Myslim Pashaj: Ja si Rama mund të fitojë detin e shitur nga Berisha. Detin e ‘ndan’ nafta

Koloneli Myslim Pashaj, ka komentuar takimet mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias në qytetin e Korçës.

Takimet në qytetin juglindor, u bënë pas takimeve në Kretë, ku u diskutuan për disa çështje të rëndëisshme që prej vitesh kanë përplasur Tiranën dhe Athinën zyrtare.

Ajo që u prit nga këto takime, përveç varrezave greke në Shqipëri, ishte dhe diskutime për Marrëveshjen e Detit, të firmosur gjatë qeverisjes Berisha.

Por për këtë çështje, asnjë dritë jeshile nuk duket nga pala helene.

Në intervistën ekskluzive për Konica.al, Myslim Pasha tha se fajtori i vetëm i paktit të Detit të ‘Vdekur’ është Berisha, ndërsa shton se Greqia duhet ti bindet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi këtë marrëveshje. Pork jo situatë do kohë të gjatë,-shton ai.

Ja intervista e plotë:

Në Takimin e Korçës ashtu di dhe në Kretë, Pakti Detar e ka pasur vendin e vet…apo jo?

Pakti Detar midis të dy vendeve, vijon të jetë një çeshtje shumë e ndjeshme por edhe shumë komplekse. Atë e ka bërë të tillë vete pala shqiptare ( në epokën e Sali Berishës) kur fqinji Jugor është ndjerë i befasuar nga firmosja e shpejtë e mrrëveshjes dhe pranimi i saj i asillojshëm. Pala shqiptare e paaftë, inferiore, u mbështet me një eufori politike antikombëtare nga Sali Berisha, si nuk mund të ketë ndodhur askund në botë.

Ajo që ndodhi më vonë ishte një nga ngjarjet më unike , sepse Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë, ndërkohë që Sali Berisha, sot e kësaj dite vijon ta mbrojë në sy të botës por edhe të fqinjëve tanë. Ja pra sa absurd sa e turpshme dhe kaq komplekese është bërë kjo marrëveshje, gati e pazgjidhshme sepse një pjesë e politikës me në krye Sali Berishën kanë bërë deklarata edhe kohët e fundit, që Ministri i Jashtëm grek të mos guxojë të hapi gojë për ndonjë shpresë rinegiocimi, sepse këtu në Shqipëri akoma thonë, me kompas në dorë se ajo marrëveshje është e drejtë…A e shihni se sa e mrerueshme është situate që është krijuar me atë Pakt.

E pakonceptueshme!

Kësilloj edhe diskutimet në Kretë dhe ato në Korçë, nuk mund ta zgjidhin dot, sepse në dorë të fqinjit Jugor është Marrëveshja e “Vdekur” e cila mbahet “gjallë”nga devocioni antikombëtar i Sali Berishës. Ja sa qesharakë janë bërë shqiptarët!

Dhe ju kërkoni që Greqia ta ritrajtojë në negociata të reja !!

Z. Pashaj, kanë përfunduar 3 takimet mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun e tij grek Nikos Kotzias dhe u vlerësua nga palët si mjaft optimist. Sipas jush, a kishte arritje konkrete nga këto takime që do të ndihmojnë në themelet e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve?

Takimet mbaruan veshur me folklor dhe, jo më pak, me hermetizëm. Me të drejtë… se kështu e do politika dhe diplomacia e të dy vendeve. Optimizmi është në krye të udhës, por udha është e gjatë gjer në objektiv. Kreu i udhës është buzëqeshja e të dy palëvë e cila sikur të ishim në mitologji, fjala u ngrit nga Korça dhe ra në buzë të Vjosës dhe Urës së Dragotit ku filluan që të dalin eshtrat e të rënëve, si dëshmi varresh por ama…me një tis opimizmi. Në këtë rast Diplomacia jonë, dhe shpejtësia e saj marramendëse e hapjes së varreve është shëmbullore, me tolerancë që edhe pala Greke të veprojë në po të njëjtën kahje.

Por nuk u përmend për Marrëveshjen e Detit. Nga këto takime nuk kemi asgjë të re për detit. A ka shanse që Greqia të pranojë për të prishur marrëveshjen e detit, të arrirë nga qeveria Berisha?

Pra asgjë konkrete për Detin e Dëshpërimit tonë! Asgjë e re nga Mishmashi detar që kanë bërë vet Shqiptarët. Pse ka ndodhur kjo? Disa thonë se Berisha nxitoi dhe e e shiti Detin, për diktatin e domosdoshëm të pranimit në NATO…Mirpo atij s’i kishte shkuar në mendje se fati i Detit të Ilirisë, nuk mund të jetë në dorën antikombëtare të tij.

Që kjo punë të mbajë një vulë Drejtësie Shqiptare është që Sali Berisha të japë llogari para Drejtësisë, “ për Tentativë të Lëshimit të Gjeohapësirave Detare shtetit Fqinj për interesa pushtetare të tij.”

Ai duhet të japë llogari edhe për përkeqësimin e marrëdhënieve me Greqinë sepse shtoi edhe një problem tjetër që askujt nuk i shkonte ndërmend.

Sipas disa zërave, shteti helen nuk ka pranuar që marrëveshja e detit të prishet, duke mbajtur marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë e mëparshme. Cila do të ishte zgjidhja, sipas mendimit tuaj?

Sipas atyre zerave, Pala Greke ka të drejtë që të mos e pranojë prishjen e marrëvesghjes së parë, se i është lëshuar ajo hapësirë detare nga vet Shiptarët.

Po, ama, do të vijë koha që t’i bindet situatës që krijoi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila e hodhi poshtë atë. Do të duhet një kohë e gjatë!

Një zgjidhje fqinjore e butë, diplomatike, e mbështetur në të Drejtën Detare Ndërkombëtare, shqyrtim rrethanash, mund të jetë si një fillim diskutimi paraparak i grupeve të punës së të dy vendeve, që të mos merren me ndarje, hapësira, sa?, si? e qysh?… jo ”drejt e në thelat e Detit” por vetem në shqyrtim teknik, shkencor, parimor rrethanash sipas të Drejtës së Detit, të të dy vendeve, e kjo mund të jetë një parapërgatitje, pra një shqyrtim professional me konsultën e Specilistëve ndërkombëtarë. Pas kësaj mund të filloi rinegocimi i vërtetë.

Nëse Greqia nuk pranon të prishë marrëveshjen e detit, a rrezikojmë që të kemi një konflikt të ri diplomatik mes dy vendeve?

Marrëveshje Detare midis të dy vendeve nuk ka. Por një marrëveshje e Detit të “Vdekur” sipas modelit Berishian egziston në Arkiv, dhe këtë Fqinji ynë do ta ngrejë sa herë të dojë si një Flamur Mospajtimi. Këtë armë ia kemi dhën vet ne shqiptarët. Si do të bëhet?

Nuk është ndonjë kuje e madhe.

Se deti aty është i përjetshëm, por i pandarë, ashtu siç ka me qindra shtete me detra të pandarë, përfshirë edhe SHBA, e të tjerë në botë. Detit do t’i vijë radha për t’u ndarë, kur të fillojë kërkimet në bllokun Naftëmbajtës, midis të dy shteteve.

Atëherë do të afrohen dhe do t’i binden ndarjes së Vërtetë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Myslim Pashaj: Ja si Rama mund të fitojë detin e shitur nga Berisha. Detin e ‘ndan’ nafta
Myslim Pashaj: Ja si Rama mund të fitojë detin e shitur nga Berisha. Detin e ‘ndan’ nafta
https://4.bp.blogspot.com/-TMCFJPROsxg/WmdgD-k5n6I/AAAAAAAAP9s/x9_yQCkyj5orS911L7putuFOCOSWcKY0ACLcBGAs/s640/2660573-627x420.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-TMCFJPROsxg/WmdgD-k5n6I/AAAAAAAAP9s/x9_yQCkyj5orS911L7putuFOCOSWcKY0ACLcBGAs/s72-c/2660573-627x420.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/myslim-pashaj-ja-si-rama-mund-te-fitoje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/myslim-pashaj-ja-si-rama-mund-te-fitoje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy