Njihuni me qytetet me më shumë tolerancë fetare në Kosovë

, Njihuni me qytetet me më shumë tolerancë fetare në Kosovë

Nga Besar BajraktarajNë Kosovë, qytetarët jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin pavarësisht nga dallimet fetare.Duke përjashtuar raste të rralla të deklaratave nga klerikë të feve të ndryshme qytetarët e zakonshëm në Kosovës duket se jetojnë pa telashe edhe përkundër dallimeve fetar që kanë.Këtë e dëshmon dhe kjo video e realizuar nga Frekuenca.com në qytetin e Prizrenit, ku në të njëjtën kohë thirret ezani në të gjitha xhamiat njëkohësisht, por edhe bie kambana e kishës.Ky është një shembull sesi në Prizren qytetarët jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.Thirrja e ezanit në qytetin e Prizrenit realizohet sipas një rregulli të vendosur nga drejtuesit e xhamive. Ky rregull është që ezani thirret fillimisht nga xhamiat në veri të qytetin, pastaj në lindje, jug dhe perëndim.Ky rregull ka bërë që të sinkronizohet mese miri thirrja e ezanit. Por në të njëjtën kohë që thirret ezani, bien dhe kambanat e kishës.

, Njihuni me qytetet me më shumë tolerancë fetare në KosovëNjë tjetër shembull i tolerancës fetare është dhe një foto e publikuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ku ka uruar krishtlindjet ortodokse.Në foton e publikuar nga presidenti duket një xhami dhe një kishë ortodokse serbe në qytetin e Ferizajt.“Të gjithë besimtarëve të krishterë ortodoks në Kosovë dhe më gjerë në botë, ju uroj Gëzuar krishtlindjen! Të keni paqe dhe gëzim me të dashurit! [foto e një kishe ortodokse serbe dhe një xhami që ndan të njëjtin kopsht në Ferizaj, simbol i shekujve të tolerancës ndërfetare në Kosovë”, shkruan Thaçi.Shqiptarët edhe në raste më parë janë njohur si i vetmi komb që është i ndarë në tri fe të mëdha, atë myslimane, katolike dhe ortodokse, por që toleranca ndërmjet këtyre komuniteteve është shumë e lartë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button