Hapja e negociatave me BE/ 13 “detyrat e shtëpisë” që rekomandon Brukseli

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhet në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt. Shqipëria shpreson për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në muajin qershor, por Brukseli më parë kërkon rezultate konkrete në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Për tw bërë realitet endrrwn shqiptare Komitetit Parlamentar i Stabilizim Asociimit për Shqipërinë vlerëson arritjet e deritanishme, por kërkon më shumë punë dhe rezultate konkrete, veçanërisht nga Reforma në Drejtësi. Por janë 13 rekomandime të institucionit të lartë europian që i adresohen autoriteteve të vendit, draftin me të cilat e ka sjellë “Report TV”.

REKOMANDIMET

Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit, në përputhje me Rregullën 3 të Rregullores së Punës dhe nenin 122 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, adreson në vijim rekomandimet për Këshillin e Stabilizim-Asociimit, si dhe institucionet e Shqipërisë dhe të Bashkimit Europian:ZgjohuShqiptar.info

  1. Komiteti përsërit mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, me kusht zbatimin e plotë të pesë prioriteteve kyçe.
  2. Vendosja e një date për hapjen e negociatave do të ishte një nxitje e fuqishme për miratimin dhe zbatimin e reformave të lidhura me BE.
  3. Duhen rezultate konkrete veçanërisht në reformën në drejtësi dhe në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  4. Mbështet rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të mbikëqyrur procesin e verifikimit, duke nënvizuar se nuk zvogëlon përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare.
  5. Me rëndësi dialogu i brendshëm politik mes të gjitha forcave politike.
  6. Debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit me respektimin e plotë të ligjeve.
  7. Të merren në konsideratë rekomandimet e OSBE për zgjedhjet.
  8. Reforma Zgjedhore të zbatohet pa vonesë, bazuar te rekomandimet e OSBE për të rivendosur besimin e publikut në integritetin e procesit zgjedhor; kujtojmë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
  9. Thirrje parlamentit që të luajë për një rol më të fuqishëm në procesin e integrimit, duke përfshirë monitorimin e zbatimit të reformave dhe përputhjen e tyre me standardet e BE. Mirëpresim iniciativën për hartimin e Kodit të Sjelljes për deputetët, më shumë transparencë dhe mbikëqyrje parlamentare.
  10. Thirrje Shqipërisë që të arrijë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në nivele të larta të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm.
  11. Thirrje Shqipërisë për të forcuar më tej masat që synojnë të çrrënjosin kultivimin e drogës, prodhimin dhe trafikimin dhe veçanërisht për të identifikuar rrjetet kriminale pas kultivimit të drogës.
  12. Kërkojmë që autoritetet shqiptare të sigurojnë mbrojtje të plotë dhe respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
  13. Vlerësojmë rolin pozitiv të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal dhe fqinjësinë e mirë
/

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hapja e negociatave me BE/ 13 “detyrat e shtëpisë” që rekomandon Brukseli
Hapja e negociatave me BE/ 13 “detyrat e shtëpisë” që rekomandon Brukseli
Hapja e negociatave me BE/ 13 “detyrat e shtëpisë” që rekomandon Brukseli
https://3.bp.blogspot.com/-JqDkRV5HOoc/WmyLerS4IUI/AAAAAAAAQdc/QbjZvxInqUgzhMAKK1C1fCyTTamaFanmQCLcBGAs/s640/bashkimi_evropian_fton_kosoven.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-JqDkRV5HOoc/WmyLerS4IUI/AAAAAAAAQdc/QbjZvxInqUgzhMAKK1C1fCyTTamaFanmQCLcBGAs/s72-c/bashkimi_evropian_fton_kosoven.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/hapja-e-negociatave-me-be-13-detyrat-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/hapja-e-negociatave-me-be-13-detyrat-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy