KFOR-i konfirmon praninë e njësive serbe të armatosura në veri

Persona të maskuar me uniforma dhe emblema të ushtrisë serbe, të armatosur me armë të rënda, janë duke vepruar në territorin e Kosovës në pjesën veriore, në malet e Leposaviqit.

Ndërkaq autoritetet e sigurisë në vend si duket nuk janë në dijeni të aktiviteteve që janë duke u zhvilluar në malet e Kopriqeves.

Stërvitjet e njësive paraushtarake serbe, janë duke vepruar aty sikur të ishte nën administrimin zyrtar të shtetit Serb.

Praninë e tyre në atë teren e ka konfirmuar edhe vetë KFOR-i, i cili përIndeksonline ka thënë se, cili do që të jetë aktiviteti i tyre është nën përgjegjësinë e autoriteteve të sigurisë vendore që të vëzhgojnë dhe të sigurohen se nuk po rrezikohet siguria e vendit.

Klubi i sportit ‘Air Soft Club Vukovi’, pronar i të cilës është Momcilo Arlov, një shtetas serb i cili më herët ishte pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë vitit që lamë pas Arlov ka organizuar një sërë stërvitjesh ushtarake nën pretendimin se armët që janë përdorur aty kanë qenë vetëm lodra.

“Sa i përket gjendjes në zonën e Leposaviqit, ne e dimë se klubi që përmendët është klubi i sportit i cili rregullisht organizon dhe zhvillon shumë aktivitete sportive airsoft. Në vitin 2016, ata organizuan një ngjarje të madhe të sporteve ajrore të quajtur “Operation Fenix” rreth maleve të Leposaviçit. Për Z. Momcilo Arlov, i cili është pjesë e Klubit si President, pavarësisht nga përvoja e tij e kaluar, duhet të mendoni se gjatë viteve të fundit aktiviteti sportiv i airsoft-it është bërë një hobi i përbashkët në të gjithë botën dhe nuk është kaq e pazakontë që të dy aktivitetet nga ish ushtarak dhe personel aktiv ushtarak të stervisin së bashku”, thuhet në tej në përgjigjen e KFOR-it, dhënë për Indeksonline.

“Përderisa ato klube të qëndrojnë brenda kufijve të sportit dhe nuk kryejnë aktivitete me armë të vërteta, nuk ka shqetësime të mëdha lidhur me sigurinë. Megjithatë, institucionet në Kosovë janë në gjendje të përballen me ndonjë kërcënim të sigurisë dhe KFOR-i është i gatshëm t’i mbështesë ato kurdoherë që është e nevojshme”, përfundon përgjigja e KFOR-it.

‘Air soft club Vukovi’ me seli në Zveqan është themeluar në vitin 2015, e cila është e licencuar nga vetë Ministria e Administratës Publike të Kosovës, për të zhvilluar stërvitje në malet e Kopriqevës.

Megjithatë Policia e Kosovës nuk ka qenë e informuar për aktivitetet e këtij klubi gjatë gjashtë muajve të parë të vitit që kaloi, ka forcuar dyshimet e bazuara se ky klub është duke zhvilluar stërvitje ushtarake në përgaditje për një konflikt të armatosur gueril në pjesën veriore të Kosovës.

Në përbërje të këtij klubi janë ish-pjesëtarët e njësitit paramilitar të ushtrisë serbe të trajnuar nga kapiten Arkani dhe kapiten Dragani.

“E Vërtetë është që disa here jam takuar dhe fotografuar me kapiten Draganin dhe që nga ai kamë pranuar kapelën bereta e kuqe, të cilën me shumë krenari e kamë mbajtur në të gjitha luftërat duke përfshire edhe atë në Kosovë”, ishte përgjigja e vetë Momcilo Arlov, dhënë për emisionin Udhëve.

Armët e kalibrave të ndryshëm si dhe uniformat e ushtrisë serbe nuk kanë qenë pjesë në momentin kur është licencuar i ashtë quajturi klub sportiv, “Air Soft Klub Vukovi”.

Pyetja se a janë në dijeni se çka kanë lejuar të ndodh brenda kufijve të Kosovës si Policia ashtu edhe Ministria e Administratës Publike, mbetet të shihet në të ardhmen, se cili do të jetë roli i këtyre njësive paraushtarake serbe./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7959,Camëri,108,Editorial,1708,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2372,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: KFOR-i konfirmon praninë e njësive serbe të armatosura në veri
KFOR-i konfirmon praninë e njësive serbe të armatosura në veri
KFOR-i konfirmon praninë e njësive serbe të armatosura në veri
https://1.bp.blogspot.com/-gpNSbpTPOHc/Wlsu8IezXFI/AAAAAAAAO80/IlduI8fnr34NC2jk0gmCxGIKV2CJHvZFACLcBGAs/s640/auto_KFOR-i-barikada_ne_rrugen_per_Zvecan-Mitrovica_e_veriut_1_qershor_2012a2-Laura_Hasani1515784090.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-gpNSbpTPOHc/Wlsu8IezXFI/AAAAAAAAO80/IlduI8fnr34NC2jk0gmCxGIKV2CJHvZFACLcBGAs/s72-c/auto_KFOR-i-barikada_ne_rrugen_per_Zvecan-Mitrovica_e_veriut_1_qershor_2012a2-Laura_Hasani1515784090.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kfor-i-konfirmon-pranine-e-njesive.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kfor-i-konfirmon-pranine-e-njesive.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy