FOTOT: Njihuni me bukuritë e liqenit artificial të Pukës dhe parkun mes pishave

Liqeni artificial i Pukës, së bashku me parkun e pishave do të jenë surpriza e bukur e radhës për vizitorë të huaj dhe vendas.

Punimet e krijimit të zonës rekreative të Pukës, rrotull liqenit artificial, deri dje e kthyer në një gropë septike, sot falë rehabilitimit të kryer është shndërruar plotësisht dhe krijon veç të tjerash edhe një peizazh të harmonishëm alpin.

Shumë shpejt, Liqeni dhe parku i pishave do të jenë një risi turistike e rangut të parë që do shpërfaqet në këtë zonë të qytetit verior e që padyshim do të tërheqë një numër të madh vizitorësh për të shijuar klimën unike që kjo krahinë rezervon.

Qyteti i Pukës prej muajit maj 2017, është duke përjetuar një ndërhyrje të rëndësishme për rikualifikimin e qendrës së qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël.

Investimi synon ta shndërrojë qytetin e Pukës dhe rrethinat e tij në një destinacion turistik gjithëvjetor nëpërmjet urbanizimit dhe rijetësimit të shesheve të qytetit dhe hapësirave përreth liqenit të vogël.

Projekti parashikon ndërhyrje në sheshin para Bashkisë, i cili përbën pjesën më vitale të qytetit, pasi aty ndodhen institucione të rëndësishme administrative dhe kulturore. Sheshi do të jetë tërësisht këmbësor dhe në qendër të tij, do të vendoset një pasqyrë ujore.

Edhe sheshi para Hotel Turizmit, do të transformohet në një nyje kryesore të aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytet. Sheshi do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me liqenin e vogël.

Hapësira midis dy shesheve, do të kthehet në shëtitore. Ndërkohë punimet për rehabilitimin e liqenit të vogël, konsistojnë në pastrimin total të fundit të liqenit, rehabilitimin e skarpateve, rritjen e sipërfaqes së pasqyrës ujore dhe përdorimin e hapësirave përreth tij gjatë gjithë vitit. Hyrja për në liqen do të zgjerohet dhe në jug të saj do të ketë një kënd lojërash për fëmijë.

Ndërsa në zonën lindore parashikohet ndërtimi i pikave panoramike dhe 2 urave. Investimi, që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka një vlerë prej rreth 174 milionë lekë dhe financohet nga Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB), në kuadër të Projektit “Punët në Komunitet IV”. Punimet parashikohet të përfundojnë në Mars 2018.

Bashkia dhe investitori po studiojnë shtimin e fondeve me qëllim ndërtimin e parkut të lojërave të aventurës mes kurorës së gjelbër të qytetit dhe liqenit, çfarë do t’i jepte Pukës një investim unik dhe tërheqës kryesisht për pushuesit.

Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj në një prononcim për ATSH-në, thotë se ky investim po i ndryshon pamjen Pukës, e cila ishte lënë në harresë prej 25 vitesh.

Falë mbështetjes së qeverisë, shprehet Gjonaj, u rivitalizuan fasadat e qytetit, ndërkohë këtë vit qeveria do të investojë sërish në pjesën e mbetur të qytetit që të përfitohet një hapësirë totalisht e rivitalizuar.

“Verën e ardhshme Puka do të ofrojë një pamje krejt tjetër për pushuesit”, shprehet Gjonaj.(ATSH)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTOT: Njihuni me bukuritë e liqenit artificial të Pukës dhe parkun mes pishave
FOTOT: Njihuni me bukuritë e liqenit artificial të Pukës dhe parkun mes pishave
FOTOT: Njihuni me bukuritë e liqenit artificial të Pukës dhe parkun mes pishave
https://4.bp.blogspot.com/-XkyRDsC9vvY/WlRsdSdOKCI/AAAAAAAAOfU/QP855JxxLL0YLsqsL_WZjFjvoO3NRWMtgCLcBGAs/s640/O%2B%25281%2529.png
https://4.bp.blogspot.com/-XkyRDsC9vvY/WlRsdSdOKCI/AAAAAAAAOfU/QP855JxxLL0YLsqsL_WZjFjvoO3NRWMtgCLcBGAs/s72-c/O%2B%25281%2529.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fotot-njihuni-me-bukurite-e-liqenit.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/fotot-njihuni-me-bukurite-e-liqenit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy