Mediokriteti që ka mbuluar FSHF-në

Nga Fatjon Baze

Denis Bastari, drejtori administrativ në Federatën Shqiptare të Futbollit, ose numri tre i këtij institucioni, i ftuar në “Opinion” mbi zgjedhjet e FSHF-së, është prova reale se një mandat tjetër i kreut aktual, Armand Dukës, do të ishte një zhgënjim total për futbollin shqiptar dhe ndjekësit e këtij sporti.

Mediokriteti dhe papërgatitja e tij në studio është përgjigja që Duka i dha votuesve, nëse ai duhet apo jo të kandidojë sërish për mandatin e pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Për rreth dy orë në emision, e vetmja gjë që ai bëri, ishte ulja e kokës përballë fakteve skandaloze dhe abuzive që kanë përfshirë insitucionin e FSHF-së, në prag të zgjedhjeve të 7 shkurtit.

I vetëdijshëm se po bënte avokatin e djallit me aftësinë e tij çalamane për të përballuar atë debat, ai tregoi nivelin e administratës që ka punësuar Armand Duka në atë institucion.

Ai bënte sikur nuk kishte asnjë dijeni dhe ulte kokën përballë skandalit të 12 Shoqatave fantazmë, të cilat janë pjesë e FSHF-së në mënyrë skandaloze dhe të paligjishme, pasi janë faktuar nga Gjykata e Tiranës, që nuk figurojnë.

Përkthyesi i devotshëm, por mbrojtësi i paaftë i presidentit të FSHF-së, preferoi të ulte kokën përballë fakteve reale të paraqituara nga juristi dhe gazetari Fation Shehu, a thua se Bastari nuk ishte i bindur në ato cka ai thoshte? Apo thjesht nuk ishte i aftë ta mbronte shefin e tij?

Ishte po aq qesharak në momentin kur u shfaqën fotot e shefit të tij dhe punonjësve të tjerë të FSHF-së, të cilët merrnin pjesë në tubimet politike, duke përkrahuar vëllain e Dukës në fushatën elektorale, ç’ka është një shkelje në mënyrë flagrante dhe skandaloze e statutit e FSHF-së.

Përkthyesi i Federatës, por që është emëruar nga Duka në postin e drejtorit administrativ për ta përdorur si kukull, pranoi dhe sulmoi edhe bashkëpunëtorët e tij, për të cilët tha se nuk kanë punuar ashtu siç duhet për të promovuar punët e “mira” që janë bërë, edhe pse ato janë me pikatore në këto 16 vite që Duka ka mbretëruar në karrigen e institucionit të futbollit shqiptar.

Jo më pak qesharak ishte dhe mbrojtësi tjëtër që ka një portal që financohet nga Shkëlzen Berisha, që në asnjë çast të debatit nuk ishte aty për të folur rreth futbollit, por fokusohej tek mendimet konspirative, duke përmendur emra që nuk kanë asnjë lidhje me garën që po zhvillohet për zgjedhjet e FSHF-së.

Një dyshe që kishin shkuar në atë studio për të shtyre dy orë si në kafene, duke shfaqur një sjellje tipike për të na vërtetuar qartë se ndryshimi në krye të FSHF-së, është diçka e domosdoshme dhe emergjente për të çliruar futbollin shqiptar nga këta njerëz që i ka mbuluar mediokriteti.

Sot Federata Shqiptare e Futbollit ka një kupolë drejtuese të dështuar, të cilët janë marionetë e Armand Dukës, i cili ka një pushtet të jashtëzakonshëm, duke dalë mbi të gjithë, ç’ka ka sjellë dhe degradimin e atij institucioni dhe futbollit shqiptar.

Prandaj, ai duhet që të largohet për të çliruar nga kthetrat atë Institucion, të cilin e ka kthyer në pronë private, duke punësuar aty familjarë të tij dhe njërëz mediokër, të cilët nuk kanë prioritet për të ushtruar detyrën, por për t’i bërë fresk atij./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mediokriteti që ka mbuluar FSHF-në
Mediokriteti që ka mbuluar FSHF-në
Mediokriteti që ka mbuluar FSHF-në
https://1.bp.blogspot.com/-j8OTGeh0pxY/WmNcKZkyxEI/AAAAAAAAPkk/p4WIrQcw5tQGCZ0ua2_0ZqOxuP8E_eEzQCLcBGAs/s640/Screenshot_20180119-003837-01-445x540.jpeg
https://1.bp.blogspot.com/-j8OTGeh0pxY/WmNcKZkyxEI/AAAAAAAAPkk/p4WIrQcw5tQGCZ0ua2_0ZqOxuP8E_eEzQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_20180119-003837-01-445x540.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/mediokriteti-qe-ka-mbuluar-fshf-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/mediokriteti-qe-ka-mbuluar-fshf-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy