Janarin e pritëm, jemi budallenj? Do bien në rrjetë peshqit e mëdhenj?

Viti i Ri ngadalë,

ka hapur siparin,

dhe sot-gjithë të gjallët,

kapën Pesë Janarin!

Dhe të gjithë po presim,

plot kuriozitet,

cili peshk do bjeri,

i pari në rrjetë?!

Nga pritja e gjatë,

vërtet jemi lodhur,

po dhe këtë muaj,

nuk ka për të ndodhur!

Llalla na la pendët,

s’është më prokuror,

po kjo që ka ardhur,

nuk ka shumë në dorë!

Në “rrjetat” e saja,

nuk do ndrisi fati,

se Llalla s’ka lënë,

asnjë dosje gati!

Nuk ka lënë detyra,

as për prokurorët,

litarin përjashta,

s’ka lënë për tutorët!

Tutorët e Llallës,

fare nuk kanë frikë,

se nëpër struktura,

kanë dhjetra besnikë!

Sa herë ka thënë,

zoti Donald Lu,

se hata e madhe,

do bëhet këtu!

Janarin e pritëm,

ne si budallenj,

të bien në rrjetë,

peshqit e mëdhenj!

Ngado qarkullojnë,

legjenda urbane,

por s’janë arrestimet,

punë amerikane!

Asistencë teknike,

edhe mund të japi,

po as dhe një peshk,

s’ka fuqi të kapi!

Për 21 Janarin,

ekspertizën nxori,

po gjykata jonë,

parasysh s’e mori!

Ne i njohim mirë,

kush ka vrarë e vjedhur,

gjer më sot llumnaja,

burgut ja ka hedhur!

Prokurore e re,

mund të jetë një shpresë,

nëse politika,

nuk e pret në besë!

S’presim në Janar,

ndonjë peshk të kapi,

po çështjet madhore,

duhet t’i rihapi!

I pari Lulashi,

si kryekusar,

si i akuzuar,

për 300 milionë dollarë!

Luli ka me Salën,

akuza të tjera,

saqë mund të rrinë,

në burg përngahera!

Qarkullon një vidio,

për një çift të lartë,

që i kanë dhe banjat,

me dorezë të artë!

Çfarë thuhet aty,

duhet të hetohen,

ose të burgosen,

o të llagarohen!

Duhet të hetohen,

akuzat e nxehta,

nëse janë gënjeshtra,

apo të vërteta!

Kjo vidio- dy javë,

që ka qarkulluar,

ndaj prokuroria,

është shumë e vonuar!

Po të isha unë,

i pastër-jo qyq,

pamfletin.com,

do hidhja në gjyq!

Një çështje e madhe,

dhe me shumë vlerë,

është dhe Gërdeci,

që u hodh në erë!

Është dhe “Shqiponja”,

e Shehut Tritan,

që i shiti naftë,

shokut Sllobodan!

Bëri dhe Grusht Shteti,

Sala i marrosur,

saqë dhe Azemin,

e lanë pa varrosur!

Të zbardhet çdo krim,

i vjetër-i ri,

se mbas Nëntëdhjetës,

s’është bërë drejtësi!

Gjithë krimet e SHIKUT,

me surrat të zi,

që Visho Ajazi,

të gjitha i di!

Vishua i di mirë,

gjithë krimet dhe tmerret,

këta me të tepër,

ja bënë gjithë nderet!

Unë jam i sigurtë,

dhe presjen s’lëviz,

gjithë institucionet,

janë bërë shumë pis!

Sikur të përmbyset,

gjithë Shqipëria,

këtu-me patjetër,

do bërë drejtësia!

Të vihet në vend,

nderi i shqiptarëve,

gjithë pasuritë,

t’u merren kusarëve!

T’u merren paratë,

gjithë maskarenjve,

edhe t’u rikthehen,

sërish fukarenjve!

Se u bë e pasur,

kjo klasë politike,

vetëm duke vjedhur,

pasuritë publike!

Këtu korrupsioni,

kudo ulëret,

duam drejtësi,

jo përralla me mbret!

Tiranë, 4 Janar 2018

Arben Duka/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Janarin e pritëm, jemi budallenj? Do bien në rrjetë peshqit e mëdhenj?
Janarin e pritëm, jemi budallenj? Do bien në rrjetë peshqit e mëdhenj?
Janarin e pritëm, jemi budallenj? Do bien në rrjetë peshqit e mëdhenj?
https://2.bp.blogspot.com/-3WasQzKpyTE/WlCfX2KdVCI/AAAAAAAAOM8/EZLKlJrlrJUA1DiMAcw2YppckkQHURVlQCLcBGAs/s640/fishing_823305-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-3WasQzKpyTE/WlCfX2KdVCI/AAAAAAAAOM8/EZLKlJrlrJUA1DiMAcw2YppckkQHURVlQCLcBGAs/s72-c/fishing_823305-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/janarin-e-pritem-jemi-budallenj-do-bien.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/janarin-e-pritem-jemi-budallenj-do-bien.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy