“Kanë kurdisur një ndeshje me një serbe ku duhet të humbas”, reagon avokati i Majlinda Kelmendit

Pak orë më parë në rrjetin social ‘facebook’ të xhudistes nga Kosova Majlinda Kelmendi u publikua një status ku sportistja pohonte se zyrtarët i kishin kurdisur një ndeshje ndaj një kundërshtarje nga Serbia ku duhet me patjetër të humbë.

“Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa ditësh që është duke u organizuar një duel me një xhudistë serbe, tani mora një informacion që asesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe un duhet të sakrifikoj karrierën time dhe ta lë të më mposhtë xhudistja serbe. Është shumë e qartë tani se kjo po bëhet vetëm që disa zyrtarë tonë t’u hynë në b… ndërkombëtarëve dhe të shpëtojnë nga krimet e bëra. Prandaj, kërkoj nga ju që të më përkhrani duke më kthyer një përgjigje se a duhet të marr pjesë apo jo, dhe unë do të vendos në bazë të komenteve tuaja. Mos harroni që të bëni edhe share. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj. E juaja M.K.”

Disa çastë më vonë ky status është fshirë dhe avokati i xhudistes Majlinda Kelmendi, Arianit Koçi, ka reaguar duke thënë se dikush ka keqpërdorur emrin e sportistes. Për këtë avokati deklaron se do të bëjë kallzim penal.

“Sot, persona të pandërgjegjshëm, duke postuar nga nje profil i rrjeshēm në facebook, kanë shkruar gjëra te pavërteta në emër të kampiones botërore – Majlinda Kelmendi. Unë jam i autorizuar që të ushtroj kallezimi penal në emër të Majlindes ndaj ketyre personave të cilët i shkaktojnë dëm jo vetëm Majlindes, por edhe trajnerit të saj Driton Toni Kuka, dhe Federatës së Xhudos të cilët me mund e sakrifice kanë arritur sukseset më të mëdha, në sport dhe jo vetëm, në Kosoven e pasluftës”-shkruan Koci në Facebook.

Trajneri Driton Kuka ka mbajtur të njëjtin qëndrim ku me anë të një statusi në “facebook” ka shkruar se Majlinda nuk disponon asnjë llogari në këtë rrjet social dhe gjithashtu ka bërë thirrje për hetim./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Kanë kurdisur një ndeshje me një serbe ku duhet të humbas”, reagon avokati i Majlinda Kelmendit
“Kanë kurdisur një ndeshje me një serbe ku duhet të humbas”, reagon avokati i Majlinda Kelmendit
https://4.bp.blogspot.com/-61JmCMSDsLQ/WlI8k5bBcEI/AAAAAAAAOUY/Ar4Rjil8quwsUJSHGTQTuBCKs9KJeBhqACLcBGAs/s640/majlinda.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-61JmCMSDsLQ/WlI8k5bBcEI/AAAAAAAAOUY/Ar4Rjil8quwsUJSHGTQTuBCKs9KJeBhqACLcBGAs/s72-c/majlinda.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kane-kurdisur-nje-ndeshje-me-nje-serbe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kane-kurdisur-nje-ndeshje-me-nje-serbe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy