Kur të rinjtë derdhnin… grushta dhe shkelma nëpër aksionet e rinisë (FOTO)

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa më e madhe e të rinjëve të para viteve 90-të, anëtarë të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, ishin të detyruar që të merrnin pjesë në aksionet e ndryshme, anë e mbanë vëndit, nga jugu në veri, duke “iu përgjigjur thirrjes së Partisë” atje ku “i kërkonte atdheu”. Si p.sh. në hapjen e taracave e brezareve në Rivierën Shqiptare në plantacionet e agrumeve, në ndërtimin e hekurudhës “Rrogozhinë-Fier” apo “Elbasan-Prrenjas-Gur i Kuq”,“Milot-Shkodër”, në ndërtimin e veprave të ndryshme të pesëvjeçarëve, siç ishte Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë”, etj etj vepra madhore të atyre viteve, ku rinia e asaj kohe dha një kontribut të jashtëzakonshëm me punën e saj.

Por në këto aksione, “rinia revolucionare” nuk derdhte vetëm djersë, kalitej, apo dashurohej, siç trumbetonte me të madhe propaganda zyrtare e asaj kohe, por kishte mjaft raste që ajo derdhte edhe grushta dhe shkelma, duke bërë sherre masive ndërmjet brigadave të aksionistëve të rretheve të ndryshme.

Mirëpo këto ngjarje që ndodhnin jo rrallë kudo nëpër aksionet e rinisë, të cilat quheshin “ngjarje të jashtëzakonëshme”, siç dihet nuk bëheshin kurrë publike, por ato dokumentoheshin dhe i përcilleshin Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku i bëhej e ditur edhe për masat që ishin marrë ndaj fajtorëve.

Po kështu edhe Komiteti Qëndror i PPSH-së nëprmjet instruktorëve të Sektorit të Edukimit, jepte dhe orientimet përkatëse, rast pas rasti, se si duhej vepruar dhe masat përkatëse që duheshin marrë për çdo ngjarje të jashtëzakonëshme.

Kjo gjë veç të tjerash, bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që publikohet ekskluzivisht për gazetën TemA dhe që i përket vitit 1973, ku bëhet fjalë mbi një rrahje midis vullnetarëve të brigdave të rrethit të Shkodrës dhe asaj të Vlorës. Ngjarje e cila është dokumentuar dhe përcjellë Komitetit Qëndror të PPSH-së, nga Jovan Bardhi, sekretar i parë i Komitetit Qëndror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë së asaj kohe.

aksion 2

BASHKIMI I RINISE SE PUNES SHQIPERISE TIRANE 26.XII.1973

KOMITETI QENDROR

Nr. 644 Protok.

KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH.

(Shokut Leka Shkurti)

T I R A N E

Më datën 23 Dhjetor në darkë, në Sektorin e Prrenjasit u zhvillua një rrahje midis disa vullnetarëve të brigadës së rrethit të Shkodrës dhe një të riut të Vlorës. Ngjarja u zhvillua si më poshtë:

I riu Dilaver Nexhip Myslimi nga Lepenica e Vlorës, duke qenë pak i pirë, grindet me të riun Nazmi Riza Hoxha nga fshati Buzë Ujë i rrethit të Shkodrës, vetëm pse ishte duke biseduar me dy vajza të Vlorës në mencë. Mbas kësaj grindje që erdhi duke u acaruar, Dilaver Myslymi e godet me grusht të riun Nazmi Hoxha dhe ky i fundit i përgjigjet duke e goditur dy herë më grusht.

aksion 3

Mbasi i riu Dilaver Myslymi del jashtë mencës, kundër tij sulen disa të rinj nga rrethi i Shkodrës dhe e goditin me grusht, midis të cilëve, sipas Komandantit të Vlorës që ka ndërhyrë për t’i ndarë, e ka qëlluar më shumë i riua Shefqet Ali Muça nga qyteti i Shkodrës.

Dilaver Myslymi u dërgua menjeherë në spital, ndërsa Shefqet Muça dhe Nazmi Hoxha u morën nën vërejtje në Degën e Punëve të Brendëshme te Librazhdit.

Gjendja shëndetësore e vullnetarit Dilaver Myslymi, tani sipas mjekëve, është e mirë. I riu Shefqet Muça u liria menjeherë nga organet e Policisë, ndërsa i riu Nazmi Hoxha, ka mendime të lirohet sot, mbasi rrahja është pa pasoja të rënda, nuk përbën sipas tyre, akt krimi.

Me porosinë tonë, shkuan në sektor sekretarët e rinisë të rretheve Shkodër dhe Vlorë si dhe shokët kryesorë të Shtabit Qëndror, të cilët diskutuan me të rinjtë me të dyja organizatat bazë të B. R. (Bashkimit të Rinisë) për këtë akt të shëmtuar, për konceptet që i ushqejnë dhe rrezikshmërinë e tyre.

aksion 4

Në mbledhjen e përgjithëshme të organizatës së B.R. së brigadës së Shkodrës, u diskutua me sy kritik veprimi i të rinjëve që u rrahën dhe u dënua akti i tyre, u morrën përgjegjësitë që ato kanë.

Në këtë mbledhje vendosën gjithashtu të përjashtohen nga aksioni të rinjtë, Shefqet Muça dhe Nazmi Hoxha, si dhe të bëjnë një fletë-rrufe autokritike si brigadë. Ne orientuam që të flitet në çdo brigadë për mësimet që duhen nxjerrë nga ky akt i papëlqyer.

SEKRETARI I I-RE I K.Q. TE P.P.SH.

(Jovan Bardhi)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7003,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kur të rinjtë derdhnin… grushta dhe shkelma nëpër aksionet e rinisë (FOTO)
Kur të rinjtë derdhnin… grushta dhe shkelma nëpër aksionet e rinisë (FOTO)
Kur të rinjtë derdhnin… grushta dhe shkelma nëpër aksionet e rinisë (FOTO)
https://1.bp.blogspot.com/-TZQ0rnYiFUw/WmiadsJWrZI/AAAAAAAAQDk/uhvLThTlffoTBm3QD32p_YX-cQ1KAcbDgCLcBGAs/s640/aksion-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-TZQ0rnYiFUw/WmiadsJWrZI/AAAAAAAAQDk/uhvLThTlffoTBm3QD32p_YX-cQ1KAcbDgCLcBGAs/s72-c/aksion-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-te-rinjte-derdhnin-grushta-dhe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/kur-te-rinjte-derdhnin-grushta-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy