Në qershor 1941 pushtuesit italianë bënin plazh në Vlorë

Një vit e dy ditë pasi Italia fashiste kishte hyrë në luftë në 12 qershor 1941, pasi aleati gjerman kishte shpartalluar Greqinë për hesap të Musolinit, trupat italiane të pushtimit në Shqipëri nuk ishin në gjendje lufte, por thjesht me pushime. Pavarësisht propagandës komuniste për frymën luftarake të popullit shqiptar, që ua kishte djegur tokën nën këmbë pushtuesve italianë, gjendje faktikisht ishte krejt tjetër. Vlora një nga qendrat e rezistencës antifashiste si komuniste ashtu edhe nacionaliste, u ofronte vetëm një problem komandës së trupave italiane: si të organizonin sa më mirë larjen në det e bërjen e plazhit për trupat.

Telegrami: si të bëjnë plazh ushtarët italianë në Vlorë

Në një telegram të dërguar nga komanda e Divizionit të këmbësorisë Legnano (pjesë e garnizonit të Vlorës) reparteve dhe shërbimeve në varësi të këtij divizioni urdhërohet në mënyrë të detajuar si të bëjnë plazh trupa e këtij divizioni. Pra në kulmin e luftës, në Vlorën heroike trupat italiane (jo repartet e tmerrshme gjermane) të një divizioni këmbësorie i tipit binar dhe i serisë B (jo elitë) kishin preokupacion të vecantë larjen në det në mënyrë të organizuar. Po përkthejmë përmbajtjen e telegramit, me qëllim që lexuesi të gjykojë realisht se sa dhe sesi i rezistonin shqiptarët pushtuesve italianë në qershor 1941.

Telegrami: Banjot në det duhet të bëhen në atë pjesë të plazhit, që është në perëndim të Vlorës, në një distancë të përshtatshme nga porti dhe nga banesat. Për repartet e vogla ngarkohet komanda e xhenjos që të përcaktojë vendin e përshtashëm për plazh në zonën e lartpërmendur si edhe të sigurojë vigjilencën e duhur (oficeri komandues i repartit, mjeku ushtarak si edhe notarë të zotë) jashtë zonës së bërjes së banjos. Marrësi i telegramit është nën/kol Pederzolli.

Nga ky telegram kuptohet qartë që halli kryesor i komandës është rreziku i mbytjes në det të ushtarëve, që nuk dinë not. Pikërisht për këtë arsye vihet theksi te prezenca e mjekut si edhe e notarëve si bicim “Bay Ëatch” modern për të parandaluar cdo rrezik mbytje të ushtarëve. Trupat pushtuese italiane në qershor 1941, në zemër të Labërisë më shumë kishin nevojë për “Pamela Anderson “ dhe “David Hasselhoff” personazhe të telefilmit “Bayëatch”, sesa për pushkë e mitrolozë për tu mbrojtur nga shqiptarët! Fakti është fakt dhe ne si shqiptarë na bën mirë, që ta rishkruajmë historinë larg përrallave të propagandës komuniste, ku në Vlorë kjo propagandë kishte edhe qëllim të ngushtë glorifikimin e heroizmit të jashtëzakonshëm të shefave të komunistëve vlonjatë (ata që nuk i conte herë pas here për dhjamë qeni Dulla, komandanti legjendar)!/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në qershor 1941 pushtuesit italianë bënin plazh në Vlorë
Në qershor 1941 pushtuesit italianë bënin plazh në Vlorë
Në qershor 1941 pushtuesit italianë bënin plazh në Vlorë
https://3.bp.blogspot.com/-xlvtT5j5Pss/Wm4W-GJYcNI/AAAAAAAAQm0/AhIAebrcEpkxjq0F-9xxWUecoGOWgNw4gCLcBGAs/s640/plazh-vlore-420x315.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-xlvtT5j5Pss/Wm4W-GJYcNI/AAAAAAAAQm0/AhIAebrcEpkxjq0F-9xxWUecoGOWgNw4gCLcBGAs/s72-c/plazh-vlore-420x315.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ne-qershor-1941-pushtuesit-italiane_28.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/ne-qershor-1941-pushtuesit-italiane_28.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy