Ligji i luftës, deti dhe çamët/ Rama: Ja çfarë fola me Tsiprasin

Kreu i qeverisë Edi Rama, në mbledhjen e grupit të PS-së, ka zbardhur disa detaje në lidhje me takimin që pati me homologun e tij grek Aleksis Tsipras.

Rama thekson se shumë shpejt do të shënohet edhe momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve, sa i takon çështjeve të mbetura pezull.

Kreu i ekzekutivit tha se pjesë e këtij dokumenti strategjik do të jetë çështje sensitive, si ajo e ligjit të luftës, marrëveshja detare, çështja çame, etj.

Jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë, ashtu sikundër e shprehu publikisht edhe kryeministri grek. Pajtohem me përshtypjet se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është shumë afër.

Natyrisht duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu gdhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, e duke vazhduar për tema që për ne kanë një rëndësi të veçantë, si marrëveshja për detin, si dhe garantimi i të drejtave të gjithë qytetarëve shqiptarë, sidomos atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lire dhe t papenguar nga historitë t e shkuarës. Si dhe për të pasur çdo të drejtë ligjore sa i takon pretendimeve të pronësisë.

Po kështu synohet lehtësimi i të gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi, në aspektin e burokracive, të lëvizjes, dhe besoj se përfundimi i procesit dhe garantimi i këtyre marrëdhënieve përmes vënies në funksionim të vulës, dhe po ashtu përmes përfundimit të një marrëveshjeve mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”, tha Rama./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ligji i luftës, deti dhe çamët/ Rama: Ja çfarë fola me Tsiprasin
Ligji i luftës, deti dhe çamët/ Rama: Ja çfarë fola me Tsiprasin
Ligji i luftës, deti dhe çamët/ Rama: Ja çfarë fola me Tsiprasin
https://1.bp.blogspot.com/-P2FtV2Nl1wA/Wm8TVcSN7cI/AAAAAAAAQpk/50MNE9YykNgFZTGnJ6A-faFErwxkkirigCLcBGAs/s640/rama-22-696x522-640x480.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-P2FtV2Nl1wA/Wm8TVcSN7cI/AAAAAAAAQpk/50MNE9YykNgFZTGnJ6A-faFErwxkkirigCLcBGAs/s72-c/rama-22-696x522-640x480.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ligji-i-luftes-deti-dhe-camet-rama-ja.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ligji-i-luftes-deti-dhe-camet-rama-ja.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy