Gazeta greke: “Dështojnë bisedimet me Maqedonine, krijohet Shqipëria e Madhe dhe çfarë pastaj”?

Gazeta më ndikim në Greqi “Kathimerini” analizon mundësinë nëse vije deri të dështimi i bisedimeve me Maqedoninë për zgjedhjen e problemit rreth emrit të saj.

Mossuksesi i bisedimeve do të thoshte se ky vend edhe më tej zyrtarisht do të njihej “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” ashtu siç është pranuar në OKB, por edhe nga vet Greqia.

Megjithatë, në marrëdhëniet e saj me më së paku 120 vende të cilat e kanë pranuar me emrin Kushtetues, ajo edhe më tej do të jetë vetëm “Republika e Maqedonisë”.

“Çfarë përfitojmë nëse nuk e pranojmë kompromisin për emrin”, për të cilin pikërisht po bisedohet, pyet gazeta greke qytetarët dhe përgjigjet: “Mbesim krenar kombëtar, sepse nuk e kemi ‘shitur emrin’”, transmeton lajmi.net.

E nëse aleatët megjithatë e ftojnë Maqedoninë në Samitin e NATO-s në korrik që ta bëjë kërkesën për pranim e “ne vendosim veto dhe Amerikanë e Evropianë e rrëzojnë atë dhe gjejnë mënyrë tjetër që të na anashkalojnë?”

Në këtë rast Maqedonia “sërisht do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, ku Greqia është akuzuar në vitin 2008 për shkak të vetos së kaluar, por asaj i janë falur sanksionet”.

Më pas, vazhdon gazeta, grupi i vendeve anëtare të OKB-së bën kërkesë që Maqedonia, përfundimisht të quhet ashtu siç quhet tani, “e kjo për ne është shuplakë”.

Në rast të dështimit të bisedimeve, ekzistojnë edhe mundësi më të këqija: “Qeveria e Zoran Zaevit bie, vendi i tij mbyllet në vete, kurse shqiptarët etnik dhe sllavomaqedonët aktivizohen dhe nisin forcën centrifugale, duke i shtyrë shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë, kurse sllavomaqedonët në Bullgaria”, shkruan “Kathimerini”.

“Ndoshta deri të ndarja “e butë” e shqiptarëve dhe sllavomaqedonëve, këta dy popuj u bashkohen qendrave metropolitane kombëtare në fqinjësi, dhe me këtë hyjnë në NATO dhe BE”, shkruan gazeta athinase.

Në këtë rast, “harta e Ballkanit ndërrohet në kufijtë tanë veriore (të Greqisë)… krijohet Shqipëria e Madhe dhe Bullgaria e Madhe, përzihen serbët dhe turqit, kurse ne (Greqia) ngutemi që t’ju japim ndihmë pakicës tonë prej 700.000 grekëve në BJRM, ashtu siç kanë theksuar folësit në protestën e Selanikut”, javen e kaluar.

Me këtë “aktivizohet efekti zinxhiror, efekti domino, si natë e ankthit”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6971,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,404,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazeta greke: “Dështojnë bisedimet me Maqedonine, krijohet Shqipëria e Madhe dhe çfarë pastaj”?
Gazeta greke: “Dështojnë bisedimet me Maqedonine, krijohet Shqipëria e Madhe dhe çfarë pastaj”?
https://2.bp.blogspot.com/-d4KpWsOSSwM/Wm3wQuPPB_I/AAAAAAAAQk4/8ti3Hgf8B0UXW2h_VoyHAx-lqufZtYcSQCLcBGAs/s640/ballkani-perendimor-300x200.png
https://2.bp.blogspot.com/-d4KpWsOSSwM/Wm3wQuPPB_I/AAAAAAAAQk4/8ti3Hgf8B0UXW2h_VoyHAx-lqufZtYcSQCLcBGAs/s72-c/ballkani-perendimor-300x200.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/gazeta-greke-deshtojne-bisedimet.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/gazeta-greke-deshtojne-bisedimet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy