Njihuni me harubin, "diamantin" e rivierës shqiptare

Kur e sheh për herë të parë nuk ta mbush syrin. Kjo lëvore e thatë me ngjyrë kafe të errët me fara të forta si guri nuk duket aspak e ngrënshme.

Në Shqipëri e njohim si xhixhibanoz, kecibanoz, cicibun, sqillo, por në këtë artikull do t’i referohemi si Harub.

Kur vjen puna tek emërtimet, njerëzit hezitojnë ta quajnë frut, por me siguri nuk bëhet fjalë për perime.

Zakonisht Harubi njihet si bishtajore krejt e çuditshme, madje cilësohet si produkti ushqimor më i veçantë natyror.

Në pamje të parë, Harubi nuk të ngjall oreks edhe pse është një nga prodhimet më të çuditshme të Mesdheut. Por thellë thellë, shprehja popullore “mos i shiko gunën, por punën” vlen më së miri për Harubin.

Emri “Harub” tingëllon shumë ekzotik dhe i një bote të largët. Por ajo që konsumatori shqiptar nuk e di është që bima e harubit që mban emrin botanik të “ceratonia siliqua” gjendet me bollëk në shumë zona të Shqipërisë si në Llogara ose në ishullin e Sazanit.

Pemët e xhixhibanozit janë shumë të rralla dhe plot vlerë. Ato përbëjnë një karakteristikë të veçantë të rivierës sonë.

Ngrënia e Harubit mund të transformohet në një eksperiencë çuditërisht fiksuese dhe të jep varësi për ta provuar sërish.

Farat e Harubit janë të forta. Ato nuk kanë tendencën të bymehen falë lagështirës ose të thahen më tej. Për shkak të rezistencës së lartë, farat e Harubit ruajnë të njëjtën peshë.

Shpesh ato janë përdorur si gurë peshe për të peshuar produkte të çmuara si floriri apo xhevahirë. Fjala “karat” që mat cilësinë e gurëve të çmuar dhe diamantëve, por edhe tregon pastërtinë e tyre vjen nga fjala “Harub.”

Vlerat e Harubit

Ruan nivelin e sheqerit në gjak

Harubi ndihmon në ruajtjen e sheqerit në gjak në nivele normale sepse është i pasur me fibër.

Farat kanë në përmbajtjen e tyre një substancë të ngjitshme që njihet si tragasol. Ky i fundit stabilizon dhe ofron trashësinë e nevojshme në salca sallatash, djathë, etj.

Ul kolesterolin

Falë nivelit të lartë të antioksidantëve, Harubi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në trup. Këto antioksidantë ndihmojnë me largimin e acidit nga stomaku dhe të kolesterolit nëpërmjet proçesit të sekretimit.

Përmirëson shëndetin e sistemit tretës. Harubi është i pasur me vitamina E, B, B1, vitaminë A dhe D2.

Ai është i pasur me kalium dhe magnez, pa përmendur këtu faktin që mund të përdoret pa problem nga njerëzit që kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit, pasi futet në listën e produkteve pa gluten.

Ndihmon me menazhimin e peshës

Harubi është mirëbërës në ringritjen e niveleve natyrale të energjisë, e cila rrjedhimisht sjell rënie në peshë.

Lufton osteoporozën dhe poliomielitin

Sasia e lartë e fosforit, kalciumit dhe acidit galik tek Harubi ndihmon në kurimin e osteoporozës dhe poliomelitit.

Kjo është arsyeja përse Harubi këshillohet për fëmijë të ekspozuar ose që vuajnë nga poliomeliti.

Lufton gripin dhe virozat e stinës

Harubi është i pasur me vitaminë E, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që ndihmojnë në trajtimin e një sërë sëmundjeve, veçanërisht virozat stinore dhe gripin.

Acidi galik që gjendet tek Harubi ka vlera anti-bakteriale, anti-septike dhe anti-alergjike. Harubi trajton edhe simptoma të tjera si anemia dhe kolla.

Harubi nuk ka kafeinë, që e bën zëvëndësuesin perfekt të çokollatës. Ai është shumë i mirë për të luftuar tensionin e lartë të gjakut.

Në krahasim me çokollatën, Harubi nuk ka theobrominë, një toksinë nervore dhe as kafeinë që rrit tensionin e gjakut. Harubi përmban gjysmën e kalorive që gjenden tek çokollata dhe pothuaj të njëjtën sasi yndyre që gjendet tek ajo.

Një kafshatë Harub

Sipas AgroWeb, pudingu me harub është një recetë që vjen nga Malet Taurus. Hidhni gjashtë lugë niseshte në pak ujë. Trazojeni mirë në mënyrë që shkrirja të jetë e njëjtrajtshme. Shtoni më tepër ujë në mënyrë që sasia e hedhur të jetë katër filxhanë. Shtoni dy filxhanë me shurup harubi. Përzijeni me katër lugë me sheqer. E gjithë masa duhet të zihet në një tenxhere.

Duhet ta përzieni vazhdimisht deri në momentin kur masa trashet dhe nis të lëshojë bulëza. Vazhdoni ta përzieni për 5 minuta të tjera. Hidheni masën në një enë qelqi. Lereni të ftohtet dhe futeni në frigorifer.

Kur të jetë ftohur mjaftueshëm hidheni në forma të ndryshme gatimi. Hidhini sipër arra të shtypura dhe servireni./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Njihuni me harubin, "diamantin" e rivierës shqiptare
Njihuni me harubin, "diamantin" e rivierës shqiptare
Njihuni me harubin, "diamantin" e rivierës shqiptare
https://1.bp.blogspot.com/-ZWwiy4v-X2c/WlogQrkLTDI/AAAAAAAAO5c/cwza_wycq6Y3N7O7VHSTC8VK5K69uQRbACLcBGAs/s640/20160609123149881-1000x641.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ZWwiy4v-X2c/WlogQrkLTDI/AAAAAAAAO5c/cwza_wycq6Y3N7O7VHSTC8VK5K69uQRbACLcBGAs/s72-c/20160609123149881-1000x641.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/njihuni-me-harubin-diamantin-e-rivieres.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/njihuni-me-harubin-diamantin-e-rivieres.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy