Nga Namibia në Meksikë, zbulohen shtetet ku pushtetarët shqiptarë kanë fshehur paratë

Pushtetarët shqiptarë dhe bosët e krimit kanë nxjerr jashtë vendit me miliona euro. Çdo vit në raportet ndërkombëtare shihet si shqetësim pastrimi i parave, por vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të transfertave në shtete të ndryshme të botës. Gazeta prej disa javësh ka bërë një sërë kërkimesh, duke deklaruar se Drejtoria e Pastrimit të Parave po kërkon informacione në shtete të ndryshme.

Por tashmë kanë dalë dokumentet zyrtare, në të cilat tregohet se cilat vende preferojnë shqiptarët për pastrim parash. Bëhet fjalë për një sërë raportesh të publikuara nga Task Forca e Veprimit Financier, e njohur si FATF, organizata më e madhe ndërkombëtare e krimit ekonomik dhe financimit të terrorizmit. Çdo vit ajo nxjerr të dhëna për secilin shtet. Gazeta Sot ka bërë një kërkim në raportet e vitit 2017 dhe të 2018 për disa shtete të botës dhe në 5 prej tyre përmendet Shqipëria. Sipas të dhënave të nxjerrja nga kjo organizatë, disa nga shtetet ku shqiptarët kanë fshehur para janë: Meksika, Britania e Madhe, Namibia, Nigeria dhe Saint Lucia.

Në raportet e FATF thuhet se sa i takon Meksikës, së fundmi aty ka pasur një kërkesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka kërkuar informacione për një rast të transfertave të dyshimta në këtë shtet. Por ajo që bie në sy është se së fundmi po shihen si destinacion dhe shtetet afrikane. Dy vendet më të përdorura janë Namibia dhe Nigeria. Sa i takon kësaj të fundit, arsyeja kryesore është sundimi i dobët i ligjit. Por përveç kësaj, gazeta ka mësuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave se ditët e fundit në Namibi është nisur një kërkesë për informacion mbi një pushtetar shqiptar. Një tjetër destinacion është dhe ishulli Sant Lucia, i cili ndodhet në Amerikën Jugore, ku po ashtu thuhet se ka pasur transferta nga Shqipëria.

Britania në krye të listës

Vendi ku dominon fshehja e pasurive nga pushtetarët dhe kriminelët shqiptarë është Britania e Madhe. Por një fakt tjetër është se përdoret dhe për pastrim parash. Në raportin e nxjerrë për këtë vend, jepen dhe shembuj se si bëhet pastrimi i parave. Në një rast autoritet londineze kanë treguar dhe përfshirjen e bandave dhe trafikantëve të drogës. “Një bandë shqiptare trafikantësh që operonte në Londër, përdorte disa lloje agjencish konvertimi për të kthyer sterlinat në prerje të mëdha euro. Kartëmonedhat euro më pas fshiheshin në automjete dhe dërgoheshin në vendin e tyre.

Ata kishin krijuar lidhje me dy vëllezër shqiptarë që zotëronin internet kafe në Londër, të cilët kishin hapur kioska konvertimi parash në dyqanet e tyre dhe njerëz që vepronin për llogari të tyre. Kur pronarët shihnin se identifikoheshin nga autoritetet, ambientet mbylleshin me shpejtësi dhe biznesi çregjistrohej. Në 2015 agjencitë evidentuan nevojën e grupeve kriminale për të dërguar para jashtë vendit, me qëllim pagimin e furnitorëve.

Ky rrezik mbetet i lartë. Paratë CASH zakonisht transportohen jashtë Britanisë me mjete të rënda, në mjete pasagjerësh apo udhëtime ajrore të linjave komerciale”, thuhet aty. FATF tregon një rast kur janë kapur mbi 1 milion stërlina, disa prej të cilave të destinuara për në Shqipëri. “Agjencia NRA llogarit se mes prillit 2012 dhe marsit 2014, më shumë se 6 milionë paund janë sekuestruar në kufirin britanik. Nga 1 Janari 2017 deri në 28 shkurt 2017, forcat kufitare kanë sekuestruar më shumë 11.5 milionë paund të dyshimta që po transportohej përmes kufirit britanik.

Një operacion i shumëfishtë për monitorimin tre-javor të aktiviteti në porte, sekuestroi rreth 1 milion paund me destinacion Shqipërinë, Belgjikën, Brazilin, Holandën e Turqinë”, thuhet në raport. Por me reformën në drejtësi, të gjitha këto para pritet që të sekuestrohen./Kliti TOPALLI/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nga Namibia në Meksikë, zbulohen shtetet ku pushtetarët shqiptarë kanë fshehur paratë
Nga Namibia në Meksikë, zbulohen shtetet ku pushtetarët shqiptarë kanë fshehur paratë
Nga Namibia në Meksikë, zbulohen shtetet ku pushtetarët shqiptarë kanë fshehur paratë
https://4.bp.blogspot.com/-8kUNuZ1zVkQ/WmsB3ErumoI/AAAAAAAAQTY/b_4Ik_5ZU-cVm2KgT1bcBbm19skN-xOegCLcBGAs/s640/kuvendi-i-shqiperise-655x356.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-8kUNuZ1zVkQ/WmsB3ErumoI/AAAAAAAAQTY/b_4Ik_5ZU-cVm2KgT1bcBbm19skN-xOegCLcBGAs/s72-c/kuvendi-i-shqiperise-655x356.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/nga-namibia-ne-meksike-zbulohen-shtetet.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/nga-namibia-ne-meksike-zbulohen-shtetet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy