Kur Edouard Schneider i dedikonte vajzës së tij librin “Pellazgët”: Mos e harro kurrë gjakun tënd shqiptar

Nga Aurenc Bebja*

Në fillim të veprës me titull “Une race oubliée; les Pélasges et leurs descendants – Një racë e harruar; Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” të Edouard Schneider (Ish-shef inxhinier në Shkodër), botuar në Paris, në vitin 1894, gjejmë një dedikim special të vetë autorit për vajzën e tij, Mathilde.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tij për publikun shqiptar:

Dedikim,

Për vajzën time Mathilde

Miq të shumtë të nënës tënde dhe të mitë më kanë thënë njëzet herë që të shkruaj atë që unë dija për Shqipërinë, vend ku kam njohur nënën tënde kur ishte vajzë e re, me të cilën u martova dhe të solli në jetë.

Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptar, dhe po të dedikoj këtë libër të vogël, që ti ta kesh gjithmonë pranë teje, dhe kështu të mos harrosh kurrë mëmëdheun dhe gjuhën e nënës, ku në të ardhmen do t’u njihet vlera.

Në këtë moment, ti nuk di ende të lexosh, por ti flet më mirë se unë këtë gjuhë të ashpër, por e ëmbël në gojën tënde, që zgjati vetëm katër pranvera të gëzueshme. Tashmë, ti tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë gjithmonë të shkruaj, me të folurën tënde fëmijërore, u thua të tjerëve që punoj për ty, për të fituar lekun që do të të sjellë lodra.

Kur të lexosh këtë libër të vogël, kur të bëhesh vajzë e madhe, grua, nënë, dhe të njohësh më mirë botën se tani, do të kuptosh se qëllimi i netëve të mia nuk ishte fitimi i lekut për të blerë lodra, por ringjallja e kujtimit të racës primitive të harruar të Pellazgëve, që sollën në jetë shqiptarët, nënën tënde.

Shekulli në të cilin do të jetosh do t’i përkasë si burrit ashtu dhe gruas; nëse dëshiron që hiri i babait tënd në varr të prehet në paqe, vepro si ai që nuk ishte shqiptar; puno sa më shumë që të mundesh, për të ringjallur gjuhën e pasur të paraardhësve tanë të përbashkët, sepse unë gjithashtu, si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë që populluan Evropën, këtë kontinent të madh ishullor, që pa mbi tokë paraardhësit e familjes së madhe dhe inteligjente të hominideve.

Kostandinopojë, 31 dhjetor 1893

ED. SCHNEIDER

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur Edouard Schneider i dedikonte vajzës së tij librin “Pellazgët”: Mos e harro kurrë gjakun tënd shqiptar
Kur Edouard Schneider i dedikonte vajzës së tij librin “Pellazgët”: Mos e harro kurrë gjakun tënd shqiptar
https://4.bp.blogspot.com/-B_0czIuYBI0/Wly9TmYtsTI/AAAAAAAAPEA/0OIdOzZ4gy4BxVkbhwK8TUXBPvxMZxlcQCLcBGAs/s640/image-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-B_0czIuYBI0/Wly9TmYtsTI/AAAAAAAAPEA/0OIdOzZ4gy4BxVkbhwK8TUXBPvxMZxlcQCLcBGAs/s72-c/image-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-edouard-schneider-i-dedikonte.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-edouard-schneider-i-dedikonte.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy