Mit’hat Frashëri, si desh u copëtua Shqipëria në 13 janar 1920

13 janar 1920

Marrëveshja mes kryeministrave të Anglisë, Lloid Xhorxh, Francës, Klemanso, dhe të Italisë, Nitti, në mungesë të përfaqësuesit të SHBA, marrëveshje sipas së cilës Shqipëria copëtohej midis tre shteteve fqinjë, gati siç ishte parashikuar në Traktatin e Londrës të vitit 1915. Ky projekt u hodh poshtë si një pazar nga Presidenti Amerikan Uillson më 10 shkurt dhe 26 shkurt 1920.

Më poshtë do të gjeni një fragment të ngjarjes historike në fjalë të shkëputur nga libri “MID’HAT FRASHËRI” i historianit Uran Butka.

IRONI APO KOMEDI MAKABRE?379 Zoti Drejtor! Po bëhet zhurmë sikur Konferenca e Paqes mendon t’i japë Jugosllavisë pjesën veriore të Shqipërisë (deri në lumin Drin) si kompesim për Fiumen; ka zëra se jugu i Shqipërisë (zona e Korçës dhe Gjirokastrës) do t’i jepen si holokaust Greqisë, ndërsa Italia, ashtu si luani i përrallës, do të marrë pjesën tjetër (Vlorën dhe mandatin mbi Shqipërinë).

Nuk ka dyshim se mbi këtë vendim, Konferenca do të verë vulën me fjalët: Vdis Shqipëri! Në shekullin e njëzetë, tri fuqitë e mëdha liberale të universit, Franca, Britania e Madhe dhe Italia po kryejnë ndaj Shqipërisë të njëjtin krim që Rusia, Prusia dhe Austria kryen në shekullin e tetëmbëdhjetë ndaj Polonisë. Kur hyri në luftën e madhe, Anglia deklaronte se do të luftonte për mbrojtjen e kombeve të vegjël.

Zoti Klemenso, në fjalimin që mbajti në Strasburg më 4 nëntor 1919, tha: “Krerët e qeverive të vendeve më të përparuar të botës janë mbledhur në Paris për të ribërë hartën e Evropës në emër të së drejtës së popujve për vetëvendosje”. Presidenti Wilson, i një mendimi me Aleatët, përfshirë edhe Italinë, deklaronte se kjo luftë titanike pati për qëllim çlirimin e popujve të shtypur, mbrojtjen e të dobëtve, triumfin e drejtësisë dhe të ligjit ndaj forcës brutale.

Shqipëria, e gjymtuar për herë të parë më 1878, për herë të dytë u copëtua më 1913, në Konferencën e Londrës. Megjithatë, kjo konferencë e përbërë nga përfaqësuesit e kombeve të mëdhenj: Francë, Angli, Itali etj. njohu një Shqipëri të vogël të pavarur. Shqiptarët mbetën në këtë copë të vogël toke, por ata po mbahen fort, për të mos vdekur. Ata dëshirojnë pavarësinë e plotë të vendit të tyre dhe hedhin poshtë çdo lloj mandati.

Vallë, traktati i vitit 1913 paska qenë thjesht një letër pa vlerë? Në Evropë po masakrohet Shqipëria, ndërsa po krijohen shtete të pavarur në Azi. Kjo është një ironi apo një komedi makabre? Cili është morali? Delegat i shoqërisë panshqiptare “Vatra” në SHBA Lumo Skëndo/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mit’hat Frashëri, si desh u copëtua Shqipëria në 13 janar 1920
Mit’hat Frashëri, si desh u copëtua Shqipëria në 13 janar 1920
Mit’hat Frashëri, si desh u copëtua Shqipëria në 13 janar 1920
https://3.bp.blogspot.com/-WYr4Za5L7NM/WmSUe-tnMiI/AAAAAAAAPrA/VkUHuYOyYzsRmxq7mDJwv59VoffCdj_2wCLcBGAs/s640/FB_IMG_1515878361607-640x536.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-WYr4Za5L7NM/WmSUe-tnMiI/AAAAAAAAPrA/VkUHuYOyYzsRmxq7mDJwv59VoffCdj_2wCLcBGAs/s72-c/FB_IMG_1515878361607-640x536.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/mithat-frasheri-si-desh-u-copetua.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/mithat-frasheri-si-desh-u-copetua.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy