Perëndimi, atje ku lind dielli i shqiptarëve

Përfundimisht duhet të bindemi në ato fjalë sa t`ëmbla aq edhe shpirtbardha , këshilluese dhe dashamirëse kombëtare të Naimit ,se për shqiptarët dielli lindë në perëndim . Jemi dëshmitarë , sidomos ne të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të ish -Jugosllavisë se e kishim një periudhë të shkurtë kohore 1968-1981 kur filluam lirshëm të sillemi me bindje perëndimore ;në kuptimin e shkollimit , në ngritjen e kulturës e sidomos të formimit tonë intelektual.

Një nga intelektualet e mëdhenj të kohës kur neve na duhej një predikim shpirtëror që të dimë se nga të drejtohemi ishte edhe Krist Maloki nga Prizreni.

(Lindi në Prizren më 8 prill. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje, pranë shkollës katolike të Prizrenit. Si nxënës i dalluar që ishte, përfaqësuesit e Austro-Hungarisë në Prizren e dërguan në Austri për t’i vijuar mësimet në shkollën e mesme. Studimet i ndoqi në Salzburg, në Vjenë dhe në Graz. Në moshën 12- vjeçare dërgohet me bursë për studime në Austri. Aty kreu shkollën e mesme dhe mori dy doktorata, të parën me 1929 në Filozofi-Pedagogjike me temën "Die Grundprobleme der Kunsterziehungsbewegung"; dhe të dytën në Jurisprudencë më 1934. Në Graz i përfundoi studimet për filozofi, histori të arteve dhe pedagogji. Qe profesor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Gracit dhe profesor pranë këtij Universitet për letërsinë shqipe e ballkanike. Më 1966 qeveria austriake i akordon titullin Kryekëshilltar arsimor. Vdiq në nëntor 1972 në Grac të Austrisë. )

Kristë Malokit vetëm vitet e fundit është botuar vëllimi "Refleksione" dhe “Oriental apo Oksidental” . Mund të pyesim ,pse jo më herët;por më mirë jo sepse përgjigjen e dimë .

Ku mbetem; të drejtohemi nga Lindja apo Perëndimi ? Kur një miku ia dërgova të shkruar planin e Çubriloviqit (në gjermanisht ) për zhbërjen e shqiptarëve (1937 ), ai më shkroi se gjermanët e moshuar (që ai njeh ) e dinë shumë mirë ,por po ata gjerman e pyesin ; si e harruan shqiptarët otomanizmin 500 vjeçar që e patën mbi supet e veta?

Krist Maloki në Revistën “Përpjekja Shqiptare”, 1937 (Oriental apo oksidental ) shkruante: “ Lindorizma shqiptare është një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim të tijën. Si më të parën karakteristikë të lindorit shqiptar marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar i pret të gjitha të mirat për vete – qelepir – nga të tjerët; bota për të është një burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh të cilët ai i shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrë të ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botës pranë nuk njeh kurrë lindori shqiptar. Përkundrazi, ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit të përbashkët dhe shoqëror dhe ia thith gjakun pa asnjë droje e kujdesje. Dhe në vend që të turpërohet për veprën shkatërrimtare të vetën, lindori shqiptar bëhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.” Shumë e qëlluar .

Shikoni , miq të nderuar kur të lexoni copëzen e shkrimit në vijim do të shihni se edhe sot ne shqiptarët mendojmë në mënyrë orientale (lindore) :” Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nanë, besën e nderin e vet, për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetëm e përvetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira, ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ato ujqt që vejnë së bashku në pre, por që e shqyjnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe maje Lindori shqiptar është atdhe për te. Jo sepse e do , por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesje.” (po aty )

Edhe sot në mbarë shtrimin shoqëror e politik, d.m.th. ndër marrëdhënjet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndër marrëdhëniet e shqiptarit me shtetin e tij është futur dhe përhapur shpirti i të menduarit lindor si një epidemi rrënimtare dhe e cila e ka deformuar karakterin e drejtë të shqiptarit në një bollë amorfe. Apo jo ?

Edhe unë që kam jetuar dhe punuar në perëndim ,por edhe ju të gjithë që jeni atje e keni kuptuar mirë se: “Perëndimorja e vërtetë tregohet pikësëpari në kryerjen e një detyre të ndershme, fund e maje për hatër të asaj detyre dhe pa qenë i shtyrë nga zori, nga ndonjë dëshirë e sjellur apo nga shkëlqimi i ndonjë fitimi material. Heroizëm s’kërkohet prej askujt, porse lartësia morale e një perëndimori matet me gradën e vetëmohimit dhe vetëflijimit rreth një ideje të lartë, rreth një ideje që s’ka punë me kolltuqe apo llokma.

Detyra e përditshme e një perëndimori është: “Vepro gjithmonë në një mënyrë të atillë që sjellja jote të jetë shembull dhe rregull mbarëvajtjeje për të gjithë; sillu si njeri i butë me të tjerët, pa hile; pranoje, nderoje dhe çmoje çdo njeri pa qëllime dhe prapamendime lindore. Dhe këto të gjitha kërkohen dhe detyrohen tek çdo njeri – i madh a i vogël, pasanik apo i varfër, shkollar apo bilmez – jo nëpër premtime materialiste apo friksime fetare, por vetëm e përvetëm në emër të një njerëzimi të lartëm, i cili mbështetet mbi ato të drejta hyjnore që kanë mbirë në zemrën e çdo njeriu pak a shumë normal. “ ( nga Kristë Maloki )

Dhe shpirti fisnik i një perëndimori është pikërisht ajo dhimbje mëshire dhe flijeplotë që drejtohet kundrejt çdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt çdo njeriu fatmjerë, kundrejt çdo populli varfanjak, e më së forti kundrejt kombit të vet në rrezik.

Larg jemi e edhe më larg do retro- shkojmë nëse e vazhdojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit të sotëm në të dy shtetet shqiptare.

Fahri Xharra, 05.05.17/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Perëndimi, atje ku lind dielli i shqiptarëve
Perëndimi, atje ku lind dielli i shqiptarëve
Perëndimi , atje ku lindë dielli i shqiptarëve
https://4.bp.blogspot.com/-pEgsH_OM1xM/WnI0FD2-l2I/AAAAAAAAQ8w/hqtt2lloYWw-LXfAKKlmQrPnlZkc8j-NACLcBGAs/s640/titaa.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-pEgsH_OM1xM/WnI0FD2-l2I/AAAAAAAAQ8w/hqtt2lloYWw-LXfAKKlmQrPnlZkc8j-NACLcBGAs/s72-c/titaa.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/perendimi-atje-ku-lind-dielli-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/perendimi-atje-ku-lind-dielli-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy