Në 1914, kur në Shqipëri erdhën 40 telefonë dhe Elbasani u projektua si “kyçi i telefonave të Shqipërisë”!

Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, mjetet e komunikimit telegrafik të trashëguara nga periudha osmane ishin fare të pakëta. Linjat telegrafike ishin të shkatërruara si nga përdorimi i tyre i gjatë, ashtu edhe nga pasojat e Luftës së Parë Ballkanike.

Në qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit do të kishte edhe një ministri për Postë Telegrafët, drejtimi i të cilës do t’i besohej Lef Nosit. Personeli drejtues i kësaj ministrie përbëhej nga 5 persona, përfshirë Nosin.

Ky i fundit do të bënte përpjekje për të modernizuar sistemin e komunikimit të brendshëm. E për këtë qëllim, ai do t’i kushtonte rëndësi edhe ndërtimit të një rrjeti komunikimi telefonik të brendshëm. Nosi do të mandatonte Mehmet Rizën, asokohe Inspektor i Postave dhe Telegrafëve që të shkonte në vendet e Europës për të blerë materiale telegrafike dhe postare.

E në fakt, Riza do të kthehej nga ky udhëtim me një serë materialesh të nevojshme për ndërtimin e rrjetit të brendshëm të komunikimit, mes të cilave ishin edhe 40 makina telefonike dhe 150 kilometra tel i rëndë, i posaçëm për telefonët.

Një pjesë e këtyre makinerive telefonike do të përdoreshin nga administrata shtetërore ndërsa një pjesë tjetër do t’i jepet xhandarmërisë.

Në raportimin e organit zyrtar të qeverisë “Përlindja e Shqipënies” që drejtohej nga Dhimitër Beratti, jepen edhe detaje se si ministri i Postave Nosi kishte planifikuar të bënte shpërndarjen e makinave telefonike.

Referuar projektit të Nosit, Vlora si qendra e qeverisë do të lidhej me Fierin dhe Fieri më pas do të lidhej me Beratin. Vija telefonike parashikohej të kishte stacione në Berat, Lushnje, Elbasan, Qukës, Starovë dhe Korçë.

Sipas këtij projekti, Elbasani parashikohej të ishte “kyçi i telefonave të Shqipërisë”.

Në këto kohë kur diskutohej ky projekt, Shqipëria edhe rrjetin postar e kishte të organizuar në një mënyrë primitive. Shërbimi i brendshëm i postave funksiononte përmes transportit me kuaj. Ndërkohë, shërbimi postar me jashtë funksiononte vetëm tranzit, ku zyrat postare shqiptare i dorëzonin dërgesat te zyrat e huaja postare që ishin në Shqipëri (italiane dhe austriake) që prej kohës së Perandorisë Osmane.

Sa i përket komunikimit telegrafik ndërkombëtar, Shqipëria kishte lidhje vetëm përmes Italisë ku ishte në funksion një kabllo që lidhte Vlorën me Brindizin e Italisë.

Kohëzgjatja e shkurtër e qeverisë së Vlorës dhe shpërthimi i Luftës së Parë Botërore do të ndërpriste projektin e nisur dhe ato pak komunikacione telegrafike që ishin ndërtuar u prishën. Vetëm pas vitit 1918 do të ndërmerreshin procese për riorganizimin e rrjetit telegrafik e telefonik të vendit. Për këtë qëllim, do të rithirreshin në detyrë funksionarët dhe ekspertët e mëparshëm.

Në vitin 1924 do të çelej shërbimi telegrafik i brendshëm për privatë, i kufizuar deri atëhere vetëm për nevojat shtetërore. Në vitin 1926 u ngrit linja telefonike Durrës-Tiranë me dy linja.

Me fondet e buxhetit të shtetit do të bliheshin jashtë pajisje teknologjike dhe do të krijohej Seksioni Teknik i drejtuar nga një inxhinier elektrik.

Po ashtu, do të shtoheshin linjat e komunikimit telegrafik me Italinë dhe u ngritën 3 stacione radio-telegrafike në Tiranë, Shkodër e Korçë./Scan/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në 1914, kur në Shqipëri erdhën 40 telefonë dhe Elbasani u projektua si “kyçi i telefonave të Shqipërisë”!
Në 1914, kur në Shqipëri erdhën 40 telefonë dhe Elbasani u projektua si “kyçi i telefonave të Shqipërisë”!
Në 1914, kur në Shqipëri erdhën 40 telefonë dhe Elbasani u projektua si “kyçi i telefonave të Shqipërisë”!
https://1.bp.blogspot.com/-y2pjoYAS8Q8/WluI5ANqr6I/AAAAAAAAPA4/VOiuhAFkMF4cLMrqX5rIfVbmd7ZsN3pgQCLcBGAs/s640/telephone-operators-696x467-640x429%2B%25281%2529.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-y2pjoYAS8Q8/WluI5ANqr6I/AAAAAAAAPA4/VOiuhAFkMF4cLMrqX5rIfVbmd7ZsN3pgQCLcBGAs/s72-c/telephone-operators-696x467-640x429%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ne-1914-kur-ne-shqiperi-erdhen-40.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ne-1914-kur-ne-shqiperi-erdhen-40.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy