Pallati i Vlorës, 16.8 mln euro, vjehrri i Bashës përfituesi kryesor

Pagesa që ish-ndërtuesit dhe pronarët e apartamenteve që u shkatërrua në vitin 2013 në Vlorë është 16 milionë e 800 mijë euro.

Gjykata e Strasburgut ka zbardhur bashkë me vendimin që dënon shtetin shqiptar, edhe tabelat e pagesave. Pagesa fillestare është 14.2 milionë euro, por është marrë parasysh inflacioni dhe interesi për katër vite, duke e rritur shifrën.

Përfitues janë 18 persona, 16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim.

Përfituesit kryesorë janë dy shtetas. Xhaferr Isufi, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente do të përfitojë 6.2 milionë euro.

Por ai, do të kompensohet edhe deri në gjysmën e vlerës prej 7.2 milionë euro për 25 prona që i ka në bashkëpronësi me shtetasin Xhuvi Sharxhi.

Në total Xhaferr Isufi përfiton rreth 9.8 milionë euro.

Në vendimin e Gjykatës citohet një intervistë e Ylli Manjanit dhënë për Top Channel, atëkohë zv.ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës, që shpjegonte parregullësitë e dhënies së lejes së ndërtimit për këtë pallat.

“Është një pasojë e një morie pavlefshmërie absolute, e një morie shkeljesh flagrante të ligjit shqiptar. Fizikisht, në 600 metër/katrorë truall ne kemi 3000 metër/katrorë ndërtim si pasojë e një spektakli institucionesh totalisht të korruptuara”, deklaronte po në atë kohë, Ylli Manjani.

Pronarët e apartamenteve dhe ndërtuesit, me ndihmën e një avokati italian paditën qeverinë shqiptare më 10 shkurt të vitit 2016.

Seanca e pare publike e gjyqit është realizuar më 23 maj të vitit 2017, një javë pas marrëveshjes Rama-Basha, që çoi në mbylljen e çadrës së protestës.

Gjykata e Strasburgut dëgjoi të dëmtuarit, të cilët paraqitën edhe disa vendime rresht të gjykatave shqiptare, ndërsa përfaqësuesja e qeverisë shqiptare, në maj të vitit 2017 para Gjykatës së Strasburgut ka pranuar se ishte një ndërhyrje në të drejtat pronësore të aplikantëve për shkak të procedurës së shpronësimit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6995,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2066,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,407,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pallati i Vlorës, 16.8 mln euro, vjehrri i Bashës përfituesi kryesor
Pallati i Vlorës, 16.8 mln euro, vjehrri i Bashës përfituesi kryesor
Pallati i Vlorës, 16.8 mln euro, vjehrri i Bashës përfituesi kryesor
https://4.bp.blogspot.com/-vBpM2hNL-xg/Wlmoz2CBLzI/AAAAAAAAO3I/l2FM4ehJkbsgUhhCwuUxOsVn_FTbDsK5ACLcBGAs/s640/pallati-i-bashes-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-vBpM2hNL-xg/Wlmoz2CBLzI/AAAAAAAAO3I/l2FM4ehJkbsgUhhCwuUxOsVn_FTbDsK5ACLcBGAs/s72-c/pallati-i-bashes-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pallati-i-vlores-168-mln-euro-vjehrri-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pallati-i-vlores-168-mln-euro-vjehrri-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy