Lista e Zezë/Ja politikanët kosovarë që nuk mund të udhëtojnë në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është detyruar ta refuzoj ftesën e Komandantit të Gardës Nacionale të Lowa-ë të SHBA-së për një ngjarje të organizuar nga ai, pasi nuk ka mundur të pajiset me vizë.

Këtë e ka konfirmuar mbrëmë një zyrtar nga Garda Nacionale në Ajova të SHBA’së, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka anuluar një vizitë të planifikuar për 11 janar në këtë shtet federal amerikan, me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”. Por, kush janë edhe 37 shqiptarët, të cilëve u ndalohet udhëtimi për në SHBA?

Përveç kryeministrit, është një listë e gjatë prej 37 shqiptareve të cilët figurojnë si “persona të rrezikshëm” në listën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave te shtetasve nga Kosova që SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e saj.

Ky urdhër është nënshkruar nga ish-presidenti, George W.Bush në vitin 2001 dhe ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në qershor të vitit 2017 e ka vazhduar edhe për një vit këtë urdhër ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë listë i vetmi shtetas nga Shqipëria është Idajet Beqiri. Ndërsa nga Maqedonia rezultojnë Menduh Thaçi, Gafur Adili dhe Nuri Bexheti.

Në listën e publikuar nga Departamenti amerikan i thesarit në faqen e saj zyrtare në qershor të vitit 2017, përfshihen edhe një sërë kompanish, apo organizatash humanitare kryesisht me karakter islamik, si edhe disa grupime paramilitare, apo lëvizje ushtarake te krijuara që në kohën e luftës në Kosovë e Maqedoni, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Armata Kombëtare Shqiptare etj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Lista e Zezë/Ja politikanët kosovarë që nuk mund të udhëtojnë në SHBA
Lista e Zezë/Ja politikanët kosovarë që nuk mund të udhëtojnë në SHBA
Lista e Zezë/Ja politikanët kosovarë që nuk mund të udhëtojnë në SHBA
https://1.bp.blogspot.com/-ohLWXMI-a7o/WlYZpeGOwvI/AAAAAAAAOn0/5YXB1PPK-Vk_-XKb6o9ank5eq3i11xVngCLcBGAs/s640/319496_m.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ohLWXMI-a7o/WlYZpeGOwvI/AAAAAAAAOn0/5YXB1PPK-Vk_-XKb6o9ank5eq3i11xVngCLcBGAs/s72-c/319496_m.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/lista-e-zezeja-politikanet-kosovare-qe.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/lista-e-zezeja-politikanet-kosovare-qe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy