Ivanoviç para se ta vrisnin: Nuk kemi frikë nga shqiptarët, por nga serbët me “xhipa pa targa”

, Ivanoviç para se ta vrisnin: Nuk kemi frikë nga shqiptarët, por nga serbët me “xhipa pa targa”

Lideri i serbëve të Kosovës, Oliveri Ivanoviç, që u vra mëngjesin e kësaj të marte, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, shprehet se serbët e Mitrovicës nuk kishin frikë për jetën nga shqiptarët, por nga vetë kriminelët serbë.Ai deklaronte se situate në Mitrovicë është përkeqësuar, për shkak të pranisë së kriminelëve serbë.“Po, situata ka ndryshuar për të keq.Ndjenja e përkeqësimit, e frikës tek populli është e pabesueshme.Nga 100 njerëz me të cilët kam biseduar në javët e para në liri, nuk ka një që në fjalët e para nuk e ka shtruar çështjen e sigurisë.Të kuptohemi menjëherë – ata njerëz nuk frikësohen nga shqiptarët po nga serbët, nga kapadainj dhe kriminelë lokalë që ngasin ‘xhipa’ pa targa.Droga shitet në çdo cep, çdo prind i frikësohet kësaj.Ka pasur edhe në të kaluarën këso gjërash, por jo në këtë masë dhe ata njerëz nuk kanë vepruar me kaq arrogancë sa tani.Policia i sheh të gjitha këto dhe nuk reagon, dhe kështu qytetarët ndjehen të pambrojtur, edhe pse në Policinë e Kosovës në veri të gjithë janë njerëz tanë, serbë.Disa prej tyre janë policë me përvojë që më parë kanë punuar për MUP-in e Serbisë, por as ata nuk po bëjnë gjë”, deklaroi Ivanoviç për revistën “Vreme” të Beogradit më 28 shtator të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button