Njihuni me ‘marksët, engelsat, leninat e stalinat’ e Shqipërisë edhe në demokraci

Në fillim emrat rusë filluan të marrin dhenë dhe më pas u ndaluan. Kastriot Dervishi bën një koment të gjatë mbi këtë fakt duke publikuar edhe një lsitë emrash tek të cilat bëjnë çudi edhe raste të viteve të fundit ndërsa shpërndarja është nga veriu në jug.

” Indoktrinimi i popullit shqiptar ndër vite me helmin komunist është aq i thellë, saqë nuk ka të huaj ta marrë me mend.

Një tregues i kësaj të keqeje, janë edhe emrat e njerëzve me origjinë nga klasikët Marks, Engels, apo kriminelë të njerëzimit si Lenini e Stalini. Nën këtë kategori vinin emra që i përkisnin anëtarëve të Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik, gjeneralë të njohur atje, etj. Në vitet 1944-1948 emrat me tipikë ishin ato që lidheshin me jugosllavët si Tito, Dushan, Miladin. Gjatë periudhës së marrëdhënieve “vëllazërore” me Kinën, falë emrave të vështirë kinezë fatmirësisht nuk patëm imitime. Shyqyr Zotit që edhe emra nga “vëllezërit” vietnamezë, koreanë nuk u bërë modë.

Vihet re se emri i kriminelëve Lenin e Stalin është përdorur edhe për gjininë femërore. Pavarësisht ndryshimeve, elementi komunist i Shqipërisë nuk ka hequr dorë nga vendosja e emrave të tillë.

Megjithatë, elementi antikomunist i kohës, këto dukuri të shëmtuara i kishte kthyer në objekt barsoletash e talljesh. Po tregoj një rast.

Një familje tejet inferiore në një qytet të Shqipërisë, kishte dy djem që quheshin Lenin dhe Stalin. Më i madhi, Lenini, sapo hodhi shtat e ishte bërë zot i vetes, ishte caktuar të kujdesej për higjienën e më të voglit, Stalinit. Për fat të keq të Leninit, Stalini ynë kishte lindur me shëndet të dobët, gjithnjë kishte probleme me barkun. Kësisoj Lenini i madh, vazhdimisht gjatë ditës duhej ta pastronte Stalinin e vogël. Ky veprim përsëritej aq shumë, saqë dëgjohej nga qytetarët disa herë gjatë ditës. Për këtë arsye, në popull përflitej gjithnjë me të qeshur shprehja më e përdorur e nënës së tyre: “Çoho Lenin se u dhi Stalini”.

Më poshtë, nga regjistri i sotëm i gjendjes civile, kam përzgjedhur disa emra me stalina, lenina, marksa, engelsa, molotova dhe zhdanova. Paraqitet vendlindja dhe vitlindja. Për të mos cenuar privatënë, mbiemrat janë paraaitur vetëm me germën e parë. Nesër vazhdojmë me të tjerë emra të çudive sovjetike.

-Stalin Koli M. (30.9.1944), Rrëmbec, Korçë

-Stalina Nazmi M. (1947) Korçë

-Stalina Petro G. (1949) Rërmanj, Lushnje

-Stalinka Velo S. (1966), Kamicë, Shkodër

-Staline Skënder K. (1969), Zhapokikë, Tepelenë

-Stalin Xhevat H. (1998) Rrazë, Krujë

-Lenin Nebi M. (7.1.1944), Fushë-Bardhë, Gjirokastër

-Lenin Mark V. (1947), Dibër

-Lenin Musa D. (1948), Tiranë

-Lenin Kolë K. (1959), Milot

-Lenine Rexhep T. (1960), Zhapokikë, Tepelenë

-Lenin Veis Z. (1962), Buz i Madh, Tepelenë

-Lenin Riza I. (1966), Bulçar, Gramsh

-Lenin Preng R. (1976), Bulqizë

-Lenin Enver K. (1983), Kuturman, Librazhd

-Lenin Ndue D. (1986), Shëngjin, Mirditë

-Marks Asllan Q. (1948) Korçë

-Marks Meto H. (1948) Sarandë

-Marks Andon M. (1948) Tiranë

-Marksi Stavro R. (1951) Varosh, Përmet

-Marksi Kristofor L. (1954) Gjirokastër

-Marksi Abdyl V. (1955) Berat

-Marksi Vangjel Dh. (1959), Bradvicë, Korçë

-Marksi Ymer V. (1960), Berat

-Marksi Josif P. (1964) Strembec, Përmet

-Marksi Vasil H. (1965), Kryevidh, Kavajë

-Marksi Sefer F. (1985), Sul, Devoll

-Marksi Spase D. (1985), Gllomboç, Korçë

-Marks Kujtim H. (1987), Kuç, Vlorë

-Marksi Leven H. (1991), Lulëzim, Tepelenë

-Marks Luan A. (2004), Portëz, Fier

-Engels Halil H. (1956), Tiranë

-Molotov Murat Zh. (1948), Fterrë, Sarandë

-Molotov Lesko Sh. (1957), Gjirokastër

-Molotov Arian K. (1992), Progonat, Tepelenë

-Zhdanov Azem F. (1948), Vlorë

-Zhdanov Miti G. (1948), Pojan, Fier

-Zhdanov Saço S. (1951), Vlorë

-Zhdanov Qako K. (1952), Kutal, Përmet

-Zhdanov Maliq T. (1953), Shkodër

-Zhdanov Sybi T. (1953), Përmet

-Zhdanov Caush C. (1956), Durrës

-Zhdanova Zef Ll. (1996), Rrëshen/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Njihuni me ‘marksët, engelsat, leninat e stalinat’ e Shqipërisë edhe në demokraci
Njihuni me ‘marksët, engelsat, leninat e stalinat’ e Shqipërisë edhe në demokraci
Njihuni me ‘marksët, engelsat, leninat e stalinat’ e Shqipërisë edhe në demokraci
https://3.bp.blogspot.com/-jJ1V2W2CJV0/Wk-McjzAOuI/AAAAAAAAOHM/DK7CFK0UlRMWJ_fjuy4vYBty7_bTEx2zgCLcBGAs/s640/20111107_7236-73052-768x548.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-jJ1V2W2CJV0/Wk-McjzAOuI/AAAAAAAAOHM/DK7CFK0UlRMWJ_fjuy4vYBty7_bTEx2zgCLcBGAs/s72-c/20111107_7236-73052-768x548.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/njihuni-me-markset-engelsat-leninat-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/njihuni-me-markset-engelsat-leninat-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy