Kosova po i largohet Bashkimit Europian

Në takimin e katërt të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme me deputetët e Parlamentit Evropian, të mbajtur në Strasburg është bërë e ditur se nuk është arritur miratimi i konkluzave të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës.

Mosmiratimi i konkluzave, sipas opozitës, ka ardhur si pasojë veprimeve të deputetëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, të cilët kundërshtuan një paragraf të propozuar nga deputetët e Parlamentit Evropian, i cili u bënte thirrje liderëve politikë në Kosovë që të vazhdojnë të përkrahin funksionimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cituar nga “Xeri.Info” tha se nga bisedat që kanë zhvilluar me deputetët e Parlamentit Evropian është theksuar se Kosova nuk po i respekton parimet e sundimit të ligjit dhe obligimet ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht për shkak të qasjes tërësisht të papërgjegjshme të koalicionit qeverisës, për shkak se dështoi miratimi i atij paragrafi, deputetët e Parlamentit Evropian nuk ishin të gatshëm të miratojnë deklaratën në tërësi”, tha Osmani.

Nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha për radion “Evropa e Lirë” se mosmiratimin i një konkluze të përbashkët nuk do të dëmtojë raportet e Kosovës me Parlamentin Evropian.

Njohës të çështjeve evropiane vazhdimisht kanë theksuar se Kosova ndodhet shumë larg përmbushjes së kritereve që e përafrojnë atë me integrimin në Bashkimin Evropian.

Sfidë para shtetit të Kosovës, sipas tyre, mbetet sundimi i rendit dhe ligjit, reformat e brendshme, transformimi rrënjësor i politikëbërjes si dhe zhvillimi dhe funksionimi i institucioneve./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova po i largohet Bashkimit Europian
Kosova po i largohet Bashkimit Europian
https://4.bp.blogspot.com/-CHWlsHuiZvk/WmdPlueP1dI/AAAAAAAAP7U/wd6u1mlsPkIuLgiPZ_4kofirKafXID59QCLcBGAs/s640/KOSOVA-LARG-BE.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-CHWlsHuiZvk/WmdPlueP1dI/AAAAAAAAP7U/wd6u1mlsPkIuLgiPZ_4kofirKafXID59QCLcBGAs/s72-c/KOSOVA-LARG-BE.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kosova-po-i-largohet-bashkimit-europian.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kosova-po-i-largohet-bashkimit-europian.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy