Milo: Basha dhe Kryemadhi po i bëjnë një atentat të madh Shqipërisë. BE ka një plan për ne…

Paskal Milo kërkon nga opozita që të shtyjë grindjet politike me Ramën për 6 muaj, deri sa Shqipëria të marrë ftesën për hapjen e negociatave me BE-në.

Ai thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se nëse skena politike në Shqipëri trazohet këto muaj, kjo do të ishte një tradhti e madhe ndaj interesave të Shqipërisë.

Opozita mund të jetë në të drejtën e saj dhe ka arsye të mjaftueshme në gjykimin e saj për ta ndezur Shqipërinë ose për të qenë më i saktë për ta rindezur Shqipërinë me debatin politik të rrugës, por për mendimin tim siç edhe e shpreha do të duhej që përtej kalkulimeve politike të momentit të mendohej më gjerë, sepse jo gjithnjë koniukturat mund të jenë favorizuese në mënyrë të veçantë për shqiptarët. Nuk duhet të humbet momenti.

Ai duhet kapur fort se nuk vjen gjithnjë dhe nuk duhet që politika shqiptare t’u japë më tej arsye dhe argumente Brukselit, institucioneve vendimmarrëse të BE-së për të përsëritur atë çka veshët e shqiptarëve tashmë janë mësuar të dëgjojnë nga Evropa dhe partnerët ndërkombëtarë që politikanët shqiptarë zanatin më të mirë që dinë të bëjnë është sherri, konflikti, përgojimi i njëri-tjetrit dhe korrupsioni.

Evropianët dhe, më gjerë akoma, janë lodhur me politikën shqiptare, janë ngopur me ecejaket në kancelaritë evropiane, janë bërë mosbesues për këtë kategori politikanësh që vetëm përgojojnë, shajnë, akuzojnë të tjerët dhe nuk vendosin në axhendat e tyre reale interesat e Shqipërisë, por interesat e tyre personale, të pushtetit që e kërkojnë me çdo kusht e me çdo çmim.

Prandaj them që mund të vihet dyshim hapja e negociatave, ose më mirë të themi një vendim i institucioneve të BE-së për hapjen e tyre nisur nga çka do të ndodhë në Shqipëri gjatë muajve që do të vijnë. Nëse Shqipëria do të përfshihet në një valë tjetër krize politike të imponuar nga politika e rrugës, nga bllokimi i parlamenti që rrjedhimisht mund të çojë në bllokimin e reformave dhe sidomos të reformës në drejtësi, atëherë si mund të bëjmë përgjegjës Evropën për atë çka gatuajmë vetë këtu në Shqipëri.

Do të bëhej një atentat i madh ndaj procesit të shumëpritur të integrimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në BE. Kjo më tepër i takon opozitës, por edhe qeveria shqiptare duhet të jetë shumë e kujdesshme, shumë e vëmendshme që përkundrejt objektivave që ka shpallur të mos mbetet vetëm në artin e retorikës, të mos mbetet vetëm në fushën e premtimeve, por të bëjë realitet ato që ka parashtruar dhe që çojnë në mënyrë të natyrshme dhe të sigurt në përmbushjen e kritereve dhe standardeve që kërkohen nga Brukseli, në mënyrë të veçantë në zbatimin me transparencë të plotë dhe pa prapavija të dyshimta të reformës në drejtësi”, thotë Milo.

I pyetur për problemin e drogës dhe nëse mund të ndikojë negativisht në marrjen e statusit, historian dhe ish-ministri i Jashtëm thotë se BE e di çfarë ndodh në Shqipëri, por ajo ka një plan për vendin tonë:

Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij, padyshim që i kanë marrë në kohë dhe në detaje të gjitha hollësitë e kësaj çështjeje, që kaploi Shqipërinë në mënyrë dramatike, sepse jo vetëm që kanë këtu përfaqësuesit diplomatikë që informojnë në mënyrë të vazhdueshme, por kanë edhe mjete, dhe instrumente të tjera që e vëzhgojnë dhe e çmojnë politikën shqiptare dhe zhvillimet në Shqipëri.

Mbi të gjitha ekzistojnë institucione të posaçme të bashkëpunimit në luftën kundër këtyre fenomeneve, drogës dhe Shqipëria, në këtë rast qeveria dhe institucionet shqiptare janë të detyruara të informojnë në mënyrë periodike dhe të koordinojnë qëndrimet dhe veprimet me institucionet evropiane.

Nuk duhet harruar se në mënyrë të veçantë një institucion i tillë, i një vendi anëtar të BE-së, siç është Italia fqinje, si Guardia Di Finanza është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në vëzhgimin, në ndjekjen e luftimin e këtij fenomeni tepër negativ për Shqipërinë. Pra, njohja ka qenë e plotë për çka ndodhi në Shqipëri.

Por, reagimi i BE-së në pamje të parë ka qenë disproporcional me realitetin dhe ky disproporcion midis realitetit shqiptar dhe reagimit evropian që opozita shqiptare shpesh e ka ngritur zërin ka një arsye pse ka ndodhur.

Nuk është absolutisht ajo çka shpesh herë flitet nën zë apo edhe me zë në mediat shqiptare apo në mjediset e politikës shqiptare se BE-ja mbështet qeverinë socialiste të Edi Ramës, se nuk i shikon me objektivitet ngjarjet në Shqipëri se janë blerë përfaqësues diplomatikë evropianë në Tiranë, etj., etj. akuza e komente që kemi lexuar e dëgjuar.

Mendoj dhe kam një nuhatje për të kuptuar që BE-ja ka mbajtur qëndrim zyrtar aq sa duhej të mbante për një çështje që nuk është vetëm fenomen shqiptar, por është një fenomen global, diku më shumë e diku më pak dhe që Shqipërisë në fazën në të cilën ndodhet i ka munguar dhe ende i mungon infrastruktura e nevojshme për ta luftuar këtë fenomen kriminal në asgjësim të plotë.

Për rrjedhojë BE është përqendruar për momentin në nxitjen e reformës kyçe që do të bëhet baza ligjore dhe logjistike për të luftuar edhe fenomenet e kriminalitetit, përfshirë këtu edhe luftën kundër drogës, siç është reforma në drejtësi. Ka kapur kyçin, përmes të cilit do të hapë dyert e të gjitha bëmave korruptive dhe kriminale në Shqipëri për t’i luftuar me rrënjë dhe për ta sjellë Shqipërinë në parametrat e duhura për ta pranuar si anëtare në një kohë të ardhme”.(TemA)
/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Milo: Basha dhe Kryemadhi po i bëjnë një atentat të madh Shqipërisë. BE ka një plan për ne…
Milo: Basha dhe Kryemadhi po i bëjnë një atentat të madh Shqipërisë. BE ka një plan për ne…
https://3.bp.blogspot.com/-6nEx3f6kgOM/WldrycktNsI/AAAAAAAAOug/_9ZU1YtGPJktpKXN_80gIC1yMFiDAj_WACLcBGAs/s640/basha-kryemadhi.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-6nEx3f6kgOM/WldrycktNsI/AAAAAAAAOug/_9ZU1YtGPJktpKXN_80gIC1yMFiDAj_WACLcBGAs/s72-c/basha-kryemadhi.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/milo-basha-dhe-kryemadhi-po-i-bejne-nje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/milo-basha-dhe-kryemadhi-po-i-bejne-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy