Kongresmeni republikan Michael Grimm: Shqipëria, aleate e rëndësishme e SHBA!

Nga Kozeta Turishta

Michael Grimm është një ndër politikanët më të spikatur në Amerikë. Ka përfaqësuar Nju Jorkun në dy mandate si Kongresmen, nga viti 2011-2015. Ai ka një karrierë të gjatë jo vetëm në politikë, por dhe në fushën e biznesit, si avokat, si ish-agjent i FBI-së për vite me radhë, gjithashtu ka qenë dhe marins për një kohë të gjatë, duke i shërbyer vendit më të madh në botë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me profesionalizëm dhe përkushtim, siç thotë dhe vetë ai.

Sivjet ai kërkon mandatin e tretë në Kongresin Amerikan, ku në një fushatë intensive që po zhvillon në zonat e tij, si Staten Island dhe një pjesë të Brooklyn, deri më tani duket që fati të jetë në anën e tij, pasi elektorati beson dhe e mbështet këtë kandidaturë, gjë e cila mund të përkthehet në vota për Grimm.

Dritare.net ka ndjekur nga afër një ditë të fushatës së tij me komunitetet e zonave ku ai garon, ku mes duartrokitjeve të pafundme, mes një dashamirësie të një numri të madh pjesëmarrësish, njerëzit shprehnin me bindje fitoren e tij. Në takimet elektorale janë jo vetëm amerikanë, por shumë shqiptarë që jetojnë në Staten Island dhe në Brooklyn, të cilët e ndjekin Grimm në çdo dalje të tij publike.

Ai është anëtar i Partisë Republikane dhe një ndër republikanët që ka votuar kundër reformës për të dëbuar emigrantët nga ëndrra e tyre amerikane. Grimm vjen nga një familje emigrantësh, gjë e cila e bën të jetë më i ndjeshëm për shtresat në nevojë dhe ato të mesme, e një sërë problematikash që ai prek gjatë takimeve të tij ku gjithmonë vë theksin tek punësimi, mirëqenia dhe është absolutisht një mbështetës i madh i emigrantëve të ndershëm që duan të jetojnë e të punojnë në Amerikë. Njerëz të cilët e njohin nga afër, e adhurojnë për thjeshtësinë dhe humanizmin që e karakterizon, i cili në këto zgjedhje kërkon që të gjithë së bashku mund të bëjnë të mundur një jetë më të mirë dhe programi i tij qaset me të gjitha kërkesat e qytetarëve, si një politikan i suksesshëm, i cili gjithmonë ka ditur t’i fitojë betejat politike. Siç duket sekreti është i qartë, që i di mirë nevojat themelore të votuesve të tij, apo siç njihet ndryshe, si njeriu që mban premtimet, një fakt që është treguar përgjatë viteve të tija në politikë, ku programet elektorale i ka kthyer të gjitha në një realitet, që ia bën shumë më të lehtë rrugëtimin, këtë herë, drejt një fitoreje të bindshme. Madje, fushata e tij ngjan si një mision humanitar, ku ai vetë shtëpi për shtëpi, familje për familje, cep më cep, ka vendosur t’i vizitojë vetë personalisht nga afër, në mënyrë që të njihet në detaj me hallet konkrete që kanë njerëzit e atyre zonave.

Kur i fola për Shqipërinë dhe i kërkova nëse mund të jepte një intervistë në Dritare.net, për të gjithë shqiptarët e Amerikës që e mbështesin e janë votuesit besnikë të tij, pa u hezituar më tha: “Shqiptarët janë miqtë e mi më të mirë dhe një intervistë do ishte gjëja më e vogël për një mirënjohje kaq të madhe sa unë kam për ju”. E ndër të tjera i njeh shumë mirë traditat e kulturën shqiptare dhe mezi pret që një ditë jo të largët, të vizitojë Shqipërinë.

Dritare.net: Z. Grimm, për të tretën herë kandidoni për Kongresin Amerikan? Është më e vështirë, apo më e lehtë për ju, këtë herë?

Michael Grimm: Këtë herë është më e vështirë, do thosha, për mua personalisht, pasi media po më sulmon çdo ditë, sa më shumë afrohet gara aq më shumë të lufton media. Për familjen time, nuk është e lehtë teksa dëgjojnë çdo ditë lajmet ku flitet kundër meje, por unë kam një mision në jetën time: vetëm përpara sepse e dua këtë vend aq shumë sa kam vënë vullnetin mbi gjithçka për të luftuar për të, e për t’i shërbyer ashtu siç e meriton sepse besimi që njerëzit kanë tek unë nuk mund t’ua hedh poshtë, pasi janë po këta njerëz që më njohin vërtetë kush jam, e më kanë besuar votën në dy mandate. Jam i sigurt që këtë herë kanë një tjetër arsye më të madhe për ta besuar sërish votën e tyre tek unë sepse e dinë që askush tjetër nuk mund të punojë më fort se unë për familjet e tyre.


Dritare.net: Do përfaqësoni Staten Island dhe një pjesë të Brooklyn. Si jeni pritur nga elektorati i këtyre zonave?

Më kanë pritur shumë mirë. Pjesa më e madhe e elektoratit tim janë njerëz të klasës punëtore dhe e dinë shumë mirë çfarë do të thotë politika në këtë rast dhe vota për kandidatin e zonës ku jetojnë, sepse me mirënjohje e shprehin punën që unë kam bërë për ta, fundja detyrën time, por kjo për mua do të thotë më shumë sesa të lëvizësh malet, sepse nuk ka gjë më të vlefshme sesa dashuria e respekti që këta njerëz kanë për ty e punën tënde. Me përulësi i falënderoj dhe i premtoj se do më kenë çdo ditë afër tyre, familjeve të tyre dhe problemeve që kanë. Po sjell ndërmend rastet e prekura nga tsunami ‘Sandy” ku dhe përtej detyrës sime, si Kongresmen, u kam qëndruar pranë si një familjar i tyre, duke bërë të pamundurën të mundshme dhe jam shumë i lumtur për këtë sepse këta njerëz janë aq fisnikë sa të imponojnë respekt e vetëm dashuri.

Dritare.net: Në të dyja zonat ku ju kandidoni për Kongres, ka shumë shqiptaro-amerikanë, siç dhe ju vetë e dini. Sa e rëndësishme është vota e tyre?

Votat e shqiptareve janë absolutisht shumë të rëndësishme. Së pari, unë kam shumë miq shqiptarë, një ndër to dhe mikun tim më të ngushtë i cili është shqiptar i Maqedonisë. Janë njerëz të punës, të ndershëm, të dashur e të mirë pafund, sa më kujton dhe prejardhjen time si gjysmë italian nga nëna sepse pothuajse kemi të njëjtën kulturë. Shqiptarët kanë ditur të jenë të suksesshëm, madje siç e thashë, njoh shumë, e pjesa më e madhe kanë bizneset e tyre, ku përmes sakrificave kanë ditur jo vetëm t’ia dalin, por të integrohen në këtë vend duke krijuar familjet e tyre, të cilët gjithë së bashku i japin një kontribut më shumë Amerikës. Jam shumë krenar që i përfaqësoj shqiptarët në këto zgjedhje dhe i konsideroj miq.

Dritare.net: Cili është opinion juaj për shqiptarët?

Njerëz të mrekullueshëm, të besës dhe familjarë të denjë. Siç e thashë më lartë, janë pak a shumë të përafërt me kulturën italiane dhe janë absolutisht shumë të rëndësishëm si komunitet në Staten Island dhe Brooklyn.

Dritare.net: Sa i njihni zhvillimet politike shqiptare?

Nuk i ndjek nga afër, por jam i lumtur që kur isha në krye të Kongresit, të prisja Kryeministrin e asokohe dhe ta prezantoja përpara pjesëmarrësve në një ndër takimet e Kombeve të Bashkuara. Ajo që unë di të them është se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshiroj të forcohet akoma më shumë partneriteti mes nesh në të ardhmen.

Dritare.net: Nëse i fitoni këto zgjedhje, çfarë do bëni për shqiptarët?

Nëse fitoj, pa diskutim do bëj më të mirën për komunitetin shqiptar, por jo vetëm. Për mua nuk ka dallime sepse të gjithë komunitetet e zonave janë si një familje e madhe të cilët besojnë tek puna ime dhe për këtë i konsideroj të gjithë njësoj. Ajo çfarë është emergjente këtë radhë në kandidimin tim është të punoj fort për “epideminë” e shekullit, siç është droga, e cila ka pushtuar jo vetëm çdo rrugicë të këtyre zonave, por po shkatërron rininë dhe vendin ku unë kandidoj, për të cilin e quaj veten përgjegjës e dua që të ndërhyj sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar këtë trafik të rrezikshëm e të paligjshëm. Dua që banorët e këtyre zonave të jetojnë të sigurt në shtëpitë e tyre.


Dritare.net: Keni qenë gjithmonë një mbështetës i madh për emigrantët. Vazhdoni të keni të njëjtin opinion?

Të jem i sinqertë, sistemi ynë i emigracionit është komplet jashtë funksionit. Statistikat tregojnë që pjesa më e madhe e emigrantëve vijnë nga Meksika, Amerika Latine, Azia, Afrika dhe një pjesë nga Evropa. Kjo nuk është aspak gjë e mire për Amerikën. Ne duhet të kemi një sistem që e bën Amerikën më të sigurt, më të mirë dhe më të kualifikuar në rang ndërkombëtar. Por vazhdoj të jem një mbështetës i madh i atyre emigrantëve që hyjnë legalisht në këtë vend dhe duan të ndërtojnë jetët e tyre nëpërmjet punës së ndershme, e që nuk janë njerëz problematikë.

Dritare.net: Jeni një ndër politikanët më të spikatur, me një karrierë brilante, ku prej vitesh i shërbeni vendit më të madh në botë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si ju bën të ndiheni ky fakt?

Ka qenë gjithmonë ëndrra dhe pasioni im t’i shërbej vendit tim me dashuri e ndershmëri. Të jesh një marins, ka qenë ndër eksperiencat e mia më të mëdha, ku kam mësuar çfarë jeta në të vërtetë është, apo si agjent i FBI-së, një ëndërr e bërë realitet tashmë. Jam shumë i lumtur për çdo arritje timen profesionale, dedikuar vendit tim, në kaq vite karrierë, jo vetëm politikë, por në të gjitha dimensionet ku unë i kam dhënë këtij vendi dhe kjo më bën të ndihem kaq mirë. Sa kam qenë në Kongres kam kaluar ligje gjithmonë në dobi të një jete më të mirë për njerëzit e shumë punë të tjera, e ndaj sot më shumë se kurrë e kërkoj fitoren time për të vijuar ëndrrën e elektoratit tim, e së bashku të bëjmë një të ardhme më të ndritur.

Dritare.net: Përveç karrierës, çfarë tjetër është e rëndësishme për ju?

Jam një njeri i thjeshtë. Familja, miqtë dhe shëndeti, këto janë gjërat më të rëndësishme për mua. Kam kaluar dhe periudha të vështira, madje dhe përmes luftës herë pas here si marins, apo si në kohën kur isha agjent i FBI-së, ku të duhet të përballesh me raste rreziku për të zbuluar dhe investiguar të vërtetën, jeta më ka përballur mjaft me sfida që sot më kanë dhënë një leksion për jetën dhe thelbin e saj, e jam i bindur se asgjë tjetër nuk më bën më të lumtur sesa gjërat e vogla, por që kanë dashuri, si njerëzit e zemrës që të gjenden e të duan në të mirë e në të keqe.


Dritare.net: Cili është mesazhi juaj në këtë fillim viti?

Mesazhi im për këtë fillim viti është mbi të gjitha të gëzoni shëndet, lumturi dhe mbarësi në çdo familje tuajën.

Kur unë të jem Kongresmeni juaj, mbajeni mend, do punoj për ju më shumë seç kam punuar. Dera ime do jetë gjithmonë e hapur për t’i dhënë zgjidhje çdo problemi. Nëse do jetë në dorën time, është e padiskutueshme që do kryhet, çfarëdo shqetësimi të jetë do jem gjithmonë aty për ju për të bërë më të mirën për ju. Sepse reputacionin tim e kam ndërtuar si një njeri i fjalës së dhënë, por dhe atij që i mban ato përmes punës dhe rezultateve të saj. Një vit i mbarë qoftë për të gjithë ju!/dritare.net/ZgjohuShqiptar.info



KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7960,Camëri,108,Editorial,1709,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2372,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1777,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kongresmeni republikan Michael Grimm: Shqipëria, aleate e rëndësishme e SHBA!
Kongresmeni republikan Michael Grimm: Shqipëria, aleate e rëndësishme e SHBA!
Kongresmeni republikan: Shqipëria, aleate e rëndësishme e SHBA!
https://1.bp.blogspot.com/-XAxr2T_6g1s/Wk5XsUkT3mI/AAAAAAAAN_I/QTm57isxnbwhaufOu05EHHyXRbEjU49vACLcBGAs/s640/5.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-XAxr2T_6g1s/Wk5XsUkT3mI/AAAAAAAAN_I/QTm57isxnbwhaufOu05EHHyXRbEjU49vACLcBGAs/s72-c/5.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kongresmeni-republikan-michael-grimm.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kongresmeni-republikan-michael-grimm.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy