Një erë e re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Rama-Tsipras më të “dashur” se kurrë. Në pranverë, Tsipras viziton Tiranën? (VIDEO)

Që kur ka ardhur në pushtet 5 vite më parë, marrëdhëniet e Edi Ramës me Greqinë nuk kanë qenë fort të mira.

Madje, homologu i tij grek Aleksis Tsipras, e anulloi vizitën e tij që do të bënte në Shqipëri, disa kohë më parë.

Por, pas një “ngrice” të gjatë në marrëdhëniet Rama-Tsipras, duket se marrëdhënia mes tyre më në fund ka ndryshuar.

Kjo, pas takimeve mes Ditmir Bushatit dhe homologut të tij Nikos Kotzias, fillimisht në Selanik dhe pastaj në Korçë.

Rezultatet e bisedimeve në këto takime kanë përmirësuar ndjeshëm situatën dhe kjo është reflektuar edhe në takimin e sotëm në Davos mes kryeministrit Rama dhe Aleksis Tsipras.

Ata janë takuar ngrohtësisht me njëri-tjetrin, ndërkohë që Rama ka publikuar edhe pamjet e takimit.

Rama shkruan se në pranverë do nënshkruhet Dokumenti i Partneritetit Strategjik në Tiranë.

Gjë që do të thotë se tashmë “akujt janë shkrirë” dhe më në fund, kryeministri grek me gjasë do të vizitojë Shqipërinë në pranverë.

Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.

Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë,” shkruan Rama./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Një erë e re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Rama-Tsipras më të “dashur” se kurrë. Në pranverë, Tsipras viziton Tiranën? (VIDEO)
Një erë e re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Rama-Tsipras më të “dashur” se kurrë. Në pranverë, Tsipras viziton Tiranën? (VIDEO)
https://4.bp.blogspot.com/-n4ZCyPqNF0Q/Wmr5MXPgGtI/AAAAAAAAQTE/wX2N9In5iH4J2XVC5MmxHc76puq-tlhrQCLcBGAs/s640/rama-tsipras-1.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-n4ZCyPqNF0Q/Wmr5MXPgGtI/AAAAAAAAQTE/wX2N9In5iH4J2XVC5MmxHc76puq-tlhrQCLcBGAs/s72-c/rama-tsipras-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/nje-ere-e-re-ne-marredheniet-shqiperi.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/nje-ere-e-re-ne-marredheniet-shqiperi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy