Lajme të mira për trashëgiminë kulturore durrsake
Muret e periudhës romake të Durrësit në PortoromanoNë dhjetor 2017 përfundoi me sukses një projekt i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve. Projekti ka të bëjë me muret e periudhës romake të qytetit të Durrësit në vendin e quajtur Portoromane, ajo që në lashtësi njihej si Porta Romana (d.m.th. porta e kështjellës së Durrësit që kishte drejtim nga Italia, Laciumi).Në këtë projekt restaurimi u bë pastrimi i të gjithë gjatësisë së mureve nga barërat e shkurret. U krye sistemimi i skarpatës si dhe u rrethuan muret me parmakë druri. U vendos edhe një tabelë me informacion për këtë objekt me vlera të spikatura arkeologjike. Me një veprim të tillë shteti shqiptar e bëri të vetën duke i shtuar hartës arkeologjike një tjetër objekt të vizitueshëm. Tashmë është detyra e agjensive turistike private, që një objekt të tillë ta fusin në guidat turistike dhe ta shndërrojnë në “mall” tregu për të rritur ofertën turistike të Durrësit, sidomos për turistët e huaj. /Gjergj Thanasi/ZgjohuShqiptar.info