Fatos Çoçoli: Më në fund një gjyq i fituar nga 3 milionë shqiptarë!

Lajmi që shteti ynë fitoi në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me qendër në Paris, përballjen me kompanine e huaj “Hydro Srl.” lidhur me mosmarrëveshjet për koncesionin e ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit është pa dyshim ogurmirë për ekonominë shqiptare.

Kjo, jo vetëm pse shmangëm pagesën e një dëmshpërblimi prej mbi 137 milionë euro të kërkuar nga paditësi, por edhe për imazhin e vendit tonë, që me shumë vështirësi po kthen. Për të parë më në fund shtetin tonë si një Shtet përgjegjës për lejet dhe koncesionet që jep, që nuk pengon dhe gabon më në çdo hap të tij në marrëdhëniet delikate me investuesit e huaj. Më në fund patëm një material mbrojtës për interesat e Buxhetit të Shtetit, serioz dhe të mirëargumentuar.

Pala jonë, përfaqësuese e interesave ekonomike të ne, 3 milion shqiptarëve që marrim frymë në këtë tokë, paraqiti kundërpadi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, ku pretendoi se, pavarësisht nga mirëbesimi dhe vullneti i mirë që ka karakterizuar gjithmonë Shqipërinë në lidhje me zbatimin e këtij koncesioni, Paditësi ka qenë në shkelje dhe mospërmbushje të kontratës së koncesionit, për fajin e tij, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një dëm prej 158 milionë euro. Kërkuam edhe pagesën e kamatë-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën 12.9 milionë euro. Trupi gjykues i kësaj gjykate ndërkombëtare të biznesit vendosi të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamatë-vonesave dhe të gjithë kostove ligjore të procesit të arbitrazhit, me një vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Në një vendim të dytë, trupi gjykues i ICC-së do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që Paditësi do t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit për faj të tij, bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera. Duke kqyrur këtë dallëndyshe të parë të imazhit të përmirësuar të vendit në arbitrazhin ndërkombëtar, ne ekonomistëve nuk na prehet shpirti me historinë e kompanisë së huaj që për 11 vite rresht shfrytëzoi naftën shqiptare. Kompania “Bankers Petroleum Ltd.”, pasi tatimet tona vendosën sekuestrim të llogarive të saj për mospagim të tatimit mbi fitimin për vitin 2011, na hodhi në gjyq dy vjet më pare po në këtë Gjykatë Arbitrazhi Ndërkombëtar në Paris.

Ndoshta për mungesë experience, ndoshta për arësye të tjera, u trembëm nga kjo hedhje në gjyq dhe ramë pre e presionit të kompanisë, duke hyrë në marrëveshje me të, për ta zgjidhur çështjen me vlerësimin e një audituesi ndërkombëtar të pavarur. Duke besuar verbërisht në drejtësinë e kompanive të njohura ndërkombëtare të auditimit, u detyruam të kthenim 37 milionë euro taksa të paguara nga kompania që nga momenti i sekuestrimit. Ndërkohë që në kulmin e rritjes së çmimit ndërkombëtar të naftës dhe të eksporteve të naftës shqiptare nga kjo kompani (vitet 2011-2013), treguesi i famshëm R, raporti i të ardhurave me shpenzimet prodhuese të kryera në aktivitetin e shpim-kërkimit dhe prodhimit të naftës, me siguri absolute ka qenë pozitiv(më i madh se

1) për kompaninë e huaj. Pra, thënë ndryshe, kjo kompani duhej t’í paguante shtetit tonë tatimin mbi fitimin. Janë me dhjetëra milionë euro të humbura kështu, nga mos-shkuarja në arbitrazh. Por për ato qindra gjyqe të fituara nga qindra e mijëra punonjës të administratës sonë shtetërore, të larguar padrejtësisht dhe me papërgjegjshmëri ekstreme nga detyra, për të hapur krahun dhe lejuar futjen në punë të militantëve dhe miqve e farefisit të drejtuesve tanë ndër këto 10 vitet e fundit, kush duhet të paguajë? Buxheti i Shtetit, ai po që po paguan. Disa përllogaritje, nga një vlerësim paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit, flasin për miliona euro humbje në Buxhet.

A nuk duhet këta ish-drejtorë e drejtorë aktualë, që kanë larguar të gjithë këta punonjës fitues gjyqesh, të mbahen përgjegjës edhe materialisht për humbjen e pësuar? Moria e gjyqeve për dëmshpërblim me rroga për periudhën e larguar nga puna vijon, për parajsën e pagesave nën dorë të avokatëve dhe vetë gjyqtarëve. Asnjë shqetësim e reagim nga audituesit e brendshëm të Shtetit, apo nga Avokati i Shtetit, me përjashtim të reagimit dinjitoz të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka katër vjet që kërkon përgatitjen dhe miratimin e Ligjit per Pergjegjesine Materiale te Nepunesit Shteteror.

Ne çdo rast, ky institucion ka denoncuar humbjet nga largimet e shumta dhe të padrejta të nëpunësve, të cilët rikthehen me vendim gjykate, ku Buxheti i Shtetit humbet jo pak. Ka ardhur koha që masakrës me largime politike të punonjësve të administratës t’i jepet fund! Kjo do të ndodhë vetëm po të miratohet ligji për përgjegjësinë materiale të nëpunësit të Shtetit, ku çdo ish-drejtor apo drejtor që largon nga puna punonjës të paguajë nga xhepi i vet një pjesë të mirë të dëmshpërblimit që institucioni shtetëror paguan nga vendimi i gjykatës për rikthimin në punë të punonjësit të flakur. Ky ligj do të ishte gjyqi përfundimtar i abuzuesve me karrigen shtetërore në drejtim të përdorimit të punonjësve për përfitime abuzive politike apo financiare, në emër të ne, 3 milion qytetarëve. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fatos Çoçoli: Më në fund një gjyq i fituar nga 3 milionë shqiptarë!
Fatos Çoçoli: Më në fund një gjyq i fituar nga 3 milionë shqiptarë!
Fatos Çoçoli:Më në fund një gjyq i fituar nga 3 milionë shqiptarë!
https://1.bp.blogspot.com/-g347NTamOpM/WnGNkAj0L7I/AAAAAAAAQ2g/bDChop3d4o4DxUXpY-xUAJTJTldl9FckgCLcBGAs/s640/308693_m.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-g347NTamOpM/WnGNkAj0L7I/AAAAAAAAQ2g/bDChop3d4o4DxUXpY-xUAJTJTldl9FckgCLcBGAs/s72-c/308693_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fatos-cocolime-ne-fund-nje-gjyq-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fatos-cocolime-ne-fund-nje-gjyq-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy