Merr fund abuzimi me çmimet e biletave të avionëve. Zbuloni çfarë ka ndodhur!

Ju kujtohen historitë kur vetëm Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli shpenzonte 180 mijë euro bileta avioni, 100 milionë lekë dieta brenda vendit dhe 131 tonë naftë gjatë dy mandateve të saj në qeveri?

Po historitë kur qeveritarët shqiptarë zgjidhnin të udhëtonin në luks, me bileta biznesi në vendet në të cilat duhet të përfaqësonin shtetin shqiptar?

E gjithë kjo histori ka marrë fund një herë e përgjithmonë me një ndryshim ligjor të miratuar në prag të ndërrimit të viteve.

Në datën 29 dhjetor 2017, përmes një VKM-je, ndryshoi mënyra se sa zhvillohet prokurimi i biletave, duke zgjidhur problemin e konsensusit që operatorët realizonin më përpara në dëm të shtetit shqiptar për të garantuar përfitime personale.

Në bazë të ligjit të vjetër, në fillim të vitit akordohej një fond dhe zhvillohej një procedurë, nga e cila përzgjidheshin tre operatorë, të cilët gjatë vitit ishin të detyruar të ofronin një çmim për çdo biletë që institucioni përkatës kishte nevojë.

Ajo që ndodhte rëndom ishte që operatorët merreshin vesh mes tyre dhe ofronin një çmim më të lartë, duke rritur artificialisht kostot.

Ligji i ri rregullon këtë problem, duke përputhur legjislacionin shqiptar me atë aeropian, në pjesën që tashmë të gjithë operatorët lejohet të ofrojnë një ofertë në çdo moment të vitit.

Kjo bëhet përmes regjistrimit të tyre në një database, nga ku të gjithë ata informohen sa herë kërkohet një apo më shumë bileta dhe paraqesin ofertat e tyre.

Tashmë nga tre, tashmë potencialisht mund të jenë me dhjetëra ofertat që do të vijnë, e askush nuk është më i kufizuar, ndaj bëhet e pamundur për operatorët që të merren vesh paraprakisht.

Një ndryshim i tillë pritet t’i kursejë shtetit shqiptar disa qindra mijëra euro çdo vit, që deri më tani paguheshin rregullisht për nevoja pune, por përfundonin në xhepat e operatorët privatë./Lexo.al

VKM-ja 797 – http://www.qbz.gov.al/Botime/Akteindividuale/Janar%202017/Fletore%20236/VKM%20nr.%20797,%20date%2029.12.2017.pdf/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Merr fund abuzimi me çmimet e biletave të avionëve. Zbuloni çfarë ka ndodhur!
Merr fund abuzimi me çmimet e biletave të avionëve. Zbuloni çfarë ka ndodhur!
Merr fund abuzimi me çmimet e biletave të avionëve. Zbuloni çfarë ka ndodhur!
https://2.bp.blogspot.com/-_Km_4lpK-JA/Wl2eaC4mR6I/AAAAAAAAPHQ/qFvy74jhXCArBsZbx579cp_M1m2FPFU9gCLcBGAs/s640/avion.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-_Km_4lpK-JA/Wl2eaC4mR6I/AAAAAAAAPHQ/qFvy74jhXCArBsZbx579cp_M1m2FPFU9gCLcBGAs/s72-c/avion.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/merr-fund-abuzimi-me-cmimet-e-biletave.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/merr-fund-abuzimi-me-cmimet-e-biletave.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy