Fotot e projektit/Ja si do duket aeroporti i Vlorës, nis në qershor

Kryeministri Edi Rama njoftoi dy ditë më parë se në qershor njoftoi dy ditë më parë se në qershor do nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pasi tre kompani të njohura turke kishin dorëzuar kërkesën për ndërtimin e kësaj vepre.

Ndëkohësisht, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se është oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë.

Dy ditë më pas është ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri i cili publikon në faqen e tij në rrjetin social Facebook disa nga fotot e projektit ku krijohet qartësisht ideja sesi është menduar aeroporti i Vlorës. Grupi i fotove shoqërohet edhe me lajmin se është ngritur grupi i punës që do të shqyrtojë ofertën e bërë nga konsorciumi për ndërtimin. “Projekti strategjik për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës është në rrugë të mbarë. Kemi tashmë kërkesën zyrtare nga konsorciumi i kompanive “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”.

Morëm vendimin për të ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë në detaje ofertën me aspektet teknike dhe do të ndjekë hapat e mëtejshme në përputhje me përcaktimet ligjore. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do ti japë një zhvillim jo vetëm zonës bregdetare por edhe ekonomisë kombëtare në tërësi”, thuhet në postimin e Gjiknurit.


Aeroporti i Vlorës do ndërtohet në zonën e Akërnisë, në periferi të Vlorës, ku aktualisht është një aeroport i vogël pjesë e një baze ushtarake. Konsorciumi ka marrë përsipër ndërtimin me financimin e tij dhe jo nga buxheti. Tre kompanitë turke të interesuara kanë ndërtuar aeroportin e tre të Stambollit, i cili është ndër më të mëdhenjtë në botë ku lëvizin rreth 150 milionë pasagjerë në vit. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fotot e projektit/Ja si do duket aeroporti i Vlorës, nis në qershor
Fotot e projektit/Ja si do duket aeroporti i Vlorës, nis në qershor
https://1.bp.blogspot.com/-Yg1stUY7l58/WmNU2dbYKoI/AAAAAAAAPkM/KVj-y_-C8JEA78zaGRS2MChpRRSGrm9awCLcBGAs/s640/253642.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Yg1stUY7l58/WmNU2dbYKoI/AAAAAAAAPkM/KVj-y_-C8JEA78zaGRS2MChpRRSGrm9awCLcBGAs/s72-c/253642.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fotot-e-projektitja-si-do-duket_20.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fotot-e-projektitja-si-do-duket_20.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy