Kosova e sigurt: Vatikani do të na njohë!

Ndonëse është një shtet i vogël, njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Vatikanit mund të luaj një rol të rëndësishëm për shtetin tonë. Mirëpo, a mund të ndodhë një gjë e tillë, këtë e shpjegon diplomatja kosovare në Romë, Alma Lama. Në një intervistë për “Indeksonline”, ajo ka treguar se në Parlamentin Italian kanë arritur ta kenë një Dhomë të Tregtisë e cila ka sjellë investitorë të shumtë nga Italia në Kosovë.

Poashtu, Lama ka folur edhe për çështjen e Vatikanit rreth asaj se a ka mundësi ta njohë Kosovën? Sipas saj, ka shumë arsye që kjo njohje të vjen sa më shpejt. Ajo thotë se Kosova e ka ruajtur gjithnjë tolerancën fetare, me këtë rast, njohja nga Vatikani është më se e merituar. Ambasadorja kosovare ka treguar edhe arsyen e përplasjes verbale me ambasadorin serb në Universitetin La Sapienza në Itali në konferencën me temën “rreth luftës dhe dëmtimit të trashëgimisë kulturore në ish-Jugosllavi”.

Kjo përplasje ka ardhur pasi Lama ka vërejtur se aty po sulmohej Kosova dhe Kroacia.

E pa dyshim aty s’ka munguar reagimi i ashpër i Lamës. “Ne si shtet dhe si popull kemi raporte të shkëlqyer me Vatikanin, zyrtarët e Kosovës, janë pritur në takimet e nivelit më të lartë nga Selia e Shenjtë, mirëpo ende njohja formale nuk ka ndodhur, dhe unë shpresoj që kjo mos të zgjasë për shumë kohë”, ka thënë ajo.

“Unë besoj se meqë jemi pjesë e një kombi që është i pari që ka përqafuar Krishtërimin dhe megjithë ndryshimet dramatike përgjatë shekujve, kemi ruajtur tolerancën fetare; meqë jemi pjesë e një kombi që i ka dhënë botës dy figura të mëdha siç është Skenderbeu i cilësuar si “Atlet i Krishtit” e si mbrojtës i civilizimit Perëndimor nga errësira e pushtimit otoman; meqë jemi një komb që i kemi dhënë botës Nënë Terezën, përfaqësuesen më të madhe dhe më të denjë të humanizmit, e meritojmë njohjen e pavarësisë së shtetit tonë nga Selia e Shenjtë dhe besoj se ajo do të vijë”, përgatiti Koha.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova e sigurt: Vatikani do të na njohë!
Kosova e sigurt: Vatikani do të na njohë!
Kosova e sigurt: Vatikani do të na njohë!
https://4.bp.blogspot.com/-PPuh7pD5_tE/WkuuFHc4UKI/AAAAAAAANwY/7ZxheCnRyv0WGkkjhTd-lXNGJGxrPJ3_QCLcBGAs/s640/vatican75-01_1514808863-4477807.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-PPuh7pD5_tE/WkuuFHc4UKI/AAAAAAAANwY/7ZxheCnRyv0WGkkjhTd-lXNGJGxrPJ3_QCLcBGAs/s72-c/vatican75-01_1514808863-4477807.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kosova-e-sigurt-vatikani-do-te-na-njohe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kosova-e-sigurt-vatikani-do-te-na-njohe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy