Për të fituar milionin e parë në Shqipëri, të duhen… dy shekuj

1 milion dollarë, shumë as nuk i kanë parë dhe as nuk i kanë përfytyruar. Imagjinoni kartëmonedha me prerje prej 100 dollarësh të bëra bashkë, që e kalojnë lartësinë një metër dhe peshojnë mbi 10 kilogramë.

Për të bërë bashkë kaq shumë para, mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 2 shekuj e 19 vite e 11 muaj.

Sipas të dhënave të marra nga databaza statistikore e UNECE (organizatë e Kombeve të Bashkuara), paga mesatare në Shqipëri përllogaritet rreth 379 dollarë, apo 4,548 dollarë në vit.

Me këto nivele, më shumë se dyqind vjet (pa marrë në konsideratë inflacionin) do t’i duheshin një shqiptari për të pasur milionin e parë, duke u renditur kështu të fundit ndër vendet e marra në shqyrtim.

Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Monitor’, 1 milion dollarë mund t’i realizosh më shpejt në Zvicër, ku e ardhura mesatare mujore përllogaritet të jetë mbi 7 mijë dollarë. Atje mjaftojnë vetëm 11 vite e 4 muaj për të bërë 1 milion dollarë.

Në pesë vendet e para, ku 1 milion dollarë bëhen më shpejt dhe më lehtë, katër janë vendet europiane si Zvicra, Luksemburgu, Danimarka, Norvegjia, ndërsa në vendin e pestë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Amerikë, një individi do t’i duhen mesatarisht 17 vjet për të pasur një milion dollarë, ndërsa të ardhurat mujore sipas UNECE llogariten të jenë 4,800 dollarë.

Vendet e Europës Perëndimorë kryesojnë në renditje, për sa i përket kohës më të vogël për të bërë 1 milion dollarë. Në vende si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda duhen më pak se 25 vite. Në shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, milioni i parë kërkon përkatësisht 31 dhe 51 vjet.

Vendet e Europës Juglindore, postkomuniste, kërkojnë më shumë, madje shekuj, që një individ me të ardhura mesatare të bëjë një milion dollarë.

Në Bullgari duhet plot 1 shekull e 32 vite, në Bjellorusi thuajse 2 shekuj, ndërsa në Armeni dy shekuj e 15 vite, apo rreth 4 vjet më shpejt se ne.

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6996,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2067,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,408,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Për të fituar milionin e parë në Shqipëri, të duhen… dy shekuj
Për të fituar milionin e parë në Shqipëri, të duhen… dy shekuj
Për të fituar milionin e parë në Shqipëri, të duhen… dy shekuj
https://3.bp.blogspot.com/-r1DtVZHARy8/Wko5el6EvRI/AAAAAAAANqk/2EN2250zGpoh3wlFNOLWPQKmro6N7I5hwCLcBGAs/s640/para-1-800x572.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-r1DtVZHARy8/Wko5el6EvRI/AAAAAAAANqk/2EN2250zGpoh3wlFNOLWPQKmro6N7I5hwCLcBGAs/s72-c/para-1-800x572.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/per-te-fituar-milionin-e-pare-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/per-te-fituar-milionin-e-pare-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy