Pse bëhet nërvoz Baton Haxhiu sa herë që dikush ia përmend Stanishiqin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një natë më parë e akuzoi Baton Haxhiun, gazetarin shumëvjeçar dhe aktualisht drejtorin e Klan Kosovës, për lidhjet e tij me Jovica Stanishiqin, ish kreun e Shërbimit Sekret serb

Kurti Kurti ka thënë se Haxhiu ua ka krehur bishtin disa zyrtarëve të tij në studio televizive, e në mesin e tyre ka qenë edhe ish sekretari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, duke pretenduar se e ka influencuar atë. Kurti e ka përmendur mbrëmë edhe Franko Simatoviqin, ish komandantin e Njësive për Operacione Speciale (JSO) në kuadër të shërbimit të fshehtë (DB).

Por sot ka reaguar Baton Haxhiu, i cili bëhet nërvoz sa herë dikush ia përmend lidhjet e tij me Stanishiqin, që në fakt i ka rrëfyer vetë Batoni në një shkrim me dy vazhdime në gazetën Zëri, një ditë para se Mahmut Bakalli në cilësinë e dëshmitarit do të dilte përball Millosheviqit në Hagë. Baton Haxhiu në reagimin e tij ndaj Kurtit nuk thotë asgjë dhe nuk shtron asnjë argument, përveç akuzave dhe fyerejve që i bënë Kurtit dhe duke bërë njfarë lloj përshkrimi të të bëmave të tij në të mirë të Kosovës dhe përspektivës së saj, por Stanishiqit nuk pati guxim as tia përmend emrin.

Por kush janë këta dy persona, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq?

Lajmi, ju sjellë një përmbledhje për këta dy kriminelë serbë, të cilët ende po gjykohen nga Tribunali i Hagës dhe atë qysh nga viti 2003.

Jovica Stanishiq e Franko Simatoviq në vitin 2013 u përballën në Gjykatën e Hagës, me dyshimet se kanë kontrolluar njësitë më famëkëqija që luftuan në luftërat e Ballkanit.

“Njerëz të Millosheviqit në terren” ishte përshkrimi më i shpeshtë i dy zyrtarëve të lartë të shërbimit të sigurimit serb-Jovica Stanishiqit kreut të Shërbim Sekret (DB) të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë(MUP) dhe Franko Simatoviqit komandantit të Njësive për Operacione Speciale(JSO) në kuadër të shërbimit të fshehtë (DB).

Megjithatë, në vitin 2013 Haga i kishte liruar të dytë në mungesë të fakteve, por më 13 qershsor të vitit të kaluar ka rinuar procesi kundër tyre.

Njësia që ata drejtuan kishte shumë emra gjatë ekzistimit të saj prej vitit 1991 deri në vitin 2003. “Kninxhat”(Ninxha nga qyteti i Kninit), “Skorpionët”, “ Tigrat e Arkanit”, “Beretat e kuqe” dhe Njësia për Operacione Speciale.

Pjesëtarët e kësaj njësie, të njohur për përgatitje të lartë fizike dhe metoda brutale të luftës shkaktuan tmerr kudo që u paraqitën.

Pjesë e uniformës së tyre qenë maskat zakonisht me shenjën e shqiponjës ose ujkut, por edhe kapelat e njohura-beretat e kuqe, prej të cilave e morën njërën nga nofkat.

Disa pjesëtarë të rangjeve të ulëta të kësaj njësie, u dënuan nëpër gjyqet lokale për shkak të aksioneve në Kroaci e Bosnjë, por komandantët asnjëherë nuk përfunduan në këto gjyqe, si të akuzuar për krime lufte.

Komandanti i fundit i njësisë Millorad Ulemek “Legija” u dënua me 40 vjet burg për rolin që kishte gjatë vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, derisa dy ish-komandantë- Zhelko Razhnjatoviq “Arkan” dhe Radovan Stojiçiq “Bagja”, u vranë nëpër konfliktet mes bandave mafioze në Beograd.

Sipas akuzave të Tribunalit të Hagës Stanishiq dhe Simatoviq ishin njerëzit që organizuan, furnizuan, financuan dhe përkrahën këto njësi. Ata edhe përgatitën pjesëtarët e njësive të tilla.

Në aktakuzë thuhet se ata ishin pjesë e ndërmarrjes së bashkuar kriminale, bashkë me Sllobodan Millosheviqin, Vojislav Sheshelin, kryetarin e Partisë radikale Serbe, liderin e serbëve Kroacisë Goran Haxhiqin dhe komandantin e forcave serbe në Kroaci Milan Martiqin.

Pjesë e kësaj ndërmarrjeje sipas Gjyqit të Hagës qenë edhe lideri i serbëve të Bosnjës Radovan Karagjiq, komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe Ratko Mladiq dhe kryetarja e kësaj republike Biljana Plavshiq.

Qëllimi i këtyre personave ishte dëbimi dhe largimi i përhershëm, i banorëve joserbë nga një pjesë e madhe e territoreve të Kroacisë dhe Bosnjës.

Ideja për formimin e njësisë speciale që do të mbronte serbët jashtë Serbisë, në territoret e ish-Jugosllavisë, të cilat ndodheshin në prag të luftës, lindi në marsin e vitit 1991 nga kryetari i atëhershëm Sllobodan Millosheviq.

Në një takim me dyer të mbyllura me kryetarët e komunave të Serbisë, Millosheviqi tha: “Qeveria ka marrë si obligim për të përgatitur formacionet e nevojshme, të cilat do të na bëjnë më të sigurt, respektivisht më të aftë që të mbrojmë interesat e republikës sonë, por edhe ato të serbëve jashtë Serbisë”.

Një muaj më vonë Jovica Stanishiq, në atë kohë shef i shërbimt të sigurimit serb(DB) dhe Dragan Vasilkoviq, i njohur si kapiteni Dragan, udhëtuan në Knin të Kroacisë, ku ndodhej udhëheqësia e të ashtuquajturës Srpska Krajina, për t’u ndihmuar serbëve lokalë që të formojnë njësitet ushtarake.

Kapiteni Dragan që më vonë në Kroaci u akuzua për krime lufte, ishte i pari që stërviti serbët lokalë dhe formoi njësinë e quajtur “Kninxhat” që t’u ndihmojë serbëve nga Kroacia ta mbajnë të vetëshpallurën republikë serbe në Kroaci.

Frenki, shefi arrogant

Formimi i njësisë bëhej nëpërmjet një operacioni të fshehtë, nën përkujdesjen e Beogradit, derisa njeriu përgjegjës për veprime në terren ishte Franko Simatoviq me nofkën “Frenki”, që merrej me spiunim në Kroaci e Bosnjë.

Sipas akuzave nga Tribunali, Simatoviq veproi “nën komandën e Jovica Stanishiqit”, derisa shumë dëshmitarë gjatë gjyqit e përshkruan “Frenkin” si “ sytë, veshët dhe dora e djathtë e Stanishiqit”.

Pavarësisht asaj që Simatoviq mohoi që shërbimi sekret serb koordinoi dhe kontrolloi njësitet speciale në terren, fjalimi që mbajti në vitin 1996, u bë dëshmia kryesore e Gjykatës së Hagës.

Në përvjetorin e ditës së njësisë speciale, Frenki gjatë fjalimit të tij tha: “Njësia u themelua më 4 maj 1991, në periudhën e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë dhe nga themelimi i saj pandërprerë veproi në mbrojtje të sigurisë nacionale, në kushte të rrezikimit direkt të ekzistencës së popullit serb, në mbarë hapësirën e tij etnike”.

Shumë dëshmitarë të tjerë, dëshmuan se ishin pjesë e sigurimit shtetëror dhe që gjendeshin në listën e tij të pagave.

“Pjesëtarët e ‘Beretave dhe ‘Tigrave’ paguheshin me para në dorë, duke i marrë ato nëpër pliko të veçanta. Personat e ‘Beretave’ merrnin dyfishin e pagave të ‘Tigrave’”, tha gjatë gjykimit në vitin 2010 pjesëtari i këtyre njësive Dejan Slishkoviq.

Pjesëtarë tjerë pohuan që “të gjithë e dinin se ‘Frenki’ kontrollonte njësinë”. Disa për të thanë se ishte arrogant.

Në gjykim u dëgjuan fjalë se komandantët e njësive të ndryshme si për shembull Arkani e Legija “rregullisht u konsultuan me Stanishiqin dhe Frenkin”.

“Tigrat” e Arkanit

Kur konflikti u zgjerua në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë, udhëheqësia serbe nën drejtimin e Millosheviqit vendosi që përveç Frenkit ta inkuadrojë në këtë punë edhe një njeri tjetër.

Radovan Stojiqiq Bagja u vu në krye të mbrojtjes territoriale.

Tribunali i Hagës përmendi edhe Stojiçiqin si pjesë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale bashkë me Simatoviqin dhe Stanishiqin, por nuk ngriti akuzë kundër tij.

Për operacionet më brutale në pjesët e Kroacisë dhe Bosnjës Lindore, Stojiçiqi angazhoi Arkanin dhe gardën e tij vullnetare, të njohur si “Tigrat”.

Sipas aktakuzës kundër Simatoviqit dhe Stanishiqit, njësia e Arkanit ishte përgjegjëse për vrasjen e më së paku 40 të burgosurve te mali Dalj në Kroaci. Njësia vrau edhe 26 civilë kroatë, të cilët i hodhi në Danub.

Në Bosnjë “Tigrat” vranë më së paku 80 njerëz në Sanski Most deh 20 civilë joserbë në Zvornik.

Kundër Arkanit, Tribunali i Hagës ngriti padi për krime lufte në vitin 1996, por ai asnjëherë nuk u gjykua, ngase u vra në Beograd, gjatë vitit 2000.

Stanishiqi dhe Simatoviqi më vonë mohuan se kishin çfarëdo kontrolli ndaj njësive të Arkanit, pavarësisht faktit se nëpër intervista Arkani disa herë pohoi se veproi nën komandën e mbrojtjes territoriale të Sllavonisë, Baranjës dhe Sremit Perëndimor.

Ulemek komandanti i fundit i JSO-së, iu bashkua “Tigrave” të Arkanit në vitin 1992, gjatë luftës në Bosnjë. Ai këtë e bëri pasi më parë shërbeu në Legjionin e të Huajve, për të cilën gjë edhe mori nofkën “Legija”.

Më pas ai fitoi besimin e Millosheviqit dhe Stanishiqit, të cilët në vitin 1996 e emëruan komandant të Njësisë për Operacione Speciale.

Protesta e JSO-së në Beograd dhe rënia e Stanishiqit

Dy vjet pas formimit të JSO-së (JSO u formua në vitin 1996), Stanishiqi u ndërrua nga pozita e shefit të sigurimit shtetëror. Pas përfundimit të luftës në Bosnjë, protestat kundër Millosheviqit u bënë gjithnjë e më të shpeshta në Beograd, e Stanishiqi disa herë u takua me liderët e opozitës.

Përveç kësaj Millosheviqi dyshonte se Stanishiqi mbante lidhje me shërbime të huaja shtetërore, duke përfshirë edhe CIA-n, pasi insistonte që Millosheviqi ta përfshijë bashkësinë ndërkombëtare në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës.

Në vend të Stanishiqit erdhi Radomir Markoviq njeriu që dyshohet se për Millosheviqin organizoi shumë vrasje politike.

Njësia JSO ekzistoi deri në vitin 2003, kur u shpërnda, pasi shumë nga pjesëtarët e saj duke përfshirë edhe Ulemek-un, qenë të përzier direkt në atentatin kundër Gjingjiqit.

Të njëjtin vit Tribunali i Hagës ngriti akuzë kundër Stanishiqit dhe Simatoviqit, për shkak të vrasjeve dhe dëbimit të bazuar në urrejtje racore, fetare e politike, deportimit dhe veprimeve jonjerëzore.

Pak kohë pas kësaj ata të dy u arrestuan, ndërsa gjykimi i tyre nisi në vitin 2008/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pse bëhet nërvoz Baton Haxhiu sa herë që dikush ia përmend Stanishiqin
Pse bëhet nërvoz Baton Haxhiu sa herë që dikush ia përmend Stanishiqin
Pse bëhet nërvoz Baton Haxhiu sa herë që dikush ia përmend Stanishiqin
https://2.bp.blogspot.com/-0L0oCoD0kZ8/WmyKFIgsvYI/AAAAAAAAQdQ/KoYKnS1Gz9QxxN8XPjw_0jg4ya2SRQwNwCLcBGAs/s640/auto_Stanisic_i_Simatovic1516997768.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-0L0oCoD0kZ8/WmyKFIgsvYI/AAAAAAAAQdQ/KoYKnS1Gz9QxxN8XPjw_0jg4ya2SRQwNwCLcBGAs/s72-c/auto_Stanisic_i_Simatovic1516997768.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pse-behet-nervoz-baton-haxhiu-sa-here.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/01/pse-behet-nervoz-baton-haxhiu-sa-here.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy