Kur hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në? Bushati sqaron procesin

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka sqaruar për opinionin publik hapat që priten gjatë këtij viti për procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera Bushati theksoi se viti 2018 “është një vit shumë i rëndësishëm pasi në prill pritet nga ana e Komisionit Evropian që të vijë propozimi për hapjen e negociatave për anëtarësim.”

Bushati: Ky është një vit shumë i rëndësishëm pasi në prill presim nga ana e Komisionit Evropian që të vijë me një propozim për hapjen e negociatave për anëtarësim. Dhe më pas në samitin e majit në Bullgari, gjatë presidencës bullgare e cila ka një fokus tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tek procesi i zgjerimit, ne të kemi mundësi të merrnim një mesazh të qartë politik që ne të kishim dritën e gjelbër për një vendimmarrje nga ana e vendeve anëtare të BE-së.

Është një vit përcaktues, pasi në 2019, vetë Bashkimi Evropian përfshihet në një proces ripërtëritës për shkak të zgjedhjeve. Është përcaktues gjithashtu sepse jemi në fazën e konstituimit të disa prej qeverive në disa prej vendeve anëtare dhe konsiderohet si një moment oportum për Shqipërinë, për Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit.

Tare: Kur do të mësojnë shqiptarët nëse hapen apo jo bisedimet me BE-në? Ka një datë?

Bushati: Në shkurt do të kemi takimin e parë mes KE-së dhe vendeve anëtare ku Komisioni do të bëjë publik strategjinë e zgjerimit. Në këtë strategji do të përcaktohen linjat konkrete se si do të jetësohet procesi i zgjerimit. Ne urojmë që në shkurt të vendosen disa binarë të rëndësishëm për sa i përket këtij procesi.

BE-ja do të rishikojë buxhetin e ardhshëm 7 vjeçar dhe ne shpresojmë që buxheti 2020-2027, të reflektojë qartësisht zgjerimin si një prioritet për Shqipërinë dhe vendet e tjera sepse nuk ka zgjerim pa faturë financiare. Ne presim që të ketë një fokus edhe tek procesi i ndërlidhjes që është iniciuar tek procesi i Berlinit por për ta jetësuar më tej në praktikë.

Në prill, KE do të publikojë raportet individuale dhe ky është momenti ku ne presim që KE të konfirmojë progresin që ka bërë Shqipëria, sidomos sa i përket 5 prioriteteve, reforma në drejtësi që është konsideruar kryeprioriteti në këtë fazë ku jemi. Natyrisht, maji është një moment i rëndësishëm pasi do të mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian. Në Bullgari do të kemi një samit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ky është një vit përcaktues për një hap historik për sa i përket integrimit evropian./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në? Bushati sqaron procesin
Kur hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në? Bushati sqaron procesin
Kur hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në? Bushati sqaron procesin
https://1.bp.blogspot.com/-1zgwslcOp5o/WlTrQttDxHI/AAAAAAAAOhY/w2UCIErLKV0YWx74sAFyS54YVVdCoygFACLcBGAs/s640/ditmir-bushati-niko-kokozias-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-1zgwslcOp5o/WlTrQttDxHI/AAAAAAAAOhY/w2UCIErLKV0YWx74sAFyS54YVVdCoygFACLcBGAs/s72-c/ditmir-bushati-niko-kokozias-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-hapen-negociatat-e-shqiperise-me-be.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-hapen-negociatat-e-shqiperise-me-be.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy