Panuçi kritikon Italinë: Do dëgjoni shpejt për kuqezinjtë

Thuajse dy dekada si futbollist me një udhëtim fantastik që nisi në Xhenoa në 1991 dhe përfundoi në Parma në 2010. Kristian Panuçi e jetoi 360 gradë futbollin e niveleve të larta duke luajtur ndër të tjera me ajkën e futbollit europian, që nga Milani dhe Reali i Madridit duke vazhduar tek Interi, Çelsi, Monako dhe Roma.

Prej pesë vitesh ka nisur rruga e tij si trajner dhe sot në krye të kuqezinjve kërkon të përsërisë dhe, përse jo, të përmirësoje rezultatet e paraardhësit të tij. Kur sheh entuziazmin e teknikut 44- vjeçar në vendin e shqiponjave, të duket sikur bota është përmbysur ose Kristiani po bën “blof”, ose, ose ndoshta po përpiqet të vetëbindet që është i lumtur në Shqipëri teksa për “Gazzetta Dello Sport” deklaron:

“Jam shumë i lumtur për mundësinë e një përvoje si kjo në Shqipëri. Në Tiranë punohet për të ardhmen teksa në Itali vazhdojmë shohim të tjerët se si na parakalojnë”, shprehet fillimisht trajneri.

FEDERATA

Mbi arsyet e kësaj lumturie të beftë në vendin e vogël, Panuçi nuk kursehet t’i atribuojë Federatës një pjesë të mirë të meritave duke sqaruar se: “Kemi një Federatë shumë të organizuar, e cila po punon fort dhe po bën hapa përpara duke investuar masivisht duke ndërtuar struktura, stadiume.

Përse të mos jem i lumtur?” 16 vite të karrierës së tij, përveç ngjyrave të klubeve ku luajti, u veshën me të kaltrën e fanellës së kombëtares italiane. 16 trofe, dy tituj kampion Italie dhe një Spanje, dy Liga Kampionesh dhe një Kupë Interkontinentale stolisin vitrinën e tij të trofeve, teksa Panuçi sot ka mbi supe trashëgiminë e Xhani De Biazit në krye të Kombëtares shqiptare.

FUTBOLLI ITALIAN

Çdo projekt ambicioz lind duke ndjekur disa linja të caktuara. Për Panuçin, ilaçi për të shëruar futbollin italian në veçanti, por edhe modeli për t’u ndjekur parimisht kudo që kërkohet sukses, është Atalanta e Etrit Berishës. Sipas trajnerit të Shqipërisë duhet që: “Më pëlqen shumë sesi punohet tek Atalanta dhe më ngazëllen ideja që një fëmijë sapo lind të marrë si dhuratë fanellën e një klubi.

Atalanta sot është një fotografi e mënyrës sesi duhet të jetë futbolli. Nëse ti investon te të rinjtë, do të marrësh gjithmonë diçka pozitive në këmbim, herët a vonë. Dikur baza ishin të rinjtë. Përse sot paguajnë pesë milionë për një futbollist, ndërkohë që një investim të tillë nuk e bëjnë te sektorët e të rinjve? Kaq e vështirë është të kuptohet që nuk është kjo rruga?”.

KOMBËTARJA

Mbi misionin e tij kuqezi, Panuçi tregon normalitetin e ditëve dhe shpjegon qëllimet, por edhe guxon të premtojë: “Po punojmë nëpër shkolla, monitorojmë dhe bëjmë seleksionime nëpër Europë duke u përpjekur të sjellim në Kombëtare të rinj që nuk luajnë në Shqipëri. Po ndërtojmë një skuadër për të cilën do të dëgjoni të flitet së shpejti…”, përfundon Panuçi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Panuçi kritikon Italinë: Do dëgjoni shpejt për kuqezinjtë
Panuçi kritikon Italinë: Do dëgjoni shpejt për kuqezinjtë
Panuçi kritikon Italinë: Do dëgjoni shpejt për kuqezinjtë
https://3.bp.blogspot.com/-0wtTKd8SDgk/Wm3h68OYyjI/AAAAAAAAQkY/6Ng7qmyUb88r8U5z9xAo2QSdPRKfdvDEQCLcBGAs/s640/Screenshot_14-3.png
https://3.bp.blogspot.com/-0wtTKd8SDgk/Wm3h68OYyjI/AAAAAAAAQkY/6Ng7qmyUb88r8U5z9xAo2QSdPRKfdvDEQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_14-3.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/panuci-kritikon-italine-do-degjoni_28.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/panuci-kritikon-italine-do-degjoni_28.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy