Harta e remitancave, ja shtetet që dërgojnë më shumë para në Shqipëri

Pew Reserarch Center, një njësi kërkimore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar hartën globale të remitancave për vitin 2016, ku përfshihet edhe Shqipëria. Sipas raportit, rreth 1 miliardë dollarë remitanca u dërguan në Shqipëri në shtetet e tjera në vitin 2016.

Remitancat, sqaron raporti, janë fonde, ose asete të tjera, që migrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre. Të dhënat raportohen nga Banka Botërore dhe përfshijnë remitancat që dërgohen nga kanale bankare, si psh banka dhe biznese të tjera që transferojnë paratë.

Shteti, nga i cili ne marrim më shumë remitanca, është Greqia me 463 milionë dollarë. Ky është dhe vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve. Në vend të dytë është një tjetër shtet fqinj, Italia, me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi 1 milionë emigrantë. Nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80% e remitancave në total.

Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.

Nga dy vendet fqinje, Maqedoni dhe Mal i Zi vijnë përkatësisht 19 dhe 15 milionë dollarë. Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja emigrantët sjellin përkatësisht 14 dhe 11 milionë dollarë.

Raporti i Pew jep të dhënat dhe për remitancat dalëse nga Shqipëria, të cilat në total ishin 185 milionë euro, ky kryeson Serbia me 75 milionë euro e ndjekur nga Kroacia me 31 milionë euro. Këto të dhëna për transfertat dalëse janë shumë më të mëdha se ato që raporton Banka e Shqipërisë (shënim i Monitor).

Remitancat globale
Në botë, vlerësohet se rreth  574 miliardë (USD) u dërguan nga emigrantët tek të afërmit në vendet e tyre në 2016, një rënie prej 1% nga 2015, kur shuma ishte 581 miliardë dollarë, sipas ekonomistëve në Bankën Botërore. Ky është rënia e dytë e remitancave globale që nga kriza globale financiare. Përkundër kësaj rënieje të fundit, remitancat e dërguara nga migrantët janë ende rreth dyfish më shumë se ato që ishin një dekadë më parë, përpara rënies së mprehtë të ekonomisë globale gjatë fundit të viteve 2000.

Vlerësimi i remitancave në mbarë botën është i vështirë, sepse shumë vende nuk ndjekin fondet që dërgohen ose pranohen. Bazuar në të dhënat që është në gjendje të mbledhë, Banka Botërore ka përdorur një model statistikor për të vlerësuar sasinë e parave që vijnë nga çdo vend dërgues në secilin vend pritës. Për shkak se këto shifra janë vlerësime, ekziston një hapësirë për gabim. Për shembull, remitancat totale hyrëse ose dalëse për disa vende mund të mos jenë të njëjta me dërgesat aktuale./Monitor/ZgjohuShqiptar.info

Remitancat hyrëse në Shqipëri, sipas shteteve, 2016

arta e remitancave
arta e remitancave

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Harta e remitancave, ja shtetet që dërgojnë më shumë para në Shqipëri
Harta e remitancave, ja shtetet që dërgojnë më shumë para në Shqipëri
Harta e remitancave, ja shtetet që dërgojnë më shumë para në Shqipëri
https://3.bp.blogspot.com/-jg4RhKkMVbQ/WmsN4QOqg7I/AAAAAAAAQVk/Aa0ZYkmy4OYI7c9Ql27F2ac5uGaS1c8LQCLcBGAs/s640/321841_m.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-jg4RhKkMVbQ/WmsN4QOqg7I/AAAAAAAAQVk/Aa0ZYkmy4OYI7c9Ql27F2ac5uGaS1c8LQCLcBGAs/s72-c/321841_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/harta-e-remitancave-ja-shtetet-qe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/harta-e-remitancave-ja-shtetet-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy