Euronews: Bunkerë të kthyer në muze, BunkArt i pari në Tripadvizor (VIDEO)

173,371 bunkere janë ndërtuar në Shqipëri nga viti 1975 deri në vitin 1983, ndërkohë shumë prej tyre pas rënies së sistemit komunist janë përdorur si bare, restorante, hotele dhe muze. Kështu nis shkrimi i agjencisë së lajmeve Euronews kushtuar bunkereve të ndërtuar në Shqipëri nga sistemi komunist.

Në shkrim shkruhet se bunkeret gjetën përdorime të shumta, ndërkohë që në të shkruhet edhe për Bunk’Art, të cilin e cilëso si tërheqjen kryesore turistike në Tiranë.

Në 2014 një bunker shumë i madh në periferi të kryeqytetit u shndërrua në Bunk’Art. Fillimisht i ndërtuar për diktatorin Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e tij si strehim, sot ky bunker është shndërruar në një hapësirë të ekspozitave kulturore, performancave dhe koncerteve, duke u renditur në vend të parë në Trip Advizor, duke tërhequr mijëra vizitorë.

Duke parë suksesin e Bunk’Art, në nëntor të vitit 2016 një tjetër muze që do të mbante emrin Bunk’Art 2 do të hapej në qendër të Tiranës. Ndërkohë që bunkeret janë një simbol i të shkuarës së errët të vendit, për ta luftuar këtë perceptim, disa artistë shqiptar i kanë përdorur për të promovuar mesazhe pozitive dhe prosperiteti.

Gjithashtu Euronews e sjell në vëmendje se këta bunkerë të cilët ishin ndërtuar për një luftë e cila nuk u bë kurrë, mund të përdoren për të rritur ekonominë e vendit duke u shndërruar në dhoma frigoriferike, kinema, hostela, muze, vende ekspozitash dhe punishte./Shqiptarja.com/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Euronews: Bunkerë të kthyer në muze, BunkArt i pari në Tripadvizor (VIDEO)
Euronews: Bunkerë të kthyer në muze, BunkArt i pari në Tripadvizor (VIDEO)
Euronews: Bunkerë të kthyer në muze, BunkArt i pari në Tripadvizor (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-iXclL8PTgNk/Wmw37BOo1iI/AAAAAAAAQbE/DdN19Au8HT8rk0RCkW_DAAGdoSvcK_zCQCLcBGAs/s640/mo-2.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-iXclL8PTgNk/Wmw37BOo1iI/AAAAAAAAQbE/DdN19Au8HT8rk0RCkW_DAAGdoSvcK_zCQCLcBGAs/s72-c/mo-2.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/euronews-bunkere-te-kthyer-ne-muze_27.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/euronews-bunkere-te-kthyer-ne-muze_27.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy