005, Gjirokastra është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti ka arkitekturë tipike të periudhës osmane. Qendra e tij ka shtëpi dykatëshe të shekullit të 17-të, si dhe një pazar, një xhami të shekullit të 18-të dhe dy kisha të së njëjtës periudhë. Por Europa Nostra thotë se bajpasi i miratuar së fundmi mund të dëmtojë rëndë integritetin strukturor dhe vizual të qendrës së vjetër të qytetit. Një studim i vitit 2016 ka paralajmëruar gjithashtu se më shumë se gjysma e 615 monumenteve në zonën e mbrojtur të Gjirokastrës rrezikohen, për shkak të ndërtimit të paligjshëm ose rrënimit.Kishat post-bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq, Shqipëri, Dy trashëgimi kulturore shqiptare kandidohen për listën europiane të “7 Më Të Rrezikuarave”Një kishë në Voskopojë.Kishat në Voskopojë dhe Vithkuq në juglindje të Shqipërisë janë një grup prej 12 kishash të ndërtuara gjatë shekujve 17 dhe 18. Sipas Fondacionit “E shkuara për të Ardhmen”, që kandidoi kishat për programin, ato janë “prova më origjinale e zhvillimit të jashtëzakonshëm ekonomik të këtyre dy qendrave të krishtera gjatë sundimit osman në Ballkan”.Vendndodhja e tyre e izoluar ka sfiduar ruajtjen e tyre dhe tani po përballen me kërcënime si vjedhja dhe dëmi nga uji dhe lagështia, për shkak të neglizhencës.Monumenti Buzludzha, në Bullgari, Dy trashëgimi kulturore shqiptare kandidohen për listën europiane të “7 Më Të Rrezikuarave”Monumenti Buzludzha. Foto: Mark AhsmannE rrënuar dhe në shembje, Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën e malit Buzludzha njihet ndërkombëtarisht si “UFO i Bullgarisë”.Ajo është ndërtesa më e madhe ideologjike në Bullgari, e ndërtuar për nder të krijimit të lëvizjes socialiste bullgare në vitin 1891.Projektuar nga arkitekti Georgi Stoilov, pas 7 vitesh ndërtim ku u përfshinë mbi 6,000 punëtorë dhe 20 artistë bullgarë, monumenti përfundoi në vitin 1981.Ylli mbi kullën 107 metra është më i madhi në botën ish-sovjetike dhe tre herë më i madh se ai i Kremlinit.Sot ylli është i mbushur me shenja plumbash, të shtëna nga vandalëve që mendonin se përbëhej nga rubini. Një pjesë e madhe e xhamave dhe mozaikëve janë vjedhur dhe ndërtimi po degradon.Pavarësisht lëvizjeve të fundit për rikonstruktimin e tij, përfshirë planet për restaurimin nga Partia Socialiste Bullgare, procesi i shkatërrimit vazhdon.Kazinoja Konstanta në Rumani, Dy trashëgimi kulturore shqiptare kandidohen për listën europiane të “7 Më Të Rrezikuarave”Kazinoja Konstanta në Rumani. Foto: www.bdmundo.comKjo ndërtesë e stilit Art Nouveau në brigjet e Detit të Zi u ndërtua në vitin 1910. Ajo është braktisur që nga vitet 2000, për shkak të mungesës së financimeve nga autoritetet lokale për restaurim. Të drejtat e pronës janë kaluar në institucione të ndryshme lokale dhe shtetërore, ku pronari më i fundit është Agjencia Kombëtare e Investimeve e Ministrisë së Zhvillimit.“Rreziku kryesor i ndërtesës vjen nga gërryerja dhe ndryshkja e pjesëve të metalit të strukturës. Stuhitë detare dhe era ka shkatërruar pjesën më të madhe të dritareve nga deti. Ka shumë gjasa që çatia të shembet nëse ky proces vazhdon,” paralajmëron Shoqata nominuese ARCHE./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button