“Jemi gej dhe të dhunuar”, si e fitojnë azilin shqiptarët në Francë

Shqipëria ishte vendi i parë i origjinës së azilkërkuesve në 2017 në Francë, me 7630 aplikime të listuara, një rritje prej 66 për qind, sipas shifrave të OFPRA të publikuara të hënën.

Pra, renditet para Afganistanit, Haitit dhe Sudanit për numrin e kërkesave për azil. Në një shkrim të francezes “l’Express” ngrihen shumë pikëpyetje, përse nga një vend i konsideruar i sigurt nga BE ka kaq shumë fluks emigracioni?

Në shkrim sqarohet se arsyeja kryesore e njerëzve është pamundësia ekonomike, e cila është në nivele mbijetese në Shqipëri. Edhe pse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt nga BE, për shkak se nuk ka luftëra apo rreziqe të mëdha, jetesa e vështirë ka detyruar qindra mijëra shqiptarë që të largohen nga vendi, me një shkallë të lartë e emigracioni që po karakterizon vendin prej vitesh.

Sipas të dhënave zyrtare, sot, shanset e një shqiptari për të marrë azil në Francë janë zvogëluar. Vetëm 6.5 për qind e aplikantëve shqiptarë kanë fituar azil në 2017. E mbase ata janë detyruar të përdorin një nga argumentet që “shpëtojnë” kërkesën për azil edhe në vendet e sigurta.

Ka tolerime në rastet e akteve të dhunës ndaj grave, diskriminimit kundër personave LGBTI ose pakicave etnike, ndër të tjera. Megjithatë, për shtetasit e kë- tyre vendeve “të sigurta”, procedura për shqyrtimin e dosjes së kërkesës për azil shpejtohet. “Kjo nuk i kalon tre muaj”, argumenton Pascal Brice, drejtor i OFPRA, kundrejt shtatë deri tetë muajve që zgjaste procesi dy vite më parë. Sipas Nathalie Clayer, specialiste në Shqipëri për EHESS, “Shqiptarët ikin nga varfëria dhe papunë- sia”.

Gazeta franceze shkruan se “Ky vend i vogël malor dhe rural është një nga më të varfrit në Europë, me një pagë mesatare prej më pak se 350 euro në muaj. Norma e papunësisë së të rinjve ka tejkaluar 33 për qind në vitin 2017, sipas Bankës Botërore”.

Shqipëria ka një nga normat më të larta të emigracionit në Europë: një e treta e popullsisë është larguar nga Shqipëria në 25 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të Politikës së Migracionit. Si rezultat, Shqipëria, e cila kishte 3.5 milionë banorë në fillim të viteve 1990, tani ka më pak se 3 milionë.

Dhe mosha mesatare, e cila në vitet 1990 ishte ndër më të ulëtat në Europë (28 vjeç), tani është më shumë se 37 vjeç. Eksodi i shqiptarëve nuk është lajm i ri. “Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i emigracionit”, shton Nathalie Clayer. Fenomeni u ndërpre gjatë 45 viteve të sundimit komunist, një nga më të mbyllurit në Europë.

“Regjimi, madje, kontrolloi migrimin e brendshëm, duke kufizuar eksodin rural në qytete”, sipas studimit. Rënia e diktaturës në vitin 1991 çoi menjëherë në një fluks të emigrantëve jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Greqi.

Që nga vitet 1990, rreth 600,000 shqiptarë janë vendosur në Itali, 500,000 në Greqi, sipas shifrave nga Politika e Migracionit. Disa nga ata që ishin vendosur në Greqi u kthyen në vend për shkak të krizës, që goditi vendin fqinj nga viti 2008. Përveç krizës së vitit 2008 që ka ndaluar fillimin e një përmirësimi në situatën ekonomike në Shqipëri, stanjimi politik ndoshta kontribuon në vazhdimin e eksodit, sipas Nathalie Clayer.

“Ndryshimi politik katër vjet më parë nuk ka sjellë ndryshime në situatën në vend, korrupsioni dhe klientelizmi janë ende të larta”. Që nga viti 2003, Franca ka përpiluar një listë të vendeve “të sigurta”, ku Shqipëria është pjesë e saj. Por Konventa e Gjenevës vlen për të gjithë “refugjatët pa diskriminim për racën, fenë apo vendin e origjinës”.

Ky parim detyron çdo vend nënshkrues të merret me të gjitha kërkesat për azil, qoftë nga një vend që konsiderohet “i sigurt” apo jo. Rritja e fluksit të emigracionit të shqiptarëve në Francë motivoi udhëtimin e Gerard Collomb në Tiranë, në mes të dhjetorit. Franca ka bërë presion që Shqipëria të shtrëngojë kontrollet për largimin nga vendi. Që nga gushti, më shumë se 9700 nisje janë bllokuar nga Shqipëria./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7020,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2080,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1584,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,417,Video,455,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Jemi gej dhe të dhunuar”, si e fitojnë azilin shqiptarët në Francë
“Jemi gej dhe të dhunuar”, si e fitojnë azilin shqiptarët në Francë
“Jemi gej dhe të dhunuar”, si e fitojnë azilin shqiptarët në Francë
https://2.bp.blogspot.com/-CFL7DkMnRAg/Wlds9mOr1xI/AAAAAAAAOuo/6TYni--6cQsVXPpoK6FSjObtU7keXwkWgCLcBGAs/s640/azilantet-587x330.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-CFL7DkMnRAg/Wlds9mOr1xI/AAAAAAAAOuo/6TYni--6cQsVXPpoK6FSjObtU7keXwkWgCLcBGAs/s72-c/azilantet-587x330.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/jemi-gej-dhe-te-dhunuar-si-e-fitojne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/jemi-gej-dhe-te-dhunuar-si-e-fitojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy