Mediat ruso-serbe: Kosova po tenton ta çojë ushtrinë në veri

Megjithëse Serbia ka garanci nga NATO se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri, problemi është se nuk mund t’i besohet NATO-s, pasi nuk ka një garanci të shkruar.

Kështu shkruan media ruso-serbe “Sputnik”, duke shtuar se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Kosovë asgjë nuk do të jetë më e njëjtë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se dikush po përpiqet të përdorë vrasjen e Ivanoviqit për të shkaktuar jostabilitet dhe të fus Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri, transmeton lajmi.net.

“Akuzat se Ivanoviq është vrarë nga shërbimet serbe kanë për qëllim të sjellin një çark shqiptar në veri të Kosovës”, është shprehur Vuçiç.

Frikën se diçka mund të ndodhë, e ka shprehur edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun. Sipas fjalëve të tij, Kosova ka për qëllim të marrë nën kontroll veriun nën pretekstin e hetimit të vrasjes së Ivanoviqit dhe se kinse duan të parandalojnë destabilizimin e pretenduar.

“Politikanët serbë deklaruan se kanë një garanci verbale të NATO-s se në veri të Kosovës nuk do të ketë njësi speciale ROSU, e as ndonjë prej forcave të sigurisë shqiptare”, ka thënë analisti ushtarak Miroslav Lazanski.

Sipas tij, në veri të Kosovës ekziston një polici shumëkombëshe e kontrolluar nga Prishtina dhe nëse do të kishte një referim si ROSU ose ndonjë forcë tjetër kjo do të ishte shkelje e marrëveshjeve dhe premtimit gojor.

“Nuk e di nëse kemi ndonjë gjë të shkruar, është vetëm një problem që nuk mund t’i besoni NATO-s kur nuk ka garanci të shkruar por vetëm verbale”, ka theksur Lazanski.

Ai ka theksuar se nëse një gjë e tillë tentohet të ndodhë atëherë serbët do të protestojnë mirëpo ka shtuar se nëse një vendim merret askush nuk mund t’i parandaloj shqiptarët ta bëjnë atë.

Gjatë intervistës për “Sputnik”, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kishte thënë se ai është krenar se për sa kohë ishte në pushtet asnjë serb i vetëm nuk është vrarë në Kosovë, kujton gazetari Zheljko Cvijanoviq.

“Tre ditë pas kësaj një serb u vra, dhe ai ishte një person me të cilin Vuçiq kishte një konflikt të rëndë politik. Oliver ishte një njeri shumë i veçantë, i fortë, i bukur, karizmatik..Njeri rreth të cilit mund të ndërtohet një mit. Diçka e ngjashme me Gjinxhiqin, vetëm në përmasa më të vogla. Mendoj se kushdo që ka planifikuar vrsjen e tij dhe kushdo që e ka bërë atë, i kishte parasysh të gjitha këto gjëra”, ka thënë Cvijanoviq.

Vrasja e Oliver Ivanoviqit shkon në llogari të Vuçiçit, thotë gazetari, por duke shtuar se Vuçiç ka më së paku interes në vrasjen e tij./ Marrë nga Zeri.info/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7020,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2080,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1584,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,417,Video,455,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mediat ruso-serbe: Kosova po tenton ta çojë ushtrinë në veri
Mediat ruso-serbe: Kosova po tenton ta çojë ushtrinë në veri
Mediat ruso-serbe: Kosova po tenton ta çojë ushtrinë në veri
https://4.bp.blogspot.com/-yA2E3sL0hYw/WmBoY0kuJZI/AAAAAAAAPVE/PNvhh6rvgcMssltFabRCH2Lx1URCky1wACLcBGAs/s640/ushtria-kosove.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-yA2E3sL0hYw/WmBoY0kuJZI/AAAAAAAAPVE/PNvhh6rvgcMssltFabRCH2Lx1URCky1wACLcBGAs/s72-c/ushtria-kosove.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/mediat-ruso-serbe-kosova-po-tenton-ta.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/mediat-ruso-serbe-kosova-po-tenton-ta.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy